Partia Demokratike e Kosovës - PDK

Partia Demokratike e Kosovës - PDK Faqja e vetme zyrtare e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo faqe menaxhohet nga Zyra e Komunikimit

29/09/2026

PDK reagon ndaj deklaratës së ambasadorit britanik: Mos e reduktoni dhe mos e relativizoni me gjuhë diplomatike aktgjykimin e Hagës

Prishtinë, 29 shtator - Deklarata e Ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves se aktgjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe themeluesve të Republikës së Kosovës ka të bëjë me “krime individuale” është një reduktim i papranueshëm diplomatik i një vendimi me pasoja të gjera historike e politike për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

Në arsyetimin e Dhomave të Specializuara, UÇK trajtohet në kuadër të konceptit të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, ndërsa Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, sipas konstatimeve të aktgjykimit, janë shpallur përgjegjës për kontributin e tyre në të ashtuquajturin qëllim të përbashkët kriminal të UÇK-së.

Po të njëjtit, është fakt i njohur se ishin edhe ndër bashkëpunëtorët kryesorë të NATO-s gjatë bombardimeve të caqeve serbe në vitin 1999.

Prandaj, të thuash se bëhet fjalë për “krime individuale” nuk e pasqyron peshën e dëmshme të këtij verdikti për Kosovën. Asnjë gjuhë diplomatike nuk mund ta ndryshojë përmbajtjen e papranueshme të këtij aktgjykimi dhe as pasojat e tij në mënyrën se si interpretohet lufta e UÇK-së dhe historia e Kosovës.

Drejtësia ndërkombëtare, fatkeqësisht, sot në Kosovë po perceptohet vetëm si instrument politik për të përcaktuar se cilat figura politike të Kosovës duhet të largohen nga skena politike dhe cilat duhet të mbështeten, sepse Dhomat e Specializuara janë bërë shembulli më i dukshëm i abuzimit politik në emër të drejtësisë.

Kosova e vlerëson rolin historik të Britanisë së Madhe në çlirimin dhe konsolidimin e shtetit tonë, por kritikat ndaj funksionimit të Dhomave të Specializuara janë ngritur edhe nga ekspertë dhe organizata britanike të të drejtave të njeriut. Bar Human Rights Committee of England and Wales ka ngritur shqetësime serioze lidhur me standardet e procesit dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara.

Këto shqetësime nuk duhet të injorohen nga shtetet që e mbështesin dhe e financojnë këtë institucion, sidomos nga Britania e Madhe.

Partia Demokratike e Kosovës do ta kundërshtojë çdo interpretim që shtrembëron të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Këtë do ta bëjmë me çdo mjet demokratik, politik dhe juridik, në institucione dhe në çdo hapësirë demokratike ku duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve tanë, siç po dëgjohet edhe tani gjithandej botës.

Nuk lejojmë që historia e Kosovës të rishkruhet. Të ardhmen e Kosovës e përcaktojnë vetë qytetarët e saj.

PDK: Qeveria ta sjellë sa më parë për votim në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e SpecializuaraPr...
29/09/2026

PDK: Qeveria ta sjellë sa më parë për votim në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Prishtinë, 29 shtator – Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të procedohet sa më parë për votim në Kuvend.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, A***n Tahiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të mos e zvarrisë këtë proces.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të nisë pa vonesë procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Qeveria e Kosovës nuk duhet të guxojë ta zvarrisë këtë proces. Ndërsa institucionet e Republikës duhet të garantojnë mbështetje të plotë institucionale dhe financiare për ekipet mbrojtëse”, tha ai.

Tahiri u ka bërë thirrje të gjitha partive politike për maturi politike, përgjegjësi dhe kontribut konkret, sepse UÇK është e të gjithëve.

“Ne, si përfaqësues të popullit, thjesht po e përcjellim kërkesën e qytetarëve. Ata burra që dhanë kontributin e tyre që ne të jetojmë të lirë, duhet të jenë sa më shpejt të lirë dhe të dëshmohet e vërteta për luftën tonë çlirimtare. Nuk do të ndalemi. Si Grup Parlamentar dhe si Parti, do të bëjmë më të mirën për të kontribuar në këtë proces”, shtoi ai.

Ndërsa, deputeti Përparim Gruda tha se ndryshimet e propozuara në këtë ligj nuk prishin asnjë detyrim që Kosova ka marrë, me amandamentet kushtetuese dhe me marrëveshjen e ratifikuar me BE.

“Gjykata Speciale është themeluar me qëllimin për të hetuar trafikimin e organeve. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve dhe aktgjykimi në shkallë të parë, ka vërtetuar që ata, të katërtit nuk kanë lidhje me trafikim organesh. Duke qenë se ata akuzohen përtej kësaj, ne mendojmë që është e mundur që në shkallë të tretë përmes këtij ligji të garantohet një gjykim në Kosovë, sepse nuk mund të kemi dy sisteme paralele juridike”, theksoi ai.

Gruda duke kërkuar nga Qeveria që sa më shpejtë të japë ta dërgojë Ligjin në Kuvend për miratim në një rrethanë kur Kuvendi mund të shpërndahet më 6 tetor, tha se vullneti politik i një populli nuk i nënshtrohet diktatit të askujt.

“Ligji është hartuar me një ekspertizë të lartë të njerëzve që kanë punuar në PDK, jashtë PDK-së. Kjo nuk do të thotë që nuk jemi të hapur të dëgjojmë opinione tjera për ta përmirësuar cilësinë e ligjit. Asnjë zyrë administrative e qeverisë dhe asnjë zyrë tjetër kudo qoftë brenda institucioneve të Kosovës, nuk ka të drejtë të mbajë peng vullnetin e popullit të Kosovës dhe të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për të miratuar një ligj që mbron historinë e Kosovës. Ky nuk është ligj i PDK-së”, theksoi ai.

29/09/2026

🔴LIVE - PDK mban konferencë për media

28/09/2026

Fjala e kryetarit të Grupit Parlamentar të PDK-së, A***n Tahiri pas miratimit të Deklaratës në mbrojtje të UÇK-së, në Kuvendin e Kosovës

PDK falënderon deputetët për miratimin e deklaratës në mbrojtje të UÇK-së: Tani është radha e votimit të ndryshimeve në ...
28/09/2026

PDK falënderon deputetët për miratimin e deklaratës në mbrojtje të UÇK-së: Tani është radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Prishtinë, 28 shtator – Partia Demokratike e Kosovës përshëndet miratimin nga Kuvendi të deklaratës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Partia Demokratike e Kosovës falënderon të gjitha grupet parlamentare për mbështetjen dhe kontributin në harmonizimin e tekstit të deklaratës së propozuar nga grupi ynë parlamentar.

Sot, Kuvendi shprehu qëndrimin e tij për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare dhe kundërshtimin e aktgjykimit që e vlerëson të padrejtë. Ky është një hap i rëndësishëm i vullnetit të përbashkët politik. Tani ai vullnet duhet të kthehet në veprim konkret.

Radha është e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga PDK. Kërkojmë nga Qeveria që ta procedojë pa vonesë në Kuvend dhe nga të gjitha grupet parlamentare që ta trajtojnë e votojnë me urgjencë.

Deklarata shpreh qëndrimin e Kuvendit. Votimi i ligjit është hapi i radhës për t’i dhënë përgjigje institucionale kërkesave që kemi ngritur. PDK do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së dhe për një proces të drejtë ndaj ish-krerëve të saj.

Sot u dëshmua se mund të ndërtohet vullnet i përbashkët për mbrojtjen e vlerave tona. Tani kërkojmë që i njëjti vullnet të dëshmohet edhe në votimin e ligjit.

Sot bëhen 28 vjet nga rënia e heronjve Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdaraj. Mësuesi Vesel dhe dy nxënësit e...
26/09/2026

Sot bëhen 28 vjet nga rënia e heronjve Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdaraj.

Mësuesi Vesel dhe dy nxënësit e tij u flijuan në mbrojtje të popullatës civile të Abrisë duke dëshmuar se liria kërkon sakrificë dhe guxim të pashoq.

Po atë ditë, në të njëjtin vend, ndodhi një nga krimet më të makabre të kryera nga regjimi serb. 23 anëtarë të familjes Deliu, të paarmatosur e të strehuar në pyll, u masakruan pamëshirshëm. Fëmijë, gra e pleq u ekzekutuan me gjakftohtësi, si pjesë e politikës gjenocidale të Serbisë në Kosovë.

E përjetshme qoftë lavdia për heronjtë Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdaraj!

Lavdi martirëve të familjes Deliu!

Hamza në Këshillin Drejtues të PDK-së: Pas aktgjykimit në Hagë, mbrojtja e çlirimtarëve dhe e së vërtetës për luftën të ...
25/09/2026

Hamza në Këshillin Drejtues të PDK-së: Pas aktgjykimit në Hagë, mbrojtja e çlirimtarëve dhe e së vërtetës për luftën të jetë prioritet shtetëror

Prishtinë, 25 shtator – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së ka kërkuar që institucionet e Kosovës të veprojnë me urgjencë pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë.

Hamza tha se mbrojtja e ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe kundërshtimi i narrativave që e shtrembërojnë luftën çlirimtare duhet të jenë ndër prioritetet kryesore të PDK-së dhe të shtetit.

“Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre u është bërë një padrejtësi e madhe. Aktgjykimi ndaj tyre është i padrejtë, i papranueshëm dhe i ndikuar politikisht. Përgjegjësia jonë e parë është që të mos i lëmë vetëm”, tha Hamza.

Ai theksoi se angazhimi për mbrojtjen e tyre duhet të zhvillohet brenda ligjit dhe institucioneve, duke u siguruar atyre mbrojtjen më të mirë të mundshme në fazat e ardhshme të procesit.

Hamza tha se aktgjykimi ka edhe pasoja politike e historike, të cilave Kosova duhet t’u përgjigjet me fakte, dokumente, veprim institucional dhe diplomaci.

“UÇK-ja dhe Perëndimi ishin aleatë në vitin 1999. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-ja dhe aleatët tanë perëndimorë ishin pjesë e përpjekjes së përbashkët që i dha fund luftës dhe hapi rrugën për lirinë e Kosovës. Prandaj, çdo deformim i historisë së luftës sonë prek edhe historinë e kësaj aleance”, u shpreh ai.

Duke folur për projektligjin e propozuar nga PDK, Hamza sqaroi se nisma synon rishikimin e fushëveprimit të Dhomave të Specializuara, jo mbylljen e tyre.

Projektligji parasheh që çështjet që nuk lidhen me pretendimet e raportit të Dick Martyt të transferohen në sistemin e drejtësisë në Kosovë, së bashku me dosjet, provat dhe materialet përkatëse.

Hamza tha se nisma propozon edhe mundësinë e monitorimit nga organizata ndërkombëtare profesionale e të pavarura të standardeve të gjykimit të drejtë, kohëzgjatjes së proceseve, kushteve të paraburgimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Ai sqaroi se propozimi nuk ndërhyn në fazën aktuale të proceseve, të cilat vazhdojnë deri në përfundim të Apelit.

“Tani duhet të veprohet edhe si shtet. Kuvendi duhet ta bëjë pjesën e vet. Qeveria duhet ta bëjë pjesën e vet. Edhe PDK do ta bëjë pjesën e vet”, deklaroi ai.

Në fund, Hamza bëri thirrje për mobilizim në protestën e 1 tetorit në Prishtinë, nga ora 16:00.

“Le ta ngrisim bashkë zërin kundër padrejtësisë më 1 tetor”, tha kryetari i PDK-së.

Në fillim të mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së u mbajt një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së humanistes dhe intelektuales, Flora Brovina, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë.

Në fillim të mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së u mbajt një minut heshtje në nderim të jetës dhe veprës së humani...
25/09/2026

Në fillim të mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së u mbajt një minut heshtje në nderim të jetës dhe veprës së humanistes dhe intelektuales, Flora Brovina, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë.

Tahiri: PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për Hagën, deklaratë të Kuvendit dhe votimin e ligjit për Dhomat e Speciali...
25/09/2026

Tahiri: PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për Hagën, deklaratë të Kuvendit dhe votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Prishtinë, 25 shtator – Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, A***n Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se PDK kërkon thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Tahiri tha se në këtë seancë Kuvendi duhet të miratojë një deklaratë të përbashkët dhe të votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ai kërkoi që projektligji të trajtohet me urgjencë.

“Isha këtu në emër të PDK-së, me qëllimin e vetëm për të kërkuar që Kuvendi i Republikës së Kosovës të sillet me përgjegjshmëri, të reflektojë ndërgjegje, gatishmëri dhe të bëjë veprimet e nevojshme, të duhura dhe urgjente karshi situatës me të cilën po ballafaqohet vendi ynë”, tha Tahiri.

Ai theksoi se pas aktgjykimit të 16 shtatorit kërkohet unitet politik dhe një qëndrim i qartë institucional.

“UÇK është e të gjithëve dhe të gjithë bashkërisht kemi obligim moral dhe kombëtar me e mbrojtë atë dhe me i mbrojtë çlirimtarët tanë atje, si dhe me pasë platformë konkrete të veprimit, në mënyrë që shteti me iu qëndru prapa dhe procesi me pasë epilog të dinjitetshëm dhe drejtësia me u kthy në vend”, u shpreh ai.

Sipas Tahirit, qytetarët po kërkojnë me të drejtë që partitë politike të bashkohen në një përgjigje ndaj aktgjykimit.

PDK vlerëson se hapi urgjent i Kuvendit është votimi i ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Sot, në 3-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim He**in e Kosovës, rreshterin Afrim Bunjaku. Më 24 shtator 2023, në Banjs...
24/09/2026

Sot, në 3-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim He**in e Kosovës, rreshterin Afrim Bunjaku.

Më 24 shtator 2023, në Banjskë, Afrim Bunjaku u vra nga terroristë serbë në krye të detyrës, duke mbrojtur Republikën e Kosovës.

Sakrifica e tij mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun. Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonë.

E përjetshme qoftë lavdia për He**in Afrim Bunjaku!

Address

Bulevardi "Nënë Tereza" Nr. 9
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Demokratike e Kosovës - PDK posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Partia Demokratike e Kosovës - PDK:

Shortcuts

Share