Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Call Directions Website Contact the organization

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, është një institucion nën varësi të Ministrisë së Drejtësisë

26/11/2026

NJOFTIM PËR SHTYP

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon se, në IEVP Burrel, gjatë kryerjes së shërbimit nga strukturat e sigurisë, është regjistruar një incident me pasoja për shëndetin e një punonjësi të Policisë së Burgjeve.

Në momentin e hapjes së derës së dhomës së banimit, i dënuari D.I ka ndërmarrë një veprim të dhunshëm ndaj punonjësit të grupit të sigurisë, inspektor A.B, duke e goditur në befasi me një ekspres kafeje dhe duke i shkaktuar dëmtime në zonën e kokës.

Menjëherë pas incidentit, strukturat e sigurisë kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës, duke bërë të mundur ndërprerjen e veprimeve të dhunshme dhe rikthimin e kontrollit në institucion.
Inspektorit iu dha ndihma e parë në ambientet e IEVP Burrel dhe më pas u shoqërua për vizitë mjekësore në Spitalin e Matit. Sipas vlerësimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën
Pas marrjes së informacionit për incidentin, drejtues të lartë të Policisë së Burgjeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë mbërritur në IEVP Burrel për të ndjekur nga afër situatën dhe për të vlerësuar masat e marra. Në vijim, ata kanë vizituar punonjësin e dëmtuar në banesën e tij, pas daljes nga spitali, duke i shprehur mbështetjen dhe solidaritetin institucional.

Për rastin është përpiluar raporti përkatës i incidentit, ndërsa janë njoftuar autoritetet kompetente dhe AMSEVP për vijimin e veprimeve procedurale dhe trajtimin e mëtejshëm të ngjarjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dënon me vendosmëri çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë së Burgjeve, të cilët përmbushin detyrën e tyre në garantimin e sigurisë, rendit dhe zbatimit të ligjit në institucionet penitenciare.
Njëkohësisht, Drejtoria shpreh mbështetjen e plotë për punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe garanton marrjen e masave për mbulimin e shpenzimeve mjekësore të punonjësit të dëmtuar, deri në rikuperimin e plotë të gjendjes së tij shëndetësore, duke i uruar atij shërim të shpejtë.

🤝 Bashkëpunim i konsoliduar me OSBE-në për modernizimin e sistemit penitenciarDrejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj...
26/11/2026

🤝 Bashkëpunim i konsoliduar me OSBE-në për modernizimin e sistemit penitenciar

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj. Sadleva Bodo, priti sot në takim Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran, për ta uruar për detyrën e re dhe për të rikonfirmuar mbështetjen e OSBE-së për reformën penitenciare.

Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe prioritetet e përbashkëta për të ardhmen, me fokus në forcimin e kapaciteteve profesionale të personelit, përmirësimin e sigurisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e programeve të rehabilitimit dhe riintegrimit.

Kontributi i OSBE-së ndër vite ka qenë i rëndësishëm në përmirësimin e legjislacionit, trajnimin e personelit, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe zhvillimin e arsimit të specializuar në fushën penitenciare.

Një tjetër hap i rëndësishëm është projekti i trajnimit për administrimin e burgut të hapur, në kuadër të regjimit të gjysmë-lirisë, që synon përafrimin me praktikat më të mira europiane.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vlerëson bashkëpunimin me OSBE-në si një partneritet të rëndësishëm në vijim të reformës dhe modernizimit të sistemit penitenciar shqiptar.

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E BURGJEVE ORGANIZON TRYEZËN NDËRINSTITUCIONALE “SFIDAT E PROCESIT TË RIINTEGRIMIT TË TË BURGOS...
25/11/2026

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E BURGJEVE ORGANIZON TRYEZËN NDËRINSTITUCIONALE “SFIDAT E PROCESIT TË RIINTEGRIMIT TË TË BURGOSURVE – RRUGA DREJT PROGRESIT”

Nën kujdesin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve, znj. Sadleva Bodo, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ditën e djeshme më datë 24.11.2026, u organizua tryeza ndërinstitucionale me temë “Sfidat e procesit të riintegrimit të të burgosurve – Rruga drejt progresit”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë që kontribuojnë në procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të privuar nga liria.
Në fokus të diskutimeve ishin arritjet e sistemit penitenciar në fushën e rehabilitimit, sfidat e përbashkëta, forcimi i mekanizmave të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe garantimi i vazhdimësisë së mbështetjes për personat e privuar nga liria, gjatë vuajtjes së dënimit dhe pas rikthimit të tyre në komunitet.
Një rëndësi e veçantë iu kushtua koordinimit të veprimeve dhe angazhimit të përbashkët institucional, me qëllim rehabilitimin, riintegrimin social dhe parandalimin e përsëritjes së veprave penale.
Përmes kësaj iniciative, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve riafirmon angazhimin për konsolidimin e një sistemi të integruar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të riintegrimit social, në funksion të reduktimit të recidivizmit dhe rritjes së sigurisë në shoqëri.
Një falënderim i veçantë për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës, Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve dhe Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas, për pjesëmarrjen, kontributin dhe bashkëpunimin e tyre në këtë tryezë.
Riintegrimi nuk është përgjegjësi e një institucioni të vetëm. Është një përgjegjësi e përbashkët, në funksion të individit dhe të sigurisë së shoqërisë.

FOKUSI I JAVËS 📸
22/11/2026

FOKUSI I JAVËS 📸

Java 16-20 nëntor 2026 pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të sistemit penitenciar për garantimin e sigurisë, rehabilitimi...
21/11/2026

Java 16-20 nëntor 2026 pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të sistemit penitenciar për garantimin e sigurisë, rehabilitimin e personave të privuar nga liria dhe përmirësimin e standardeve të shërbimit.

21/11/2026

Toni Gogu

VIZITË MONITORUESE NË IEVP DURRËSDrejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj. Sadleva Bodo, zhvilloi një vizitë monitorue...
19/11/2026

VIZITË MONITORUESE NË IEVP DURRËS

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj. Sadleva Bodo, zhvilloi një vizitë monitoruese në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të veprimtarisë së institucioneve penitenciare, vlerësimit të kushteve dhe ndjekjes së problematikave të evidentuara.

Fillimisht, ajo u prit nga stafi drejtues dhe administrativ i institucionit, ku u prezantua situata aktuale, u diskutuan problematikat dhe sfidat e evidentuara në të gjithë sektorët, si dhe u analizua ecuria e punës dhe funksionimi i institucionit.
Në vijim, Drejtoresha e Përgjithshme zhvilloi një takim me përfaqësues të Dhomës Vendore të Avokatisë Durrës, ku shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për kontributin e tyre të rëndësishëm në rinovimin e ambienteve të takimeve me avokatët. Falë këtij bashkëpunimi, janë rikonstruktuar tre ambiente me kushte bashkëkohore, të cilat do të vihen në dispozicion të personave të privuar nga liria për zhvillimin e takimeve me mbrojtësit e tyre ligjorë.

Një pjesë e rëndësishme e vizitës iu kushtua inspektimit të drejtpërdrejtë të ambienteve dhe shërbimeve të institucionit. Vlen të theksohet se IEVP Durrës ndodhet në një godinë tejet të amortizuar, si dhe në një vendndodhje e cila është përballur me përmbytje disa herë gjatë viteve të fundit. Kjo situatë përbën një problematikë të rëndësishme, e cila kërkon vëmendje dhe vlerësim të posaçëm.
Drejtoresha vizitoi ambientet e kuzhinës, klasat e arsimit dhe kurset e formimit profesional, ambientet shëndetësore, farmacinë dhe shërbimin stomatologjik, duke u njohur nga afër me kushtet dhe funksionimin e tyre.

Gjithashtu, ajo zhvilloi takime të drejtpërdrejta me personat e privuar nga liria, duke dëgjuar me vëmendje shqetësimet, kërkesat dhe problematikat e ngritura prej tyre. Drejtoresha e Përgjithshme shprehu angazhimin e saj personal, si dhe të strukturave kompetente të institucionit, për shqyrtimin e çdo kërkese dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjatë vizitës u trajtua në mënyrë të veçantë edhe ngjarja e datës 15.11.2026, ku i dënuari I.B. mbeti i dëmtuar pas një incidenti me të dënuarin M.B., i cili ka probleme të shëndetit mendor.
Megjithëse rasti është në shqyrtim nga strukturat inspektuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, znj. Bodo zhvilloi takime të drejtpërdrejta me të dy të dënuarit, për t'u njohur nga afër me situatën dhe rrethanat e ngjarjes.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar që çdo proces dhe veprimtari në IEVP Durrës dhe në të gjitha institucionet penitenciare të zhvillohet me përgjegjësi, profesionalizëm dhe në zbatim të plotë të ligjit.

🤝  Një partneritet në shërbim të rehabilitimit, dinjitetit dhe riintegrimit social personave të privuar nga liriaDrejtor...
16/11/2026

🤝 Një partneritet në shërbim të rehabilitimit, dinjitetit dhe riintegrimit social personave të privuar nga liria

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj. Sadleva Bodo, mirëpriti sot në një takim Drejtoreshen Kombëtare të Caritas-it Shqiptar, znj. Juljana Reso.

Takimi shërbeu për të vlerësuar bashkëpunimin e konsoliduar ndër vite ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Caritas-it Shqiptar, si dhe për të diskutuar mbi mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të iniciativave të përbashkëta në mbështetje të rehabilitimit dhe riintegrimit socio-ekonomik të personave të privuar nga liria.

Vëmendje e veçantë iu kushtua programeve të zhvilluara në Institucionin e të Miturve Kavajë dhe në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Pojskë, të cilat kanë në fokus dy kategori veçanërisht vulnerabël: të miturit dhe gratë në konflikt me ligjin.

Në këtë kuadër, u diskutua edhe për rëndësinë e vijimit dhe forcimit të bashkëpunimit, me qëllim zgjerimin e mundësive dhe mbështetjes për personat e privuar nga liria, si gjatë vuajtjes së dënimit, ashtu edhe pas lirimit.

Mesazhi gjatë takimit ishte i qartë: Rehabilitimi nuk përfundon me vuajtjen e dënimit! Ai kërkon mbështetje të vazhdueshme, mundësi për arsimim, formim profesional, punësim dhe riintegrim të qëndrueshëm në shoqëri. Ky proces kërkon angazhimin dhe bashkëpunimin e shumë aktorëve institucionalë e shoqërorë, veçanërisht të pushtetit vendor, institucioneve të punësimit, familjeve dhe komunitetit, për të krijuar mundësi reale dhe për të garantuar një rikthim dinjitoz të këtyre personave në jetën shoqërore.

Falënderojmë Caritas Europa dhe Caritas-in Shqiptar për partneritetin, përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar! 🤝

Address

Rruga "Zef Serembe", Tufinë
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:

Shortcuts

Share