26/09/2026
đ Ekspedita Vjeshtore nĂ« Theth
TĂ« dashur miq,
Klubi Alpin Prishtina ju fton të na bashkoheni në ekspeditën tradicionale vjeshtore në Theth, ekspeditë treditore kjo e organizuar dhe e guiduar nga Guidat e Klubit Alpin Prishtina. Ekspedita do të zhvillohet me datat 09, 10 dhe 11 Tetor (e premte, e shtunë dhe e diel), ndërsa do të përshkohet shtegu i zakonshëm Valbonë-Theth nëpërmes Rragamit.
Ky vendbanim i lashtë i veriut është atraksion botëror dhe paraqet një rezervat autentik të vlerave etnografike dhe natyrore për rajonin. Stina e vjeshtës e zbulon një tjetër pamje të veriut Shqiptar me koloritin e pasur dhe temperatura stabile; prandaj përshkimi këtyre luginave, qëndrimi në bujtinë, ushqimi dhe shoqërimi rreth zjarrit janë vetëm disa nga përjetimet që na presin.
Detajet e organizimit:
đ
Nisja nga Prishtina: e premte, 09.10.2026 / ora 06:00 (tubimi në 05:45)
Kthimi në Prishtinë: e diel, 11.10.2026 / 21:00
đ Vendi i nisjes: Parkingu i Stacionit tĂ« Trenit â PrishtinĂ«
đ Lloji i transportit: Autobus
Akomodimi: Në bujtinë (2 net).
đ¶ Pagesa: 160.00 ⏠pĂ«r person
Përfshihen: Transporti Prishtinë-Valbonë; transporti Theth-Ndërlysë; dy net fjetje në Bujtinë (darka e së premtes; mëngjesi/darka e të shtunës; dhe mëngjesi i të dielës).
MĂ«nyra e LajmĂ«rimit: âïž Tel: +383 44 240 517; đ© E-Mail: [email protected] ; me rastin e rezervimit duhet tĂ« bĂ«het pagesa e plotĂ«.
Rezervimi dhe parapagimi është i obligueshëm për shkak të ngarkesës në bujtinat e Thethit!
âVĂ«mendje: NĂ« rast tĂ« plotĂ«simit tĂ« vendeve, KAP mund ta ndĂ«rpresĂ« rezervimin para afatit tĂ« publikuar.
âčïž Plani i ekspeditĂ«s:
E Premte - Dita I: Nisja do tĂ« bĂ«het nĂ« ora 06:00 nga parkingu i Stacionit tĂ« Trenit â PrishtinĂ«, prej ku do tĂ« vazhdohet pĂ«r GjakovĂ«, Bajram Curr dhe ValbonĂ«. Pas pushimit tĂ« shkurtĂ«r dhe pĂ«rgatitjes, grupi do tĂ« shtegtojĂ« nĂ«pĂ«r shtegun e MalĂ«sisĂ« sĂ« GjakovĂ«s, ValbonĂ«-Theth 7.5 h. NĂ« Theth arrihet nĂ« mbrĂ«mje ku edhe bĂ«het akomodimi nĂ« bujtinĂ« dhe hahet darka; pas darke kohĂ« e lire dhe shoqĂ«rim rreth zjarrit.
E Shtunë - Dita II: Ngrënia e mëngjesit dhe transportimi i grupit drejt fshatit Ndërlysë ku edhe fillon ecja nëpër fshatrat e Thethit dhe do ti vizitojmë monumentet e natyrës Vaskat Natyrore të Ndërlysës, Syrin e Kaltër, Ujëvarën e Grunasit, Kanjonin e Thethit, Kullën e Ngujimit, si dhe të tjera pika të rëndësishme. Pra, e shtuna është ditë e vizitave, relaksimi me bukuritë natyrore të regjionit dhe notit në ujërat e kristalta të Shalës. Në mbrëmjen e së njejtës ditë kthehemi prap në bujtinë ku pastrohemi, hamë darkë, dhe e kalojmë natën e dytë të shoqërimit dhe zbavitjes me muzikë.
E Diel - Dita III: Pas mëngjesit nisemi për në Valbonë ku planifikohet të arrijmë rreth orës 17:00 ose 18:00. Pas një pushimi kafeje në Valbonë, nisemi me autobus për në Prishtinë ku duhet të mbërrijmë rreth orës 21:00.
Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi
Ndihmës: Florent Shala
Kushtet e përgjithshme dhe përgjegjësitë gjatë aktiviteteve:
https://tinyurl.com/ykyzkmjr