LDK BOS

LDK BOS LDK - BOS do jetë përkrahës të fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe që zhvillon demokracinë në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti!

Një përshëndetje për ndjekësit tanë më të rinj! Më vjen mirë që jeni bërë pjesë e jona!*******Shoutout to my newest foll...
29/09/2026

Një përshëndetje për ndjekësit tanë më të rinj! Më vjen mirë që jeni bërë pjesë e jona!

*******

Shoutout to my newest followers! I'm glad you've joined!

*******

Shoutout an meine neuesten Follower! Ich freue mich, dass ihr jetzt mit dabei seid!

Arsim Musa, Afrim L. Morina, Adem Gashi, Afrim Isufi, Sefedin Isak Salihu, Irin Hirin, Alban Kastrati, Bekim Morina, Bini Zogaj, Jakup Ferizi, Ekrem Rexhepi, Mevlud Demi, Florije Bunjaku Kçiku, Modest Aliu, Salii Hysaj, Nexhmije Bullaku, Fadil Cikaqi, Naser Salihu, Tun Shtufi, Enver Qerimi Enver, Ali Peta, Bajram Bajrami, Syle Mavraj, Fatmir Istrefi, Muj Halili, Flurim Spahiu, Shaip Kameri, Bashkim Colaku, Sami Matoshi, Ndue Laskaj, Ramush Misini, Sylë Krasniqi, Dani Sejdiu, Nosh Ndreshaj, Sefer Sylejmani, Feriz Tershani, Feriz Ajdari, Xheti Llugaliu, Ismet Bytyqi, Betim Munishi, Kufushtrifim Lumi, Vejsel Ilazi, Besnik Hysku, Isuf Zabelaj, Gani Gigollaj, Fitim Vllasaliu, Sadete Ramadani Krasniqi, Gjin Gega, Miri Miri, Osman Mulaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dërgon telegram ngushëllimi familjes Rexhaj me rastin e ndarj...
29/09/2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dërgon telegram ngushëllimi familjes Rexhaj me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre e veprimtarit të LDK-së, Musa Rexhaj.

“E nderuara familja Rexhaj,

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të madh, Musa Rexhaj.

Musa Rexhaj do të kujtohet gjithmonë si aktivist e veprimtar i hershëm dhe i përkushtuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, si njeri i urtë, besnik e i palëkundur në bindjet e tij, i cili me përkushtim dhe mund të madh i shërbeu çështjes kombëtare, demokracisë, lirisë dhe idealit të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Kontributi i tij në jetën publike të Pejës, dhe shërbimin e tij të përkushtuar në institucionet komunale, mbetet pjesë e një rrugëtimi të ndershëm në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës.

Njerëzit si Musa Rexhaj lënë pas jo vetëm kujtime të çmuara, por edhe një trashëgimi të vlerave, përkushtimit dhe besnikërisë ndaj idealeve që i kanë udhëhequr gjatë gjithë jetës.

Në këto çaste të dhimbshme, në emrin tim, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të gjithë anëtarësisë tonë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhaj, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan Musën.

U prehtë në paqe!”

Lumir Abdixhiku

LDK BOS / -Fans
E djathta e bashkuar

ASKUSH MBI LIGJIN!Shkruan: FATMIR BAJRAAskush nuk është mbi lirinë      Ka ardhur koha që historinë e Kosovës ta shohim ...
28/09/2026

ASKUSH MBI LIGJIN!

Shkruan: FATMIR BAJRA

Askush nuk është mbi lirinë

Ka ardhur koha që historinë e Kosovës ta shohim me sy të hapur, pa tabu dhe pa frikë.

Të mbrosh luftën e UÇK-së nuk do të thotë të mbrosh çdo veprim të bërë nga individë në emër të saj.

UÇK-ja luftoi kundër pushtimit serb dhe për çlirimin e Kosovës. Ky është një kapitull i rëndësishëm i historisë sonë.

Njëkohësisht duhet të kemi guximin të pyesim: a pati njerëz që e përdorën autoritetin moral të luftës, emrin dhe simbolin e UÇK-së për të ndërtuar një pushtet politik të pakontestueshëm?

Aktgjykimi i 16 shtatorit 2026 në Hagë nuk e shpalli luftën e UÇK-së kriminale.
Por ai konstatoi përgjegjësi penale për krime të rënda dhe një qëllim të përbashkët kriminal që lidhej me shënjestrimin e personave të konsideruar kundërshtarë të perceptuar të qëllimeve politike ose ushtarake të UÇK-së.

Kjo na detyron të bëjmë një dallim themelor:

Armiku i Kosovës nuk është e njëjta gjë me kundërshtarin politik shqiptar.

Një shqiptar që mendon ndryshe, që mbështet LDK-në, FARK-un apo një projekt tjetër politik, nuk bëhet automatikisht tradhtar, spiun apo armik.

Dhe nëse dikush është etiketuar kështu vetëm sepse nuk është bindur ndaj vullnetit të një grupi të caktuar, atëherë kemi të bëjmë me diçka shumë më të rrezikshme se një konflikt politik.

Kemi të bëjmë me keqpërdorimin e një kauze kombëtare për interesa pushteti.

Prandaj emrat: e,
Enver Malokut,
Ahmet Krasniqit,
Haki Imerit,
Smajl Hajdarajt,
Xhemajl Mustafës,
Tahir Zemajt,
Hajdar Ahmetit, ...dhe të viktimave të tjera nuk duhet të mbeten vetëm emra në kujtesën tonë.

Duhet të dijmë:

Kush i vrau?
Kush i urdhëroi?
Kush i identifikoi si “armiq”?
Kush përfitoi politikisht nga eliminimi i tyre?
Dhe pse, pas kaq vitesh, shumë prej këtyre rasteve ende nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare nga drejtësia?

Këto pyetje nuk bëhen kundër UÇK-së!

Bëhen pikërisht për ta mbrojtur të vërtetën e luftës së saj.

Sepse nëse dikush ka përdorur emrin e UÇK-së për të eliminuar kundërshtarë politikë, ai nuk po e mbron UÇK-në — po e përdorë atë.

Dhe nëse dikush mendon se sakrifica e luftëtarëve i jep të drejtë të sundojë mbi të tjerët, atëherë ai ka keqkuptuar vetë kuptimin e lirisë.

Kosova nuk u çlirua që një pushtet ta zëvendësojë, pushteti tjetër.

U çlirua që qytetarët të jenë i lirë!

I lirë të flasë.
I lirë të kundërshtojë.
I lirë të votojë ndryshe.
I lirë të mos i bindet askujt.
I lirë të kërkojë drejtësi.

Prandaj duhet ta themi qartë:

Asnjë individ, asnjë grup, asnjë parti dhe asnjë simbol lufte nuk është mbi të drejtën dhe mbi ligjin.

UÇK-ja është pjesë e historisë së Kosovës.

Por krimet e mundshme të individëve nuk janë historia e UÇK-së.

Krimet, duhen zbardhur, me prova dhe me drejtësi.

Sepse një shoqëri që e do lirinë nuk ka frikë nga e vërteta.

Dhe e vërteta nuk e dobëson lirinë.
E vërteta është ajo që e mbron atë!

Fatmir Bajraj

LDK BOS / -Fans
E djathta e bashkuar

28/09/2026

Djali i ish Presidentit Historik, Ukë Rugova!

"Mirë është me u zgjedh Presidenti i Kosovës, që t’i shmangemi zgjedhjeve, për hir të popullit të Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar.”

🇽🇰🇦🇱🇺🇸👇

Ukë Rugova

Reel by LDK BOS - 280926*

28/09/2026

🇦🇱 DËGJONI MIRË JU QË THONI SE PO GJYKOHEJ UÇK-ja — DËGJONI ÇFARË THOTË VETË GJYKATËSI!

UÇK-ja luftoi për liri; krimet ndaj shqiptarëve nuk mund të fshihen pas emrit të UÇK-së.

Vetë Gjykata Speciale ka konstatuar përgjegjësi penale për vrasje, torturë dhe ndalime arbitrare në çështjen Thaçi e të bashkëakuzuarve.

Lavdi atyre që luftuan për Kosovën.
Drejtësi për ata që u goditën nga shpina.
E vërteta mbi çdo emër. 🇦🇱

Halil Geci

Reel by LDK BOS - 280926*


Für den DFB verloren? FCB-Toptalent Erblin Osmani macht erstes Pflichtspiel für den KosovoDas 17-jährige Supertalent des...
28/09/2026

Für den DFB verloren? FCB-Toptalent Erblin Osmani macht erstes Pflichtspiel für den Kosovo

Das 17-jährige Supertalent des FC Bayern, Erblin Osmani, scheint der nächste Spieler zu sein, der dem DFB verloren geht. Mit 16 Jahren und 305 Tagen wurde er im März 2026 bei der Partie gegen Union Berlin (4:0) nach Paul Wanner, der mittlerweile in Eindhoven und für Österreich spielt, der zweitjüngste Debütant der Bayern in der Bundesliga.

Von 2024 bis 2026 absolvierte der in München geborene Mittelfeldspieler insgesamt neun Länderspiele für die U16 und die U17 des DFB. Dennoch entschied er sich nun im September, zukünftig für das Geburtsland seiner Vorfahren zu spielen und nahm die kosovarische Staatsbürgerschaft an. Beim 1:0-Sieg des Kosovo über Irland in der Liga B der Nations League feierte der FCB-Youngster nun sein Debüt. Trainer Franco F**a wechselte ihn in der 87. Spielminute für Veldin Hodža ein.

„Das Debüt für Kosovo war ein ganz besonderer Moment für mich und meine Familie. Ich war sehr glücklich und stolz, dieses Trikot zum ersten Mal auf dem Platz tragen zu dürfen“, so Osmani nach dem Spiel.

Er zählt damit zu den zahlreichen Spielern mit ausländischen Wurzeln, die in Deutschland ausgebildet werden, meist sogar in Deutschland geboren wurden, in der Jugend für den DFB auflaufen, um sich dann doch für das Geburtsland der Eltern oder Großeltern zu entscheiden. Die Gründe dafür sind vielfältig. Man könnte darüber wohl eine Diplomarbeit schreiben.

Endgültig für den DFB ist Osmani übrigens noch nicht verloren: Denn gemäß den FIFA-Statuten ist ein Spieler erst dann unwiderruflich an einen Verband gebunden, wenn er als Volljähriger in einem Pflichtspiel für die A-Nationalmannschaft eingesetzt wird. Osmani wird am 19. Mai 2027 18 Jahre alt.

Derzeit spielt Osmani bei FCB in der U19. Im Juli 2026 hat er langfristig beim Rekordmeister, für den er schon seit 2017 aufläuft, verlängert. An seinem 18. Geburtstag wird der Kontrakt automatisch in einen Lizenzspielervertrag umgewandelt. Kommt er bis dahin das ein oder andere Mal bei Vincent Kompany zum Einsatz und wird Bundestrainer Jürgen Klopp auf ihn aufmerksam, könnte seine Nationalmannschaftskarriere noch einmal eine Wendung erfahren. Nicht sehr wahrscheinlich, aber möglich.

DREJTËSI PËR VËLLEZËRIT BYTYQI – KOSOVA DHE AMERIKA DUHET TË BËJNË MË SHUMË PËR DËNIMIN E KRIMEVE SERBENëse ekziston një...
28/09/2026

DREJTËSI PËR VËLLEZËRIT BYTYQI – KOSOVA DHE AMERIKA DUHET TË BËJNË MË SHUMË PËR DËNIMIN E KRIMEVE SERBE

Nëse ekziston një çështje që duhet ta bashkojë të gjithë spektrin politik të Kosovës dhe shqiptarët kudo që jetojnë, ajo është kërkesa për drejtësi për Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqin.

Ata ishin bij të Kosovës dhe shtetas amerikanë, të cilët iu përgjigjën thirrjes së popullit të tyre në luftën për liri dhe ekzistencë kombëtare.

Vëllezërit Bytyqi nuk u vranë në fushëbetejë. Pas përfundimit të luftës, ata ranë në duart e autoriteteve serbe. U arrestuan në kufi, u burgosën dhe, pasi kishin përfunduar dënimin e tyre, u morën përsëri në paraburgim dhe u transferuan në Petrovo Selo, ku u ekzekutuan. Trupat e tyre u gjetën më vonë në një varr masiv në territorin e një qendre stërvitore të policisë serbe.

Ky nuk ishte vetëm një krim kundër tre shqiptarëve të paarmatosur nga Kosova. Ishte gjithashtu vrasja e tre shtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, si e tillë, kjo çështje ka mbetur e pazgjidhur në marrëdhëniet SHBA–Serbi për më shumë se dy dekada.

Më 20 shtator 2026, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, anëtarë të familjes Bytyqi dhe përfaqësues të tjerë, bëmë homazhe pranë varreve të Yllit, Agronit dhe Mehmetit në Yonkers, New York.

Në takimin pas homazheve, Kryeministri Kurti ritheksoi vendosmërinë e Republikës së Kosovës për të vazhduar përpjekjet, së bashku me Shtetet e Bashkuara, derisa ata që urdhëruan dhe kryen këtë krim të sillen para drejtësisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit prej kohësh e ka cilësuar çështjen Bytyqi si prioritet në marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë. Washingtoni ka kërkuar përgjegjësi jo vetëm për ata që kryen ekzekutimet, por edhe për ata që i urdhëruan dhe mbikëqyrën vrasjet, si dhe për personat përgjegjës për fshehjen e krimit.

Kongresi Amerikan gjithashtu ka theksuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u kishte dhënë zotime zyrtarëve të lartë amerikanë se drejtësia do të vihej në vend në rastin Bytyqi. Megjithatë, askush nuk është dënuar për vrasjen e tyre.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë të paktën një masë të rëndësishme individuale. Në vitin 2018, Departamenti i Shtetit e shpalli ish-zyrtarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Goran Radosavljević, të papranueshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se ai ishte implikuar në mënyrë të besueshme në vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Por një masë individuale dhe më shumë se dy dekada kërkesash diplomatike ende nuk kanë sjellë drejtësi.

Prandaj ka ardhur koha që Kosova dhe partnerët e saj ndërkombëtarë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të shqyrtojnë hapa të rinj, konkretë dhe të koordinuar për sigurimin e përgjegjësisë.

Republika e Kosovës mund t'i propozojë Washingtonit krijimin e një mekanizmi ose grupi të përbashkët institucional Kosovë–SHBA, të përkushtuar ndaj rastit Bytyqi dhe, aty ku është juridikisht e përshtatshme, edhe ndaj krimeve të tjera ende të pazgjidhura. Brenda juridiksioneve ligjore të të dyja vendeve, një mekanizëm i tillë mund të lehtësojë shkëmbimin e dokumentacionit, koordinimin diplomatik dhe identifikimin e pengesave që kanë pamundësuar drejtësinë.

Institucionet e Kosovës mund t'i kërkojnë gjithashtu Kongresit dhe administratës amerikane që të shqyrtojnë masa të tjera individuale ndaj personave për të cilët ekzistojnë prova të besueshme për pjesëmarrje në krim, përgjegjësi për dhënien e urdhrave ose pengim të drejtësisë.

Duhet të shqyrtohen gjithashtu masa të përshtatshme diplomatike dhe sanksione ekonomike, në përputhje me ligjin amerikan dhe ndërkombëtar, nëse autoritetet serbe vazhdojnë të mos bashkëpunojnë në mënyrë efektive për zbardhjen e këtij rasti.

Bashkimi Evropian duhet, po ashtu, ta trajtojë bashkëpunimin e Serbisë në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës si pjesë serioze të vlerësimit të sundimit të ligjit dhe të detyrimeve të saj në procesin e integrimit evropian.

Rasti Bytyqi nuk mund të shihet krejtësisht i izoluar nga problemi më i gjerë i pandëshkueshmërisë për krimet e kryera gjatë viteve 1990 dhe nga sfidat e sigurisë që kanë vazhduar në rajon.

Sulmi i armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, tregoi edhe një herë rrezikun e dhunës së organizuar në veri të Kosovës. Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë që t'i ndjekë penalisht personat përgjegjës për atë sulm.
Sulmi ndaj kanalit Ibër-Lepenc në nëntor 2024 ishte një tjetër goditje serioze ndaj sigurisë së Kosovës dhe infrastrukturës së saj kritike. Personat përgjegjës duhet të identifikohen përmes një hetimi të plotë dhe të sillen para drejtësisë.

Serbia duhet të përballet seriozisht me trashëgiminë e krimeve të viteve 1990 dhe me çdo strukturë apo individ që përdor dhunën si instrument politik. Presidenti Aleksandar Vuçiq mban një përgjegjësi të veçantë politike për shkak të pozitës së tij në kuadër të regjimit të Millosheviqit dhe vazhdimit të politikave të tij agresive në Ballkan.

Edhe Kosova duhet ta kryejë pjesën e vet të punës.

Përgjegjësia kryesore institucionale u takon Qeverisë dhe institucioneve të tjera kompetente të Republikës së Kosovës, por kjo nuk duhet të bëhet kurrë çështje e një partie apo e një qeverie. Pozita dhe opozita duhet të qëndrojnë së bashku në kërkesën për drejtësi.

Drejtësia për vëllezërit Bytyqi nuk është çështje partiake. Është çështje njerëzore, shtetërore dhe kombëtare.

Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe plotësisht funksionale, në mënyrë që t'i mbrojë interesat e veta me forcë dhe kredibilitet në Washington, Bruksel dhe kudo tjetër.

Prandaj, zgjedhja e një presidenti konsensual para datës 6 tetor është me rëndësi jetike për Kosovën. Ata që këmbëngulin në bllokimin e parlamentit do të mbajnë përgjegjësi historike për dështimet e shtetit dhe do të ndëshkohen nga vota popullore.

Pas 27 vjetësh, familja Bytyqi nuk duhet të vazhdojë vetëm të dëgjojë se drejtësia do të vijë. Ajo meriton ta shohë drejtësinë duke u vënë në veprim.

Drejtësia për Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin është detyrim ndaj familjes së tyre, ndaj Kosovës, ndaj Amerikës dhe ndaj së vërtetës.

Miqësia me Amerikën nuk nderohet vetëm me fjalë. Ajo nderohet edhe duke kërkuar me këmbëngulje drejtësi për tre qytetarë amerikanë që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës.

Lavdi e përjetshme Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyqit!

Agim Aliçkaj
Drejtor Ekzekutiv
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane
Më 27 shtator, 2026


JUSTICE FOR THE BYTYQI BROTHERS — KOSOVA AND AMERICA MUST DO MORE TO ENSURE ACCOUNTABILITY FOR SERBIAN CRIMES

If there is one issue that should unite the entire political spectrum of Kosova and Albanians everywhere, it is the demand for justice for Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi.

They were sons of Kosova and American citizens who answered the call of their people in the struggle for freedom and national survival.

The Bytyqi brothers were not killed on the battlefield. After the war had ended, they fell into the hands of Serbian authorities. They were arrested at the border, imprisoned, and, after completing their sentence, taken back into custody and transferred to Petrovo Selo, where they were executed. Their bodies were later discovered in a mass grave on the grounds of a Serbian police training facility.

This was not only a crime against three unarmed Albanians from Kosova. It was also the murder of three citizens of the United States of America and, as such, has remained an unresolved issue in U.S.–Serbia relations for more than two decades.

On September 20, 2026, together with Prime Minister of the Republic of Kosova Albin Kurti, members of the Bytyqi family, and other representatives, we paid tribute at the graves of Ylli, Agron, and Mehmet in Yonkers, New York.

At the meeting after the tribute, Prime Minister Kurti reaffirmed the determination of the Republic of Kosova to continue working together with the United States until those who ordered and carried out this crime are brought to justice.

The U.S. Department of State has long described the Bytyqi case as a priority in bilateral relations with Serbia. Washington has called for accountability not only for those who carried out the executions, but also for those who ordered and oversaw the killings and those responsible for covering up the crime.
The United States Congress has also noted that Serbian President Aleksandar Vučić made commitments to senior American officials that justice would be delivered in the Bytyqi case.

Yet no one has been convicted for the murders.

The United States has taken at least one significant individual measure. In 2018, the Department of State publicly designated former Serbian Ministry of Internal Affairs official Goran Radosavljević as ineligible for entry into the United States, stating that he had been credibly implicated in the murder of the Bytyqi brothers.

But one individual measure and more than two decades of diplomatic demands have still not produced justice.

The time has therefore come for Kosova and its international partners, first and foremost the United States of America, to consider new, concrete, and coordinated steps aimed at achieving accountability.

The Republic of Kosova could propose to Washington the establishment of a joint Kosova–U.S. institutional mechanism or working group dedicated to the Bytyqi case and, where legally appropriate, other unresolved crimes. Within the respective legal jurisdictions of both countries, such a mechanism could facilitate the exchange of documentation, diplomatic coordination, and the identification of obstacles that have prevented justice.

Kosova's institutions could also ask the U.S. Congress and the Administration to consider additional individual measures against persons for whom credible evidence exists of participation in the crime, responsibility for issuing orders, or obstruction of justice.

Appropriate diplomatic and economic measures, consistent with U.S. and international law, should also be considered if Serbian authorities continue to fail to cooperate effectively in resolving this case.

The European Union should likewise treat Serbia's cooperation in investigating and prosecuting war crimes as a serious component of its assessment of the rule of law and Serbia's obligations in the European integration process.

The Bytyqi case cannot be viewed entirely in isolation from the broader problem of impunity for crimes committed during the 1990s or from the security challenges that have continued in the region.

The armed attack in Banjska on September 24, 2023, in which Kosova Police Sergeant Afrim Bunjaku was killed, demonstrated once again the danger posed by organized violence in northern Kosova. The European Union has called on Serbia to prosecute those responsible for that attack.

The attack on the Ibër-Lepenc water canal in November 2024 was another serious assault on Kosova's security and critical infrastructure. Those responsible must be identified through a thorough investigation and brought to justice.

Serbia must seriously confront the legacy of the crimes of the 1990s and any structure or individual that uses violence as a political instrument. President Aleksandar Vučić bears a special political responsibility due to his position within the Milošević regime and the continuation of its aggressive policies in the Balkans.

Kosova must also do its part.
The principal institutional responsibility belongs to the Government and other competent institutions of the Republic of Kosova, but this must never become an issue belonging to one political party or one government. Government and opposition should stand together in demanding justice.

Justice for the Bytyqi brothers is not a partisan issue. It is a human, state, and national issue.
Kosova needs stable and fully functioning institutions so that it can defend its interests with strength and credibility in Washington, Brussels, and elsewhere.

Therefore, the election of a consensual president before October 6 is of vital importance for Kosova.

Those who persist in blocking the parliament will bear historical responsibility for the state's failures and will be punished by the popular vote.

After 27 years, the Bytyqi family should not simply continue hearing that justice will come. They deserve to see justice being done.
Justice for Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi is an obligation to their family, to Kosova, to America, and to the truth.

Friendship with America is not honored by words alone. It is also honored by persistently seeking justice for three American citizens who sacrificed their lives for the freedom of Kosova.

May Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi be eternally honored and remembered.

Agim Aliçkaj
Executive Director
Albanian American Civic League
On September 27, 2026

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 09:00 - 00:00
Tuesday 09:00 - 00:00
Wednesday 09:00 - 00:00
Thursday 09:00 - 00:00
Friday 09:00 - 00:00
Saturday 09:00 - 00:00
Sunday 09:00 - 00:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LDK BOS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to LDK BOS:

Shortcuts

Share