22/09/2026
💧 18 Shtatori – Dita Botërore e Monitorimit të Ujit | Nga Monitorimi te Veprimi
Të monitorosh ujin do të thotë ta mbrosh atë. Të bashkëpunosh do të thotë ta kthesh informacionin në veprim.
Nën moton “Resurse të Mbrojtura, Ujë i Shëndetshëm: Përgjegjësi e Përbashkët”, institucionet dhe akterët kryesorë të sektorit të ujërave u mblodhën në Tryezën Dialoguese të organizuar nga Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit Kosovë (SHUKOS), në bashkëpunim me Programin IWRM-K, për të shënuar Ditën Botërore të Monitorimit të Ujit.
Në fokus ishte një nga hallkat më të rëndësishme të sigurisë së ujit: monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së ujit të pijshëm dhe bashkëpunimi efektiv ndërmjet institucioneve përgjegjëse.
Diskutimi solli në një tryezë përvojat, sfidat dhe përgjegjësitë e institucioneve, duke identifikuar nevojat për forcimin e kapaciteteve, mbrojtjen e zonave sanitare, përmirësimin e monitorimit dhe krijimin e një bashkëpunimi më të strukturuar ndërmjet KRU-ve dhe institucioneve relevante.
📊 Rezultati?
Prioritete më të qarta. Përgjegjësi më të koordinuara. Dhe mbi të gjitha, një bazë e përbashkët për veprime konkrete.
Sepse monitorimi nuk përfundon me matjen e parametrave apo mbledhjen e të dhënave. Ai fillon aty.
Hapi i radhës është që të dhënat të kthehen në vendime, vendimet në veprime, ndërsa veprimet në resurse ujore më të mbrojtura dhe ujë të pijshëm më të sigurt për të gjithë. 💧
Nga monitorimi te veprimi – për ujë të shëndetshëm, sot dhe për gjeneratat që vijnë.
--
💧 18 September – World Water Monitoring Day | From Monitoring to Action
Monitoring water means protecting it. Cooperation means turning information into action.
Under the motto “Protected Resources, Healthy Water: A Shared Responsibility,” institutions and key water sector stakeholders gathered at the Roundtable Dialogue organized by SHUKOS, in cooperation with the IWRM-K Program, to mark World Water Monitoring Day.
The focus was on one of the most important links in water security: continuous monitoring of drinking water quality and effective cooperation among the responsible institutions.
The discussion brought together institutional experiences, challenges and responsibilities, identifying needs to strengthen capacities, protect sanitary protection zones, improve monitoring, and establish more structured cooperation between Regional Water Companies (RWCs) and relevant institutions.
📊 The result?
Clearer priorities. Better-coordinated responsibilities. And above all, a shared basis for concrete action.
Because monitoring does not end with measuring parameters or collecting data.
That is where it begins.
The next step is to turn data into decisions, decisions into action, and action into better-protected water resources and safer drinking water for all. 💧
From monitoring to action – for healthy water, today and for generations to come.
--
💧 18. septembar – Svetski dan monitoringa voda | Od monitoringa do delovanja
Pratiti stanje voda znači štititi ih. Saradnja znači pretvoriti informacije u delovanje.
Pod motom „Zaštićeni resursi, zdrava voda: Zajednička odgovornost“, institucije i ključni akteri u sektoru voda okupili su se za okruglim stolom u organizaciji SHUKOS-a, u saradnji sa IWRM-K Programom, kako bi obeležili Svetski dan monitoringa voda.
U fokusu je bila jedna od najvažnijih karika bezbednosti vode: kontinuirano praćenje kvaliteta vode za piće i efikasna saradnja između nadležnih institucija.
Diskusija je okupila iskustva, izazove i odgovornosti institucija, uz identifikovanje potreba za jačanjem kapaciteta, zaštitom sanitarnih zona, unapređenjem monitoringa i uspostavljanjem strukturisanije saradnje između regionalnih kompanija za vodosnabdevanje i relevantnih institucija.
📊 Rezultat?
Jasniji prioriteti. Bolje koordinisane odgovornosti. I, pre svega, zajednička osnova za konkretno delovanje.
Jer monitoring se ne završava merenjem parametara ili prikupljanjem podataka.
Tu počinje.
Sledeći korak je da se podaci pretvore u odluke, odluke u delovanje, a delovanje u bolje zaštićene vodne resurse i bezbedniju vodu za piće za sve. 💧
Od monitoringa do delovanja – za zdravu vodu, danas i za generacije koje dolaze.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te KosovesInstituti Hidrometeorologjik i Kosovës Universiteti i Prishtinës KRU Bifurkacioni ShA KRU Hidroregjioni Jugor SHA KRU "Radoniqi-Dukagjini" SH.A - Gjakovë Kompania Rajonale Ujësjellësi "Mitrovica"Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a Hidrodrini