Agjencia Kosovare e Privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit Agjencia Kosovare e Privatizimit është organ i pavarur publik i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me ligjin Nr. 04/L-034

Agjencia është e vendosur për të trajtuar me shpejtësi ndikimet substanciale negative ekonomike dhe sociale
si dhe nxitjen e investimeve në Ndërmarrjet Shoqërore, përmes autorizimeve të gjëra publike administrative
që i ka Agjencia Kosovare e Privatizimit mbi këto ndërmarrje dhe asete, duke përfshirë, por pa u kufizuar,
mandatin dhe autoritetin për sh*tjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve tek investitorët
privatë, ose likuidimin e tyre përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

KOMUNIKATË PËR MEDIABordi i Drejtorëve të AKP-së miraton shpalljen e Valës së 76-të të privatizimitBordi i Drejtorëve i ...
30/09/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Bordi i Drejtorëve të AKP-së miraton shpalljen e Valës së 76-të të privatizimit

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për përmbushjen e mandatit të saj.

Fillimisht Bordi emëroi Kryesuesin dhe një anëtar të Komitetit të Auditimit të AKP-së pasi që për pozitat e sipërpërmendura kishte kaluar mandati.

Për të siguruar mbikëqyrjen më efektive të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore dhe raportimit, Bordi aprovoi Termat e Referencës për zhvillimin dhe integrimin e Modulit për raportet dhe veprimet në terren në sistemin ERP/SIM-AKP.

Sa i përket sh*tjeve me tender publik Bordi aprovoi transaksionet e ShAL 75, ku në ditën e sh*tjes janë pranuar oferta për 38 asete dhe vlera e ofertave të para është 10,340,229€, nga të cilat u aprovuan 35, 2 oferta janë anuluar me arsyet e parapara në legjislacionin përkatës dhe për 1 aset është pezulluar sh*tja për shkak të vendimit nga gjykata. Bordi në pajtim me mandatin e tij po ashtu vendosi për shpalljen e valës së privatizimit ShAL 76 me 147 asete nga të cilat asete 21 janë propozime fillestare dhe 126 asete janë ritenderime.

Sa i përket procesit të sh*tjeve direkte Bordi shqyrtoi raportet fillestare rekomanduese, e që pas shqyrtimit i aprovoi si të ligjshme 3 kërkesa dhe udhëzoi menaxhmentin për vazhdim të procedurës së mëtutjeshme, kurse 12 kërkesa u refuzuan. Po ashtu u miratuan 11 raporte përfundimtare të sh*tjes direkte përfshirë çmimin e sh*tjes si dhe është autorizuar menaxhmenti për vazhdimin me procedurat e përmbylljes së sh*tjes.

Bordi po ashtu vendosi që të aprovoj raportet e Komisionit për Përcaktimin e Statusit për: 1) KPS 1552/PRN 215 “Tehnogas” Kraljevo/asetet në Prishtinë dhe 2) KPS 1417/PRN121 “Radan’ Lebane/Aseti në Dobratin, si dhe çdo aset të këtyre ndërmarrjeve që do të identifikohet në të ardhmen, pasi u vendos që janë në pronësi shoqërore dhe bien nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Sa i përket qiradhënies Bordi aprovoi rezultatet e qiradhënies publike të aseteve të NSh-ve nën Administrim Direkt – NSH “Jatex”, bazuar në tenderin publik të mbajtur më 14 gusht 2026, ndërsa aprovoi edhe transferin e dy kontratave të qiradhënies.

Në fushën e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, Bordi miratoi shpërndarjen e mjeteve për kreditorët e NSh-ve si në vijim: 1) NSh Gërmia PRN093 në shumë prej 29,901.40 € për 47 kreditor, 2) NSh Tregtia e Kosovës PRN102 në shumën totale 48,499.90 për 1 kreditor. Bordi po ashtu miratoi buxhet shtesë për 5 ndërmarrje shoqërore pasi që për të njëjtat ende nuk kanë përfunduar procedurat e likuidimit.

Agjencia Kosovare e Privatizimit mbetet e përkushtuar që, në përputhje me mandatin e saj ligjor, të avancojë proceset e privatizimit, likuidimit dhe administrimit të aseteve shoqërore në mënyrë transparente, profesionale dhe në funksion të mbrojtjes së interesit publik.

NJOFTIM PUBLIK PËR SHTYRJEN E AFATIT PËR DORËZIMIN DHE HAPJEN E OFERTAVEAgjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), përkatës...
30/09/2026

NJOFTIM PUBLIK PËR SHTYRJEN E AFATIT PËR DORËZIMIN DHE HAPJEN E OFERTAVE

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), përkatësisht NSH “Inex Sharr Planina – Brezovicë”, nën administrimin e AKP-së, njofton të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar se shtyhet afati për dorëzimin dhe hapjen e ofertave për procedurat e mëposhtme të prokurimit:

1. Referenca e prokurimit: 03/2026

Furnizimi, Insalimi dhe komisionimi I dy skilifteve të plota siperfaqësore t֝ përdorura ose të rinovuara (tip Pjatë/T-Bar) në Qendrën e Skijimit Brezovicë.

Afati fillestar për dorëzimin e ofertave: 29.09.2026, ora 10:00.

2. Referenca e prokurimit: 02/2026

Remonti i përgjithshëm, rehabilitimi teknik, riparimi, testimi dhe vënia në punë e teleferikut dyvendësh me kapëse fikse “Qafa e Luanit”, ne Qendren e Skijimit Brezovicë

Afati fillestar për dorëzimin e ofertave: 30.09.2026, ora 10:00.

Për të dyja procedurat, afati i ri për dorëzimin e ofertave është: 12.10.2026, deri në orën 10:00.

Hapja publike e ofertave për referencen e Prokurimit 03/2026 do të bëhet me date 12.10.2026, gjegjesisht:

Prokurimi 03/2026 në orën 10:00, dhe
Prokurimi 02/2026 ne oren 10:30 në zyrat qendrore të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Mënyra dhe adresa e dorëzimit të ofertave mbeten të pandryshuara, sipas njoftimit dhe dosjes përkatëse të tenderit. Të gjitha kushtet, kërkesat dhe dispozitat e tjera të dokumenteve të tenderit mbeten në fuqi dhe të pandryshuara.

Ky njoftim është pjesë përbërëse e dokumenteve të tenderit për të dyja procedurat.

----------------------------------------------------------------------------
JAVNO OBAVEŠTENJE O PRODUŽENJU ROKA ZA PODNOŠENJE I OTVARANJE PONUDA

Verzija na srpskom jeziku

Kosovska agencija za privatizaciju (KAP), odnosno DP „Inex Sharr Planina – Brezovica”, pod upravom KAP-a, obaveštava sve zainteresovane privredne subjekte da se produžavaju rokovi za podnošenje i otvaranje ponuda za sledeće postupke nabavke:

Referenca nabavke: 02/2026
Generalni remont, tehnička rehabilitacija, popravka, ispitivanje i puštanje u rad dvosedežne žičare sa fiksnim hvataljkama „Qafa e Luanit”, u Ski-centru Brezovica.
Prvobitni rok za podnošenje ponuda: 30.09.2026. godine u 10:00 časova.
Referenca nabavke: 04/2026
Generalni remont, tehnička rehabilitacija, popravka, ispitivanje i puštanje u rad dvosedežne žičare sa fiksnim hvataljkama „Livadhi i Madh”, u Ski-centru Brezovica.
Prvobitni rok za podnošenje ponuda: 03.10.2026. godine u 10:00 časova.
Za oba postupka nabavke novi rok za podnošenje ponuda je:

12.10.2026. godine do 10:00 časova.

Javno otvaranje ponuda za oba postupka održaće se:

12.10.2026. godine u 10:30 časova, u glavnim kancelarijama Kosovske agencije za privatizaciju.

Način i adresa za podnošenje ponuda ostaju nepromenjeni, u skladu sa odgovarajućim obaveštenjem o nabavci i tenderskom dokumentacijom. Svi ostali uslovi, zahtevi i odredbe tenderske dokumentacije ostaju na snazi i ne menjaju se.

Ovo obaveštenje predstavlja sastavni deo tenderske dokumentacije za oba postupka nabavke.

Kosovska agencija za privatizaciju

----------------------------------------------------------------------------
PUBLIC NOTICE ON THE EXTENSION OF THE DEADLINE FOR SUBMISSION AND OPENING OF TENDERS

English version

The Privatization Agency of Kosovo (PAK), respectively SOE “Inex Sharr Planina – Brezovica”, under the administration of PAK, hereby informs all interested economic operators that the deadlines for the submission and opening of tenders for the following procurement procedures have been extended:

Procurement reference: 02/2026
General Overhaul, Technical Rehabilitation, Repair, Testing and Commissioning of the “Qafa e Luanit” Two-Seater Fixed-Grip Chairlift, at Brezovica Ski Centre.
Original tender submission deadline: 30 September 2026 at 10:00.
Procurement reference: 04/2026
General Overhaul, Technical Rehabilitation, Repair, Testing and Commissioning of the “Livadhi i Madh” Two-Seater Fixed-Grip Chairlift, at Brezovica Ski Centre.
Original tender submission deadline: 3 October 2026 at 10:00.
For both procurement procedures, the new deadline for the submission of tenders is:

12 October 2026 at 10:00.

The public opening of tenders for both procedures will take place on:

12 October 2026 at 10:30, at the main offices of the Privatization Agency of Kosovo.

The method and address for tender submission remain unchanged, as specified in the respective procurement notice and tender dossier. All other terms, requirements and provisions of the tender documents remain valid and unchanged.

This notice constitutes an integral part of the tender documents for both procurement procedures.

Privatization Agency of Kosovo

Agjencia Kosovare e Privatizimit Ndërmarrja Shoqërore (NSH) “Inex Sharrplanina” – Qendra e Skijimit Brezovicë (nën admin...
17/09/2026

Agjencia Kosovare e Privatizimit Ndërmarrja Shoqërore (NSH) “Inex Sharrplanina” – Qendra e Skijimit Brezovicë (nën administrim të drejtpërdrejtë)

Ftesë për Tender - Remonti i përgjithshëm, rehabilitimi teknik, riparimi, testimi dhe vënia në punë e teleferikut me ulëse dyshe dhe kapëse fikse “Livadhi i Madh”

Autoriteti Kontraktues:
NSH “Inex Sharr Planina – Qendra e Skijimit Brezovicë”, nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP)

Referenca e prokurimit: 04/2026
Vendi i ekzekutimit: Qendra e Skijimit Brezovicë, Republika e Kosovës
Shkarko dosjen: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,34

--------------------------------------------------------------------------

Kosovska Agencija za Privatizaciju Društveno preduzeće „Inex Sharrplanina” – Ski-centar Brezovica (pod direktnom upravom)

Poziv za podnošenje ponuda - Generalni remont, tehnička rehabilitacija, popravka, ispitivanje i puštanje u rad dvosedne žičare sa fiksnim hvataljkama „Velika Livada”

Naručilac:
Društveno preduzeće „Inex Sharr Planina – Ski-centar Brezovica” pod upravom Kosovske agencije za privatizaciju (KAP)
Referentni broj nabavke: 04/2026

Mesto izvršenja: Ski-centar Brezovica, Republika Kosovo
Za dosije kliknite ovde: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,34

--------------------------------------------------------------------------

KOSOVO PRIVATIZATION AGENCY SOE “Inex Sharrplanina” – Brezovica Ski Centre (under Direct Administration)

INVITATION TO TENDER - General Overhaul, Technical Rehabilitation, Repair, Testing and Commissioning of Two-Seater Fixed-Grip Chairlift “Livadhi i Madhë”

Contracting Authority:
SOE “Inex Sharr Planina – Brezovica Ski Centre” under the administration of the Kosovo Privatization Agency (KPA)
Procurement Reference: 04/2026
Place of Performance: Brezovica Ski Centre, Republic of Kosovo
Click here for dossier: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=2,34

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT NSH “Inex Sharrplanina” – Qendra e Skijimit Brezovicë (nën Administrim të Drejtpërdrejt...
16/09/2026

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT NSH “Inex Sharrplanina” – Qendra e Skijimit Brezovicë (nën Administrim të Drejtpërdrejtë)

FTESË PËR TENDER Remonti i përgjithshëm, rehabilitimi teknik, riparimi, testimi dhe vënia në punë e teleferikut dyvendësh me kapëse fikse “Qafa e Luanit”

Autoriteti Kontraktues: NSH “Inex Sharr Planina – Qendra e Skijimit Brezovicë”, nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) Referenca e prokurimit: 02/2026
Vendi i realizimit: Qendra e Skijimit Brezovicë, Republika e Kosovës

Shkarko dosjen: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,34

------------------------------------------------------------------------------

OSOVSKA AGENCIJA ZA PRIVATIZACIJU DP „Inex Sharrplanina” – Ski-centar Brezovica (pod direktnom upravom)

POZIV ZA DOSTAVLJANJE PONUDA - Generalni remont, tehnička rehabilitacija, popravka, ispitivanje i puštanje u rad dvosedežne žičare sa fiksnim hvataljkama „Lavlja Vrat”
Naručilac: DP „Inex Sharr Planina – Ski-centar Brezovica”, pod upravom Kosovske agencije za privatizaciju (KAP) Referenca nabavke: 02/2026
Mesto izvršenja: Ski-centar Brezovica, Republika Kosovo
Kliknite za dosje: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,34

------------------------------------------------------------------------------

KOSOVO PRIVATIZATION AGENCY SOE “Inex Sharrplanina” – Brezovica Ski Centre (under Direct Administration)

INVITATION TO TENDER - General Overhaul, Technical Rehabilitation, Repair, Testing and Commissioning of Two-Seater Fixed-Grip Chairlift “Qafa e Luanit”

Contracting Authority:
SOE “Inex Sharr Planina – Brezovica Ski Centre” under the administration of the Kosovo Privatization Agency (KPA)

Procurement Reference: 02/2026

Place of Performance: Brezovica Ski Centre, Republic of Kosovo

Click here for dossier: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=2,34

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT NSH “Inex Sharrplanina” – Qendra e Skijimit Brezovica (nën Administrim DirektFTESË PËR ...
16/09/2026

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT NSH “Inex Sharrplanina” – Qendra e Skijimit Brezovica (nën Administrim Direkt

FTESË PËR OFERTË - Furnizimi, instalimi, testimi dhe komisionimi i dy skilifteve të plota sipërfaqësore të përdorura ose të rinovuara (tip Pjatë/T-Bar) në Qendrën e Skijimit Brezovicë

Autoriteti Kontraktues: NSH “Inex Sharr Planina – Qendra e Skijimit Brezovicë” nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) Referenca e Prokurimit: 03/2026 Lokacioni i realizimit: Qendra e Skijimit Brezovicë, Republika e Kosovës.
FTESA PËR OFERTIM NSH “Inex Sharr Planina – Qendra e Skijimit Brezovicë”, nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, fton operatorët ekonomikë të kualifikuar dhe me përvojë për të paraqitur ofertat e tyre për: “Furnizimin, instalimin, testimin dhe komisionimin e dy skilifteve të plota sipërfaqësore të përdorura ose të rinovuara, tip Pjatë/T-Bar, në Qendrën e Skijimit Brezovicë.”

Shkarko dosjen: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,34

-------------------------------------------------------------------------------------

KOSOVSKA AGENCIJA ZA PRIVATIZACIJU NSP „Inex Sharrplanina“ – Skijaški centar Brezovica (pod Direktnom administracijom)

POZIV ZA DOSTAVLJANJE PONUDE - Nabavka, instalacija, testiranje i puštanje u rad dva kompletna korišćena ili remontovana površinska ski-lifta (tip tanjir/T-bar) u Skijaškom centru Brezovica Ugovorni organ:

NSP „Inex Sharr Planina – Skijaški centar Brezovica“ pod administracijom Kosovske agencije za privatizaciju (KAP)
Referenca nabavke: 03/2026
Mesto realizacije: Skijaški centar Brezovica, Republika Kosovo
POZIV ZA PODNOŠENJE PONUDA
NSP „Inex Sharr Planina – Skijaški centar Brezovica“, pod administracijom Kosovske agencije za privatizaciju, poziva kvalifikovane i iskusne ekonomske operatere da dostave svoje ponude za: „Nabavku, instalaciju, testiranje i puštanje u rad dva kompletna korišćena ili remontovana površinska ski-lifta, tip tanjir/T-bar, u Skijaškom centru Brezovica.“
Ovde na link mozete naci dosje: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,34

-------------------------------------------------------------------------------------

KOSOVO PRIVATIZATION AGENCY SOE “Inex Sharrplanina” – Brezovica Ski Centre (under Direct Administration)

INVITATION TO TENDER - Supply, Installation, Testing and Commissioning of Two Complete Used or Refurbished Surface Ski Lifts (Plate/T-Bar Type) at the Brezovica Ski Centre
Contracting Authority: SOE “Inex Sharr Planina – Brezovica Ski Centre” under the administration of the Kosovo Privatization Agency (KPA) Procurement Reference: 03/2026 Place of Performance: Brezovica Ski Centre, Republic of Kosovo
INVITATION TO TENDER SOE “Inex Sharr Planina – Brezovica Ski Centre”, under the administration of the Kosovo Privatization Agency, invites qualified and experienced economic operators to submit their bids for: “Supply, installation, testing and commissioning of two complete used or refurbished surface ski lifts, Plate/T-Bar type, at the Brezovica Ski Centre.”
Download here: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=2,34

Nga objekt i pashfrytëzuar në kapacitet prodhues: Electro Plus nis prodhimin e transformatorëve në Zubin PotokFabrika “L...
14/09/2026

Nga objekt i pashfrytëzuar në kapacitet prodhues: Electro Plus nis prodhimin e transformatorëve në Zubin Potok

Fabrika “LOLA – Fabrika e Veglërisë” në Zubin Potok, e cila për shumë vite kishte qenë jashtë funksionit, sot është rikthyer në prodhim. Falë investimeve të kompanisë “Electro Plus”, fabrika tashmë prodhon transformatorë vendorë nën markën ENERKOS TRAFO, duke i dhënë jetë të re një pjese të rëndësishme të historisë së industrisë.
Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka mundësuar këtë hap përmes vënies në dispozicion të shfrytëzimit të objektit që është në pronësi shoqërore dhe që administrohet nga AKP, kompanisë Electro Plus për zhvillimin e aktivitetit afarist, ku përveç prodhimit, do të bëhet edhe testimi dhe certifikimi i transformatorëve përmes teknologjisë së avancuar.
Në hapjen zyrtare të fillimit të prodhimit të transformatorëve morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore qendrore e lokale, ndërsa mori pjesë edhe kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, z. Hekuran Nikçi, i cili në emër të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, përgëzoj kompaninë Electro Plus për investimin dhe për vizionin për ta zhvilluar këtë kapacitet prodhues. Ai tha se kjo është një dëshmi se si një aset kthehet në vlerë. “Ky është një shembull konkret i asaj që ne në AKP besojmë se rezultati i punës sonë duhet të jetë: jo thjesht administrimi i aseteve, por aktivizimi i potencialit të tyre ekonomik. Sepse një aset i mbyllur nuk krijon vende pune. Një objekt i pashfrytëzuar nuk gjeneron zhvillim”.
“Electro Plus” aktivitet më parë e zhvillonte në Vushtrri, me kapacitet më të vogël. Në lokacionin e ri janë punësuar 23 punëtorët, ndërsa është në proces të rritjes së numrit në 45 punëtorë në ditët në vijim dhe përveç prodhimit, do të bëhet edhe testimi dhe certifikimi i transformatorëve përmes teknologjisë së avancuar.
Agjencia Kosovare e Privatizimit, si institucion i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që vepron në të gjithë territorin e vendit, do të vazhdojë ta kryejë mandatin e saj me përgjegjësi, transparencë dhe fokus të qartë në rritjen e vlerës së aseteve dhe në krijimin e kushteve që ato të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme.

KOMUNIKATË PËR MEDIAAGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALLI REZULTATET E SH*TJES SË ASETEVE PËRMES LIKUIDIMIT NR. 75Agj...
09/09/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALLI REZULTATET E SH*TJES SË ASETEVE PËRMES LIKUIDIMIT NR. 75

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mbajti sot ceremoninë zyrtare të hapjes së ofertave për sh*tjen e aseteve përmes Likuidimit nr. 75, ku shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore të përfshira në këtë proces.

Ceremonia u zhvillua në “Sallën e Konferencave” të Hotelit Grand në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00. Në prani të investitorëve, përfaqësuesve të mediave dhe publikut të gjerë u bë dorëzimi i ofertave, hapja publike e tyre dhe publikimi i rezultateve. Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt edhe në faqen zyrtare të Agjencisë: www.pak-ks.org, duke mundësuar ndjekjen në kohë reale për të gjithë qytetarët e interesuar.

Për 38 asetet për të cilat u pranuan oferta, konkurruan 70 ofertues dhe vlera totale e ofertave më të larta arriti në 10,340,229 euro.

Lista e plotë e rezultateve të ofertave është publikuar në ueb-faqen zyrtare të AKP-së: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,106

Agjencia Kosovare e Privatizimit, e themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, vepron në të gjithë territorin e vendit dhe ka mandat të plotë për sh*tjen ose bartjen e aseteve dhe ndërmarrjeve shoqërore te investitorët privatë, përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe efikas.

Punë të mbarë
Agjencia Kosovare e Privatizimit
Phone:+383(0)38 500 400
Email. [email protected]

LIVE - Dorëzimi dhe hapja e ofertave për asetet në sh*tje përmes ShAL 75:
09/09/2026

LIVE - Dorëzimi dhe hapja e ofertave për asetet në sh*tje përmes ShAL 75:

Enjoy the videos and music that you love, upload original content and share it all with friends, family and the world on YouTube.

FTESË PËR MEDIA Agjencia Kosovare e Privatizimit, sot mban ceremoninë e hapjes së ofertave dhe publikimit të çmimeve të ...
09/09/2026

FTESË PËR MEDIA

Agjencia Kosovare e Privatizimit, sot mban ceremoninë e hapjes së ofertave dhe publikimit të çmimeve të sh*tjeve të aseteve përmes Likuidimit nr. 75 (ShAL 75).

Pranimi i ofertave do të bëhet në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Ndërsa hapja e ofertave do të filloj në orën 12:30.

Mediat janë të ftuara ta përcjellin gjithë ceremoninë e pranimit, hapjes së ofertave dhe shpalljes së çmimeve më të larta.


Ju mirëpresim
Agjencia Kosovare e Privatizimit
Phone:+383(0)38 500 400
Email. [email protected]

31/08/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Bordi i AKP-së merr vendime për avancimin e proceseve të administrimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore

Prishtinë - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt me datë 27 gusht 2026, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për përmbushjen e mandatit të saj.

Fillimisht, Bordi diskutoi për pronat e Ndërmarrjeve shoqërore (NSh) që ndodhen jashtë territorit të Kosovës dhe kontestet gjyqësore që ndërlidhen me to dhe vendosi që në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të zgjeroj bashkëpunimin me shtetet ku ndodhen këto asete. Bordi diskutoi edhe për asetet jothelbësore të N.Sh. “Trepça”, të cilat sipas Ligjit për Trepça ShA kanë mbetur nën menaxhim të AKP-së.

Bordi aprovoi Shtojcën e Rregullores për Ndërmarrjet në Administrim Direkt, përkatësisht Rregulloren për NSh “Inex Sharr Pllanina” - Brezovicë dhe po ashtu emëroi 7 anëtarë të Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje.

Sa i përket sh*tjeve me tender publik, Bordi sipas kërkesave të Komunave Skenderaj dhe Obiliq largoi 3 asete, sipas kërkesës së Ministrisë së Bujqësisë Bordi largoi 90 asete - të gjitha këto sipas kërkuesve për interes të përgjithshëm publik. Bordi po ashtu largoi 1 aset sipas kërkesës së një pale, pasi që e njëjta ishte në trajtim për sh*tje direkte. Ndërsa, sa i përket procesit të sh*tjeve direkte, Bordi shqyrtoi raporte fillestare rekomanduese me rezultatet si në vijim: 4 kërkesa u aprovuan për procedurë të mëtutjeshme dhe 11 kërkesa u refuzuan. Po ashtu u miratuan 13 raporte përfundimtare të sh*tjes direkte, në të cilat është aprovuar çmimi i sh*tjes dhe është autorizuar vazhdimi me procedurat e përmbylljes së sh*tjes.

Në këtë mbledhje Bordi refuzoi 3 kërkesa për blerjen e banesave të NSh-ve, pasi që të njëjtat nuk e kanë dokumentuar mjaftueshëm kërkesën dhe kësisoj nuk i plotësonin kushtet ligjore për aprovim.

Sipas kërkesës, Bordit iu paraqit Raporti informues mbi rezultatet e verifikimit të Grupit I të aseteve të lëshuara me qira, lidhur me evidentimin e rasteve eventuale të nën-qiradhënies dhe Raportin informues mbi rezultatet e verifikimit të Grupit I të aseteve – tokave bujqësore të lëshuara me qira - evidentimi i ndërtimeve eventuale me material të fortë.

Në fushën e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, Bordi miratoi shpërndarjen e mjeteve për kreditorët e NSh-ve si në vijim: 1) NSh “Hotel Mineral”, GJI091 në shumë prej 17,302.00 € për 1 kreditor, 2) NSh “Ramiz Sadiku”, PRN035 në shumë prej 6,809.67 Euro për tre (3) kreditor.

Lidhur me procedurën e arbitrazhit UNCITRAL – Rasti nr. AC-II-25-0001 ndërmjet NR Agro Kosova Holding Sh.P.K. dhe Q.M.I. – Qendra e Mobileve Italiane Sh.P.K. kundër AKP-së, Bordi aprovoi angazhimi i dy eksperteve për nevoja të mbrojtjes së AKP-së. Bordi po ashtu vendosi për angazhim të një eksperti ligjor për draftimin e strategjisë për transformimin e AKP-së dhe aktivitetet të tjera që ndërlidhen me transformimin.

Agjencia Kosovare e Privatizimit mbetet e përkushtuar që, në përputhje me mandatin e saj ligjor, të avancojë proceset e transformimt, likuidimit dhe administrimit të aseteve shoqërore në mënyrë transparente, profesionale dhe në funksion të mbrojtjes së interesit publik.

Address

Rruga “Dritan Hoxha”, Nr. 55, Lakrishtë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Kosovare e Privatizimit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia Kosovare e Privatizimit:

Shortcuts

Share