Ministria e Ekonomisë

Call Directions Website

Ministria e Ekonomisë Ministarstvo Ekonomije
Ministry of Economy Adresa: Sheshi "Zahir Pajaziti", Nr.36
10000 Prishtinë

13/11/2026

Çdo veprim çon peshë!

Kurse energjinë

Posta e Kosovës shënon 1,11 milionë euro fitim në vitin 2025Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, së bashku me kry...
12/11/2026

Posta e Kosovës shënon 1,11 milionë euro fitim në vitin 2025

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, së bashku me kryeshefen ekzekutive të Postës së Kosovës, Nora Rraci dhe drejtorin e Njësisë për Ndërmarrje Publike, Dëfrim Pllashniku, kanë nënshkruar marrëveshjen për kompensimin e shërbimit universal postar, në vlerë prej 477 mijë eurosh, në përputhje me normat evropiane.

Shërbimi universal postar garanton që të gjithë qytetarët të kenë qasje në shërbimet e pranimit dhe dërgimit të letrave dhe pakove, brenda dhe jashtë vendit, me çmime të përballueshme dhe të unifikuara, në të gjitha pikat postare dhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo nënkupton që çmimi i pullës postare për një kartolinë brenda Prishtinës është i njëjtë me atë për një kartolinë nga Leposaviqi në Brod të Sharrit.

Posta e Kosovës pritet që edhe këtë vit ta mbyllë me rezultat financiar pozitiv, duke shënuar kështu vitin e tretë radhazi me fitim. Ndërmarrja kishte arritur të dalë me fitim për herë të parë në vitin 2024, pas më shumë se një dekade nga themelimi si ndërmarrje e veçantë. Kurse, gjatë vitit 2025 Posta e Kosovës ka shënuar 1,11 milionë euro fitim, ndërsa auditori i jashtëm i ka dhënë opinion të pastër, pa vërejtje, për pasqyrat financiare të ndërmarrjes.

Nën udhëheqjen e kryeshefes Nora Rraci, Posta e Kosovës ka zgjeruar rrjetin e saj me hapjen e 43 zyrave të reja postare, ka investuar në teknologjinë informative dhe ka modernizuar flotën e automjeteve me mjete vetanake, duke siguruar shtatë furgonë, dhjetë vetura dhe 59 motoçikleta.

Këto rezultate dëshmojnë për përmirësimin e performancës financiare dhe operacionale të ndërmarrjes, si dhe përkushtimin për ofrimin e shërbimeve postare cilësore dhe të qasshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

11/11/2026

Familja e Sergijan Qamilit, në Gjilan, ngrohet me dru gjatë muajve të ftohtë, duke shpenzuar rreth 600 euro në vit. Megjithatë, për shkak të izolimit të dobët, një pjesë e madhe e nxehtësisë humbet, duke e bërë të vështirë mbajtjen e shtëpisë ngrohtë, pavarësisht sasisë së druve të përdorura.

Përmes projektit , familja Qamili do të përfitojë nga përmirësimi i izolimit termik, duke ndihmuar në ruajtjen e nxehtësisë, rritjen e rehatisë dhe uljen e shpenzimeve për ngrohje.

🌱 Masat e planifikuara të efiçiencës së energjisë pritet të ulin nevojat për ngrohje deri në 70%.

Punimet po vazhdojnë për t'i bërë 189 shtëpi më efiçiente dhe të ngrohta deri në fund të këtij viti.

Projekti financohet nga Qeveria e Danimarkës 🇩🇰 dhe zbatohet nga UNDP, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë (ME) dhe Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE).

Udenrigsministeriet
Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё

Zëvendësministri Mjeku priti në takim drejtorin menaxhues të BERZH-it për Evropën Juglindore, Grzegorz ZielinskiZëvendës...
11/11/2026

Zëvendësministri Mjeku priti në takim drejtorin menaxhues të BERZH-it për Evropën Juglindore, Grzegorz Zielinski

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, së bashku me shefen e kabinetit, Anyla Beqa, pritën në takim drejtorin menaxhues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Evropën Juglindore, Grzegorz Zielinski, i shoqëruar nga delegacioni i BERZH-it.

Kjo ishte vizita e parë e Z. Zielinski në Kosovë që nga emërimi i tij në këtë pozitë më 1 qershor 2026. Takimi shërbeu si një mundësi e rëndësishme për të diskutuar prioritetet e sektorit të energjisë dhe mënyrat se si BERZH-i mund të vazhdojë të mbështesë Kosovën në shndërrimin e këtyre prioriteteve në projekte konkrete.

Gjatë takimit u vlerësua partneriteti i deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në projekte kyçe të tranzicionit energjetik.

BERZH-i vlerësoi punën e deritanishme në avancimin e integrimit të burimeve të ripërtërishme në sistemin energjetik dhe shprehu interesim për të mbështetur projektet që lidhen me hartimin dhe zbatimin e ankandeve për energjinë e ripërtërishme, me qëllim rritjen e kapaciteteve vendore të energjisë së pastër dhe forcimin e sigurisë energjetike të vendit.

Palët diskutuan gjithashtu për zbatimin e projekteve të efiçiencës së energjisë dhe zgjerimin e mundësive të financimit për qytetarët dhe bizneset përmes linjave kreditore të ofruara në bashkëpunim me institucionet financiare vendore. Në këtë kontekst, u diskutua edhe mbështetja për programe të financimit të gjelbër, që lehtësojnë investimet në teknologji të pastra dhe masa të efiçiencës së energjisë.

Zëvendësministri Mjeku falënderoi BERZH-in për mbështetjen ndaj sektorit të energjisë të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me institucionet financiare ndërkombëtare në përshpejtimin e tranzicionit drejt energjisë së pastër, rritjen e efiçiencës së energjisë dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve strategjike, që mbështesin objektivat e Kosovës për një sektor të energjisë më të qëndrueshëm, më konkurrues dhe më të integruar me tregjet evropiane.
______________________________________________________________________________________

Zamenik ministra Mjeku primio generalnog direktora EBRD-a za Jugoistočnu Evropu Grzegorza Zielinskog

Zamenik ministra ekonomije Getoar Mjeku i šefica kabineta Anyla Beqa primili su generalnog direktora Evropske banke za obnovu i razvoj (EBRD) za Jugoistočnu Evropu Grzegorza Zielinskog, koji je doputovao u pratnji delegacije EBRD-a.

Ovo je bila prva poseta g. Zielinskog Kosovu od njegovog imenovanja na ovu funkciju 1. juna 2026. Sastanak je pružio važnu priliku za razgovor o prioritetima energetskog sektora i načinima na koje EBRD može da nastavi da podržava Kosovo u pretvaranju ovih prioriteta u konkretne projekte.

Tokom sastanka pozitivno je ocenjeno dosadašnje partnerstvo između Kosova i EBRD-a, a razgovarano je i o mogućnostima za produbljivanje saradnje na ključnim projektima energetske tranzicije.

EBRD je pozitivno ocenio dosadašnji rad na unapređenju integracije obnovljivih izvora energije u energetski sistem i izrazio interesovanje za podršku projektima koji se odnose na osmišljavanje i sprovođenje aukcija za obnovljivu energiju, radi povećanja domaćih kapaciteta za proizvodnju čiste energije i jačanja energetske sigurnosti zemlje.

Strane su razgovarale i o realizaciji projekata energetske efikasnosti i proširenju mogućnosti finansiranja građana i poslovnih subjekata putem kreditnih linija koje se obezbeđuju u saradnji sa domaćim finansijskim institucijama. U tom kontekstu razgovarano je i o podršci programima zelenog finansiranja, koji olakšavaju investicije u čiste tehnologije i mere energetske efikasnosti.

Zamenik ministra Mjeku zahvalio je EBRD-u na podršci energetskom sektoru Kosova i naglasio značaj partnerstva sa međunarodnim finansijskim institucijama za ubrzavanje tranzicije ka čistoj energiji, povećanje energetske efikasnosti i stvaranje novih mogućnosti za održivi ekonomski razvoj.

Obe strane izrazile su spremnost za saradnju na realizaciji strateških projekata koji doprinose ostvarivanju ciljeva Kosova za održiviji i konkurentniji energetski sektor, bolje integrisan sa evropskim tržištima.

Task-Forca Ndërinstitucionale koordinon veprimet për sezonin dimëror 2026/2027Dje në Ministrinë e Ekonomisë është mbajtu...
10/11/2026

Task-Forca Ndërinstitucionale koordinon veprimet për sezonin dimëror 2026/2027

Dje në Ministrinë e Ekonomisë është mbajtur takimi i parë i Task-Forcës Ndërinstitucionale për përgatitjen dhe koordinimin e veprimeve gjatë sezonit dimëror 2026/2027, me qëllim të monitorimit dhe vlerësimit të gjendjes së furnizimit me energji elektrike dhe koordinimit të masave për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit gjatë gjithë kësaj periudhe.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave, Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) dhe Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT).

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale të sektorit të energjisë elektrike, bilancin energjetik, kapacitetet e disponueshme të prodhimit, kërkesën e pritshme për konsum, si dhe mundësitë e furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit dimëror.

Operatorët kanë raportuar si vijon:

KOSTT ka arritur që në bashkëpunim me homologët përkatës të rrisë kapacitetet e transmetimit ndërkufitar me Shqipërinë për 150 MË dhe me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi për nga 100 MW, si dhe ka filluar koordinimin me KEDS-in për identifikimin dhe trajtimin e pikave të ngushta në rrjet gjatë periudhave me ngarkesë të lartë;

KEDS ka informuar se ka siguruar materialet e nevojshme për mirëmbajtjen dhe intervenimet në rrjet, ka realizuar riparimet në nënstacionet përkatëse dhe është i gatshëm për menaxhimin e ngarkesës në rrjet gjatë periudhave me konsum të lartë të energjisë elektrike;

KESCO ka njoftuar se po ndërmerr veprimet e nevojshme për sigurimin e një sasie të kapaciteteve dhe energjisë elektrike për të përmirësuar sigurinë e furnizimit gjatë muajit dhjetor;

KEK ka njoftuar se është duke u angazhuar maksimalisht për operim me të gjitha kapacitetet të cilat i ka aktualisht në dispozicion: tri blloqet e Termocentralit “Kosova A”, si dhe bllokun B2 të Termocentralit “Kosova B”. Ndërsa, që nga prilli i këtij viti në bllokun B1 po zhvillohen punimet e financuara dhe kontraktuara nga Bashkimi Evropian për vendosjen e sistemit të elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx, i cili afatin kontraktual të përfundimit e ka më 25 nëntor. Duke qenë se kontraktori ka bërë të ditur që do të ketë vonesa në realizim, grupi ka vendosur që të ftojë edhe një takim gjatë kësaj jave ku janë ftuar edhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë me qëllim të informimit më të saktë lidhur me zbatimn e këtij projekti.

Task-Forca do të vazhdojë punën dhe koordinimin e rregullt gjatë gjithë sezonit dimëror, me qëllim të identifikimit me kohë të sfidave, vlerësimit të rreziqeve dhe dhënies së rekomandimeve përkatëse, në funksion të garantimit të stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike në vend.
__________________________________________________________________________________________

Međuinstitucionalna radna grupa koordinira aktivnosti za zimsku sezonu 2026/2027.

Juče je u Ministarstvu ekonomije održan prvi sastanak Međuinstitucionalne radne grupe za pripremu i koordinaciju aktivnosti tokom zimske sezone 2026/2027, radi praćenja i procene stanja u snabdevanju električnom energijom i koordinacije mera za očuvanje stabilnosti i sigurnosti snabdevanja tokom čitavog ovog perioda.

Na sastanku su učestvovali predstavnici Ministarstva ekonomije, Ministarstva finansija, Kosovske energetske korporacije (KEK), Regulatornog ureda za energiju (RUE), Kosovske kompanije za distribuciju električne energije (KEDS), Kosovske kompanije za snabdevanje električnom energijom (KESCO) i Operatora sistema, prenosa i tržišta električne energije (KOSTT).

Tokom sastanka razgovarano je o trenutnom stanju u sektoru električne energije, energetskom bilansu, raspoloživim proizvodnim kapacitetima, očekivanoj potražnji za električnom energijom, kao i mogućnostima snabdevanja električnom energijom tokom zimske sezone.

Operatori su izvestili o sledećem:

KOSTT je, u saradnji sa odgovarajućim partnerskim operatorima, uspeo da poveća prekogranične prenosne kapacitete sa Albanijom za 150 MW, a sa Severnom Makedonijom i Crnom Gorom za po 100 MW. KOSTT je takođe započeo koordinaciju sa KEDS-om radi identifikovanja i rešavanja problematičnih tačaka u mreži tokom perioda visokog opterećenja;

KEDS je obavestio prisutne da je obezbedio materijal potreban za održavanje i intervencije na mreži, izvršio popravke u odgovarajućim trafostanicama i da je spreman za upravljanje opterećenjem mreže tokom perioda visoke potrošnje električne energije;

KESCO je saopštio da preduzima potrebne aktivnosti za obezbeđivanje određene količine kapaciteta i električne energije radi povećanja sigurnosti snabdevanja tokom decembra;

KEK je saopštio da ulaže maksimalne napore kako bi radio svim trenutno raspoloživim kapacitetima: sa tri bloka Termoelektrane „Kosovo A“ i blokom B2 Termoelektrane „Kosovo B“. Istovremeno se od aprila ove godine na bloku B1 izvode radovi koje finansira i ugovara Evropska unija, a koji se odnose na ugradnju sistema elektrofiltera i sistema DeNOx. Ugovoreni rok za završetak radova je 25. novembar. Budući da je izvođač najavio kašnjenje u realizaciji, Radna grupa je odlučila da tokom ove nedelje sazove još jedan sastanak, na koji su pozvani i predstavnici Kancelarije Evropske unije na Kosovu, radi dobijanja preciznijih informacija o realizaciji ovog projekta.

Međuinstitucionalna radna grupa nastaviće sa radom i redovnom koordinacijom tokom čitave zimske sezone radi pravovremenog prepoznavanja izazova, procene rizika i davanja odgovarajućih preporuka, u cilju obezbeđivanja stabilnog i sigurnog snabdevanja električnom energijom u zemlji.

Deri në 100 MW kapacitete të reja nga era: hapen ofertat financiare të ankandit të parëMinistria e Ekonomisë ka mbajtur ...
09/11/2026

Deri në 100 MW kapacitete të reja nga era: hapen ofertat financiare të ankandit të parë

Ministria e Ekonomisë ka mbajtur sot ceremoninë e hapjes publike të ofertave financiare, në kuadër të ankandit të parë konkurrues për energjinë e erës në Kosovë, me kapacitet të synuar deri në 100 megavatë. Në këtë proces konkurrues, kompania “Akuo Energy SAS” ka paraqitur ofertën me çmimin më të ulët, duke u pozicionuar si ofertuesi më i favorshëm financiarisht për zhvillimin e këtij projekti.

Hapja publike e ofertave financiare vjen pas përfundimit të fazës së vlerësimit teknik. Më 10 shtator 2026, ofertat i kishin dorëzuar tre ofertues:

1. Konsorciumi “Notus Energy GmbH” dhe “Stublla Energy LLC”, nga Gjermania dhe Kosova;
2. “Akuo Energy SAS”, nga Franca; dhe
3. “GÜRİŞ İnşaat ve Mühendislik AS”, nga Turqia.

Pas vlerësimit të ofertave dhe verifikimit të përmbushjes së kërkesave të përcaktuara në dokumentacionin e ankandit, dy ofertues kanë kaluar në fazën e vlerësimit financiar.

Në ceremoninë e sotme, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se procesi është udhëhequr me përkushtim ndaj transparencës, konkurrencës së drejtë dhe mbrojtjes së interesit publik, me synim sigurimin e energjisë me çmimin më të favorshëm për qytetarët e Kosovës.

Ajo theksoi se përzgjedhja e ofertuesit më të favorshëm financiarisht, pas përmbushjes së kritereve teknike dhe ligjore, është mënyra më e mirë për të garantuar realizimin e investimit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Ministrja Rizvanolli potencoi gjithashtu rëndësinë e energjisë së erës në diversifikimin e burimeve të prodhimit dhe forcimin e sigurisë energjetike të vendit.

“Për Kosovën, vlera e këtij investimi lidhet edhe me kohën kur na nevojitet energjia. Profili i prodhimit nga era përputhet mirë me kërkesën tonë më të lartë gjatë muajve të ftohtë dhe në orët e mbrëmjes. Energjia e erës plotëson prodhimin ekzistues dhe kapacitetet solare, duke na ndihmuar të mbulojmë më shumë nga konsumi me energji të prodhuar në Kosovë”, tha ajo.

Duke folur për hapat e ardhshëm, ministrja bëri të ditur se Ministria e Ekonomisë tashmë ka nisur përgatitjet për ankandin e radhës të erës, me kapacitet deri në 200 MW, në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC). Ajo gjithashtu rikujtoi se në shtator të këtij viti kanë hyrë në operim 70 MW kapacitete të reja të energjisë së erës në Zatriq, duke theksuar se zgjerimi i prodhimit vendor ndihmon në uljen e ekspozimit ndaj importeve dhe luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si dhe në forcimin e pavarësisë energjetike të Kosovës.

Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të Ambasadës së Francës, përfaqësues të kompanive ofertuese, partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve të sektorit të energjisë.
____________________________________________________________________________________________

Do 100 MW novih kapaciteta za proizvodnju energije iz vetra: otvorene finansijske ponude na prvom tenderu

Ministarstvo ekonomije danas je održalo javno otvaranje finansijskih ponuda u okviru prvog aukcijskog nadmetanja za energiju vetra na Kosovu, sa planiranim kapacitetom do 100 megavata. Kompanija „Akuo Energy SAS“ podnela je najnižu ponudu i time se pozicionirala kao finansijski najpovoljniji ponuđač za realizaciju ovog projekta.

Javno otvaranje finansijskih ponuda usledilo je nakon završetka faze tehničke procene. Tri ponuđača dostavila su ponude 10. septembra 2026. godine:

1. Konzorcijum „Notus Energy GmbH“ i „Stublla Energy LLC“ iz Nemačke i sa Kosova;
2. „Akuo Energy SAS“ iz Francuske; i
3. „GÜRİŞ İnşaat ve Mühendislik AS“ iz Turske.

Nakon procene ponuda i provere ispunjenosti zahteva utvrđenih aukcijskom dokumentacijom, dva ponuđača prošla su u fazu finansijske procene.

Na današnjoj ceremoniji, ministarka ekonomije Artane Rizvanolli istakla je da je postupak sproveden uz posvećenost transparentnosti, pravičnoj konkurenciji i zaštiti javnog interesa, s ciljem da se građanima Kosova obezbedi energija po najpovoljnijoj ceni.

Istakla je da je izbor finansijski najpovoljnijeg ponuđača, nakon ispunjenja tehničkih i zakonskih kriterijuma, najbolji način da se garantuju realizacija investicije i zaštita javnog interesa.

Ministarka Rizvanolli naglasila je i značaj energije vetra za diversifikaciju izvora proizvodnje i jačanje energetske sigurnosti zemlje.

„Za Kosovo je vrednost ove investicije povezana i sa periodom kada nam je energija potrebna. Profil proizvodnje energije iz vetra dobro se poklapa sa našom najvećom potražnjom tokom hladnih meseci i u večernjim satima. Energija vetra dopunjuje postojeću proizvodnju i solarne kapacitete, pomažući nam da veći deo potrošnje pokrijemo energijom proizvedenom na Kosovu“, izjavila je ona.

Govoreći o narednim koracima, ministarka je saopštila da je Ministarstvo ekonomije već započelo pripreme za naredni tender za energiju vetra, kapaciteta do 200 MW, u saradnji sa Međunarodnom finansijskom korporacijom (IFC). Podsetila je i da je u septembru ove godine u Zatriću pušteno u rad 70 MW novih kapaciteta za proizvodnju energije iz vetra. Istakla je da povećanje domaće proizvodnje doprinosi smanjenju izloženosti uvozu i promenama cena na međunarodnim tržištima, kao i jačanju energetske nezavisnosti Kosova.

Ceremoniji su prisustvovali predstavnici Ambasade Francuske, kompanija koje su podnele ponude, međunarodni partneri i predstavnici institucija energetskog sektora.

09/11/2026

Hapja publike e ofertave financiare, në kuadër të ankandit të parë konkurrues për energjinë e erës në Kosovë

30 kompani përfitojnë nga faza e dytë e Skemës së Granteve për Energji të Pastër, rreth 536 mijë euro mbështetje për inv...
06/11/2026

30 kompani përfitojnë nga faza e dytë e Skemës së Granteve për Energji të Pastër, rreth 536 mijë euro mbështetje për investime të gjelbra

Tridhjetë kompani janë rekomanduar për mbështetje përmes thirrjes së dytë të Skemës së Granteve për Energji të Pastër, rezultatet e së cilës u prezantuan dje në një ngjarje të përbashkët të organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, KIESA dhe LuxDev. Skema mbështet investimet e bizneseve në energji të ripërtëritshme dhe teknologji efiçiente, duke kontribuar në uljen e kostove, forcimin e konkurrueshmërisë dhe avancimin e tranzicionit energjetik të vendit.

Gjatë ceremonisë së shpalljes së rezultateve, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi rëndësinë e rolit të sektorit privat në tranzicionin energjetik të vendit.

“Çdo panel në kulmin e një biznesi apo të një fabrike do të thotë më pak energji e importuar, më pak presion mbi rrjetin në orët e pikut dhe më shumë siguri energjetike për vendin. Bizneset tona nuk janë më vetëm konsumatorë të energjisë, ato po bëhen pjesëmarrëse aktive në sistemin e energjisë”, tha ministrja Rizvanolli.

Konsumatorët komercialë dhe industrialë përbëjnë mbi një të tretën e konsumit të energjisë elektrike në Kosovë, duke e bërë kontributin e tyre vendimtar për arritjen e objektivave energjetike dhe klimatike të vendit. Investimet në energji të ripërtëritshme dhe në teknologji më efiçiente ndihmojnë bizneset të ulin konsumin e energjisë dhe kostot operative, të rrisin produktivitetin dhe të forcojnë qëndrueshmërinë e tyre afatgjatë.

Rezultatet e deritanishme dëshmojnë interesin në rritje të sektorit privat për investime të tilla. Në thirrjen e parë të skemës u pranuan 91 aplikime, ndërsa 9 kompani përfituan grante në vlerë prej rreth 120 mijë eurosh për instalimin e sistemeve solare fotovoltaike. Deri më tani, pesë prej këtyre investimeve janë përfunduar, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në fazën e zbatimit dhe monitorimit.

Në kuadër të thirrjes së dytë, 30 kompani janë rekomanduar për grante me vlerë të përgjithshme prej afro 536 mijë eurosh. Në total, përgjatë dy thirrjeve, janë përzgjedhur 39 kompani për mbështetje financiare me vlerë prej rreth 656 mijë eurosh, krahas bashkëfinancimit të siguruar nga vetë bizneset.

Një nga risitë kryesore të thirrjes së dytë, është zgjerimi i mbështetjes përtej instalimit të sistemeve solare. Për herë të parë, gjashtë kompani nga sektorët e përpunimit të drurit, përpunimit të ushqimit, ndërtimit dhe prodhimit të betonit do të investojnë edhe në pajisje efiçiente për linjat e tyre të prodhimit.

Skema mbështet investime në tre fusha kryesore: sistemet solare fotovoltaike, masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve dhe pajisjet efiçiente për linjat e prodhimit. Përmes këtyre investimeve, bizneset përgatiten më mirë për tregun e liberalizuar të energjisë elektrike dhe kontribuojnë në përmbushjen e objektivave të Kosovës për tranzicion energjetik dhe zbutje të ndryshimeve klimatike.

Ministria e Ekonomisë falënderon Qeverinë e Dukatit të Madh të Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, KIESA-n dhe LuxDev-in për bashkëpunimin në zbatimin e kësaj iniciative.
____________________________________________________________________________________________

30 kompanija preporučeno za podršku u drugoj fazi Šeme grantova za čistu energiju – oko 536.000 evra za zelene investicije

Trideset kompanija preporučeno je za podršku u okviru drugog poziva Šeme grantova za čistu energiju. Rezultati su predstavljeni juče na zajedničkom događaju koji su organizovali Ministarstvo ekonomije, Ministarstvo industrije, preduzetništva, trgovine i inovacija, KIESA i LuxDev. Šema podržava investicije preduzeća u obnovljive izvore energije i energetski efikasne tehnologije, čime doprinosi smanjenju troškova, jačanju konkurentnosti i unapređenju energetske tranzicije zemlje.
Na svečanosti povodom objavljivanja rezultata, ministarka ekonomije Artane Rizvanolli istakla je značaj uloge privatnog sektora u energetskoj tranziciji zemlje.
„Svaki panel na krovu poslovnog objekta ili fabrike znači manje uvezene energije, manje opterećenje mreže u satima najveće potrošnje i veću energetsku sigurnost zemlje. Naša preduzeća više nisu samo potrošači energije – ona postaju aktivni učesnici u energetskom sistemu“, izjavila je ministarka Rizvanolli.

Komercijalni i industrijski potrošači čine više od trećine potrošnje električne energije na Kosovu, zbog čega je njihov doprinos od ključnog značaja za ostvarivanje energetskih i klimatskih ciljeva zemlje. Investicije u obnovljive izvore energije i energetski efikasnije tehnologije pomažu preduzećima da smanje potrošnju energije i operativne troškove, povećaju produktivnost i ojačaju dugoročnu održivost poslovanja.

Dosadašnji rezultati pokazuju da je interesovanje privatnog sektora za ovakve investicije sve veće. U okviru prvog poziva primljena je 91 prijava, a devet kompanija dobilo je grantove u ukupnom iznosu od oko 120.000 evra za ugradnju solarnih fotonaponskih sistema. Do sada je završeno pet od tih investicija, dok su ostale u fazi sprovođenja i praćenja.

U okviru drugog poziva, za grantove u ukupnom iznosu od oko 536.000 evra preporučeno je 30 kompanija. U okviru oba poziva za finansijsku podršku odabrano je ukupno 39 kompanija, kojima je dodeljeno oko 656.000 evra, uz sufinansiranje koje su obezbedila sama preduzeća.

Jedna od glavnih novina drugog poziva jeste proširenje podrške i na druge investicije, pored ugradnje solarnih sistema. Po prvi put, šest kompanija iz sektora prerade drveta, prerade hrane, građevinarstva i proizvodnje betona investiraće i u energetski efikasnu opremu za svoje proizvodne linije.

Šema podržava investicije u tri glavne oblasti: solarne fotonaponske sisteme, mere energetske efikasnosti u poslovnim zgradama i energetski efikasnu opremu za proizvodne linije. Ovim investicijama preduzeća se bolje pripremaju za liberalizovano tržište električne energije i doprinose ostvarivanju ciljeva Kosova u pogledu energetske tranzicije i ublažavanja klimatskih promena.

Ministarstvo ekonomije zahvaljuje Vladi Velikog Vojvodstva Luksemburga na kontinuiranoj podršci Kosovu, kao i Ministarstvu industrije, preduzetništva i trgovine, KIESA-i i LuxDev-u na saradnji u sprovođenju ove inicijative.

Ministrja Rizvanolli priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë, diskutuan zgjerimin e partneritetit ekonomikMinistrja e Ek...
04/11/2026

Ministrja Rizvanolli priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë, diskutuan zgjerimin e partneritetit ekonomik

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti sot në një takim kurtoazie ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, me të cilin diskutoi për avancimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori i uroi suksese ministres Rizvanolli në mandatin e saj dhe rikonfirmoi përkushtimin e Sllovenisë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Kosovën. Ai theksoi se funksionalizimi i plotë i institucioneve dhe stabiliteti politik krijojnë kushte të favorshme për avancimin e nismave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm, veçanërisht në fushën e tregtisë, si dhe u diskutuan mundësitë për zgjerimin e tij në sektorë të tjerë, veçanërisht në energji.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për organizimin e edicionit të dytë të “Slovenia-Kosovo Business Day”, i cili do të mbahet në fund të muajit nëntor. Kjo ngjarje pritet të sjellë në Kosovë përfaqësues të kompanive sllovene dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi në fusha ku marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve janë më të zhvilluara, përfshirë bujqësinë, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, tregtinë, mjekësinë dhe energjinë.

Ministrja Rizvanolli falënderoi ambasadorin për angazhimin e tij në forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Ajo e njoftoi atë për zhvillimet më të fundit në sektorin e energjisë, përfshirë ankandet që janë duke u zhvilluar për kapacitetet e reja në energji të ripërtërishme.

Me këtë rast, ministrja Rizvanolli ftoi kompanitë sllovene të marrin pjesë në ankandet e ardhshme, duke theksuar se Kosova po krijon mundësi të reja investimi në sektorin e energjisë së pastër dhe se ekspertiza e kompanive sllovene do të ishte e mirëpritur në këto procese.
__________________________________________________________________________________________

Ministarka Rizvanolli primila je na sastanak ambasadora Slovenije, diskutovali su o proširenju ekonomskog partnerstva

Ministarka ekonomije Artane Rizvanolli, danas je na kurtoaznom sastanku primila ambasadora Republike Slovenije na Kosovu, Borut Blaj, sa kojim je diskutovala o unapređenju bilateralne saradnje između dve zemlje.

Ambasador je ministarki Rizvanolli poželeo uspeh u njenom mandatu i potvrdio posvećenost Slovenije daljem jačanju saradnje sa Kosovom. On je naglasio da puno funkcionisanje institucija i politička stabilnost stvaraju povoljne uslove za unapređenje zajedničkih inicijativa i širenje ekonomske saradnje.

Tokom sastanka ocenjena je dosadašnja saradnja, posebno u oblasti trgovine, te je diskutovano o mogućnostima njenog širenja u druge sektore, posebno energetiku.

Sagovornici su diskutovali takođe o organizaciji drugog izdanja „Slovenia-Kosovo Business Day“, koji će se održati krajem meseca novembra. Očekuje se da će ovaj događaj dovesti predstavnike slovenačkih kompanija na Kosovo i stvoriti nove mogućnosti za saradnju u oblastima gde su ekonomski odnosi između dve zemlje razvijeniji, uključujući poljoprivredu, informacione i komunikacione tehnologije, trgovinu, medicinu i energetiku.

Ministarka Rizvanolli zahvalila je ambasadoru na njegovom angažmanu jačanju ekonomskih veza između Kosova i Slovenije. Ona ga je obavestila o najnovijim dešavanjima u energetskom sektoru, uključujući aukcije koje se odvijaju za nove kapacitete u obnovljivu energiju.

Ovom prilikom, ministarka Rizvanolli je pozvala slovenačke kompanije da učestvuju na budućim aukcijama, naglašavajući da Kosovo stvara nove mogućnosti za investicije u sektor čiste energije i da bi stručnost slovenačkih kompanija bila dobrodošla u tim procesima.

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Ministrja e Ekonomisë, Artane R...
03/11/2026

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe drejtoresha menaxhuese e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Njomza Hoxha, kanë nënshkruar marrëveshjen për transferimin e mjeteve në vlerë prej 1 milion eurosh, në mbështetje të veprimtarisë së Fondit dhe avancimit të objektivave të tij në fushën e efiçiencës së energjisë.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Qeveria e Republikës së Kosovës riafirmon përkushtimin e saj për uljen e konsumit të energjisë, promovimin e përdorimit sa më efikas të saj dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve përmes investimeve që sjellin përfitime të prekshme dhe afatgjata.

Mbështetja për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka qenë e vazhdueshme, ku që nga viti 2019, Qeveria ka ndarë mjete me vlerë totale 10 milionë euro, me qëllim të mbështetjes së fushëveprimit dhe zgjerimit të masave për efiçiencën e energjisë në mbarë vendin.

Përkrahja për Fondin është realizuar jo vetëm përmes ndarjeve buxhetore, por edhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për sigurimin e financimit shtesë dhe zgjerimin e programeve që mbështesin familjet, ndërtesat shumëbanesore dhe institucionet publike.

Puna e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë paraqet një shembull të suksesshëm të mënyrës se si politikat publike dhe investimet strategjike mund të shndërrohen në përfitime konkrete për qytetarët.

Përmes rinovimit të ndërtesave publike, shtëpive individuale dhe ndërtesave shumëbanesore, këto investime kontribuojnë në uljen e konsumit të energjisë, zvogëlimin e shpenzimeve për energji dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës.

Investimet në efiçiencën e energjisë u mundësojnë familjeve të gëzojnë kushte më të mira banimi, shtëpi më të ngrohta gjatë dimrit dhe më të freskëta gjatë verës, duke siguruar njëkohësisht kursime të qëndrueshme në faturat e energjisë.

Përfitimet e tyre shtrihen përtej ekonomive familjare, pasi kursimet e energjisë ndihmojnë në uljen e ngarkesës mbi sistemin elektroenergjetik, forcimin e sigurisë energjetike të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Mbështetja e vazhdueshme për Fondin përfaqëson një investim në mirëqenien e qytetarëve dhe në të ardhmen energjetike të Kosovës.
Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë të mbështesë politikat dhe programet që promovojnë përdorimin efiçientë të energjisë, duke e vendosur mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm në qendër të investimeve publike.
____________________________________________________________________________________________

Ministarstvo ekonomije izdvaja milion evra za Kosovski fond za energetsku efikasnost

Ministarka ekonomije, Artane Rizvanolli, i generalna direktorka Kosovskog fonda za energetsku efikasnost, Njomza Hoxha, potpisale su sporazum o transferu sredstava u iznosu od milion evra, kao podrška delatnostima Fonda i unapređenju njegovih ciljeva u oblasti energetske efikasnosti.

Kroz ovaj sporazum, Vlada Republike Kosovo potvrđuje svoju posvećenost smanjenju potrošnje energije, promovisanju što efikasnijeg korišćenja energije i poboljšanju uslova života građana putem investicija koje donose opipljive i dugoročne koristi.

Podrška Kosovskom fondu za energetsku efikasnost bila je kontinuirana, pri čemu je od 2019. godine Vlada izdvojila sredstva u ukupnom iznosu od 10 miliona evra, u cilju podrške delokrugu rada i proširenju mera za energetsku efikasnost širom zemlje.

Podrška Fondu realizovana je ne samo putem budžetskih izdvajanja, već i kroz blisku saradnju sa međunarodnim partnerima na obezbeđivanju dodatnog finansiranja i proširenju programa koji pružaju podršku domaćinstvima, višestambenim zgradama i javnim institucijama.

Rad Kosovskog fonda za energetsku efikasnost predstavlja uspešan primer načina na koji se javne politike i strateške investicije mogu pretvoriti u konkretne koristi za građane.

Kroz renoviranje javnih zgrada, individualnih kuća i višestambenih zgrada, ove investicije doprinose smanjenju potrošnje energije, smanjenju troškova za energiju i poboljšanju kvaliteta života.

Investicije u energetsku efikasnost omogućavaju domaćinstvima da uživaju u boljim uslovima stanovanja, toplijim domovima tokom zime i svežijim tokom leta, obezbeđujući im istovremeno održivu uštedu na računima za energiju.

Njihove koristi se prostiru izvan domaćinstava, jer ušteda energije pomaže u smanjenju opterećenja elektroenergetskog sistema, jačanju energetske sigurnosti zemlje i zaštiti životne sredine.

Kontinuirana podrška Fondu predstavlja investiciju u blagostanje građana i u energetsku budućnost Kosova.

Ministarstvo ekonomije nastaviće da podržava politike i programe koji promovišu efikasno korišćenje energije, stavljajući blagostanje građana i održivi razvoj u centar javnih investicija.

Address

Sheshi "Zahir Pajaziti"
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Ekonomisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share