Teatri Metropol - Qendra Kulturore Tirana

Teatri Metropol - Qendra Kulturore Tirana Qëndra Kulturore Tirana është institucioni publik që përfshin Teatrin Metropol, Ansamblin Folkorik “T

Fokusi i Qendrës Kulturore është që t’i ofrojë kryeqytetit eksperienca artistike cilësore dhe të larmishme, duke u krijuar hapësirat e nevojshme artistëve të të gjitha brezave, duke nxitur dhe mbështetur krijimin, realizimin dhe interpretimin e veprave cilësore shqiptare. Në tërë aktivitetin dhe veprimtarinë e saj QKT mbështet vlerat e kulturës dhe të artit kombëtar, si dhe vlerat më të mira të ku

lturës dhe të artit botëror, per të ofruar edukim dhe argëtim për të gjitha shtresat dhe grupmoshat e shoqërisë.

24/06/2026

“Forca e Grupit” është një komedi franceze mjaft e suksesshme. Vepra sillet rreth disa pacientëve me forma të ndryshme të Çrregullimit Obsesiv-Kompulsiv (OCD). Të bllokuar në sallën e pritjes së një klinike kur fluturimi i mjekut vonohet, ata zhvillojnë terapinë e tyre të improvizuar...Situatat komike dhe batutat janë pjesë e pandarë e shfaqjes e cila ne fundin e saj zbulon një prej virtyteve më të larta humane!

Ju ftojmë te beheni pjesë e kësaj klinike skenike, pasi te gjithë ne kemi nevoj për një lloj konsulte, në fund të fundit, nuk ka ilaç më të mirë se e qeshura!
Kohëzgjatja e shfaqjes: 40 min
Sot, ora 18:00
Teatri Metropol, Salla Cehov.
Rezervoni ne nr: 0677414080

🎭✨ Shfaqja përmbyllëse e Kampit të Fëmijëve në Teatrin Metropol solli në skenë një udhëtim krijues të ndërtuar gjatë jav...
18/06/2026

🎭✨ Shfaqja përmbyllëse e Kampit të Fëmijëve në Teatrin Metropol solli në skenë një udhëtim krijues të ndërtuar gjatë javëve të kampit përmes lojës, imagjinatës dhe punës së përbashkët.

Gjatë këtij procesi, fëmijët eksploruan botën e riteve, traditave dhe zakoneve që janë përcjellë ndër breza, duke i interpretuar ato me këndvështrimin dhe energjinë e tyre unike.

Shfaqja ishte kurorëzimi i një eksperience artistike ku krijimtaria, bashkëpunimi dhe guximi për të dalë në skenë u kthyen në momentin më të bukur të këtij rrugëtimi. ✨

Faleminderit të gjithë fëmijëve, prindërve dhe stafit që u bënë pjesë e kësaj aventure të veçantë në Teatrin Metropol. 💛🎭

17/06/2026

Gjatë Kampit Veror të Teatrit, fëmijët kanë punuar intensivisht çdo ditë, duke zhvilluar aftësitë e tyre artistike, kreativitetin dhe vetëbesimin. Përveç mësimit dhe aktiviteteve të shumta, ata kanë krijuar miqësi të reja, kanë ndarë momente të bukura së bashku dhe kanë mbledhur kujtime që do t’i shoqërojnë për një kohë të gjatë.✨

17/06/2026

🎭 Po sikur një hipnotizues të të zbulonte çdo gënjeshtër që ke thënë ndonjëherë?
A do të kishe guximin të përballeshe me të vërtetën? Sidomos kur këto të vërteta zbulohen mes një çifti!?
Këtë fundjavë- 19,20 dhe 21 Qershor, skena e Teatrit Metropol kthehet në një arenë ku sekretet dalin në dritë, maskat bien.
“Detektori i gënjeshtrave” me Çubi Metkën, Kejdi Gishton dhe Erdit Asllanaj, vjen nën regjinë e Valdrin Hasanit.
Një shfaqje që sjell personazhe të gjalla, plot humor, tension dhe surpriza, që do t’ju bëjnë të qeshni me lot, por edhe të reflektoni mbi të vërtetat që fshehim çdo ditë.
Jo thjesht një komedi, por një pasqyrë therëse e marrëdhënieve në çift.
📍 Teatri Metropol
📅 19, 20 dhe 21 Qershor
🎟️ + 355 67 227 0668

🎭 Po sikur një hipnotizues të të zbulonte çdo gënjeshtër që ke thënë ndonjëherë?A do të kishe guximin të përballeshe me ...
15/06/2026

🎭 Po sikur një hipnotizues të të zbulonte çdo gënjeshtër që ke thënë ndonjëherë?
A do të kishe guximin të përballeshe me të vërtetën? Sidomos kur këto të vërteta zbulohen mes një çifti!?
Këtë fundjavë- 19,20 dhe 21 Qershor, skena e Teatrit Metropol kthehet në një arenë ku sekretet dalin në dritë, maskat bien.
“Detektori i gënjeshtrave” me Çubi Metkën, Kejdi Gishton dhe Erdit Asllanaj, vjen nën regjinë e Valdrin Hasanit.
Një shfaqje që sjell personazhe të gjalla, plot humor, tension dhe surpriza, që do t’ju bëjnë të qeshni me lot, por edhe të reflektoni mbi të vërtetat që fshehim çdo ditë.
Jo thjesht një komedi, por një pasqyrë therëse e marrëdhënieve në çift.
📍 Teatri Metropol
📅 19, 20 dhe 21 Qershor

12/06/2026

✨ Skena po merr jetë ngadalë. Mes lojës, lëvizjes dhe punës në grup, fëmijët po hedhin themelet e shfaqjes së tyre të parë. 🎭

Tashmë jemi gati të nisim javën e dytë – një etapë ku idetë marrin formë më të qartë, grupi forcon bashkëpunimin dhe çdo provë na afron më shumë me skenën.

Me kuriozitet, përkushtim dhe shumë imagjinatë, fëmijët vazhdojnë të krijojnë së bashku një përvojë që do të kulmojë me shfaqjen e tyre të parë. ✨🎭

Në proces krijimi. ✨Mes lojës, lëvizjes, vallëzimit dhe ushtrimeve të zërit, fëmijët e kampit tonë po ndërtojnë hap pas ...
10/06/2026

Në proces krijimi. ✨
Mes lojës, lëvizjes, vallëzimit dhe ushtrimeve të zërit, fëmijët e kampit tonë po ndërtojnë hap pas hapi shfaqjen e tyre të parë. 🎭

Address

Rruga Ded Gjo Luli
Tirana
1001

Opening Hours

Tuesday 09:00 - 21:00
Wednesday 09:00 - 21:00
Thursday 09:00 - 21:00
Friday 09:00 - 21:00
Saturday 09:00 - 21:00
Sunday 09:00 - 23:00

Telephone

+355672270668

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Teatri Metropol - Qendra Kulturore Tirana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Teatri Metropol - Qendra Kulturore Tirana:

Share