ASPA - Shkolla Shqiptare e Administrates Publike

Call Directions Website Contact the organization

ASPA - Shkolla Shqiptare e Administrates Publike Aktiviteti i ASPA-s synon formimin profesional të nëpunësve civilë, si dhe çdo individi tjetër

🔐 Siguria kibernetike: Kërcënimet aktuale, mashtrimet online dhe masat mbrojtëseASPA, në bashkëpunim me Autoritetin Komb...
19/11/2026

🔐 Siguria kibernetike: Kërcënimet aktuale, mashtrimet online dhe masat mbrojtëse

ASPA, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), organizon një webinar informues mbi kërcënimet aktuale kibernetike, format e mashtrimeve online, përfshirë Phishing, Smishing dhe Vishing, si dhe sigurinë e informacionit në mjedisin profesional dhe personal.

📅 25 nëntor 2026, ora 10:00–11:00
💻 Microsoft Teams
👤 Trajnues: Orjon Xhyra

🔗 Regjistrohu këtu: f5f3466b-2682-4223-9e79-471c34825509@f5d8b812-606a-42ba-8cf9-3371cfe29c72?source=copyLinkLegacyShareLinkDialog" rel="ugc" target="_blank">https://events.teams.microsoft.com/event/f5f3466b-2682-4223-9e79-471c34825509@f5d8b812-606a-42ba-8cf9-3371cfe29c72?source=copyLinkLegacyShareLinkDialog

🎓15 trajnerë të certifikuar në fushën e Sigurisë Kibernetike!🤝 ASPA, në bashkëpunim me AKSK dhe me mbështetjen e program...
19/11/2026

🎓15 trajnerë të certifikuar në fushën e Sigurisë Kibernetike!

🤝 ASPA, në bashkëpunim me AKSK dhe me mbështetjen e programit “Joint Programme on Good Governance in Cybersecurity”, të zbatuar nga DCAF, zhvilloi në datat 17–18 nëntor 2026 trajnimin “Trajnim për Trajnerë në fushën e Sigurisë Kibernetike”.

👏 Urime të certifikuarve dhe suksese në angazhimet e tyre!

📌 ASPA vijon angazhimin për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe performancës institucionale!Në bashkëpunim me Shk...
18/11/2026

📌 ASPA vijon angazhimin për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe performancës institucionale!

Në bashkëpunim me Shkollën Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), zhvilluam workshop-in e konsensusit në kuadër të zbatimit të modelit të përbashkët të vlerësimit CAF.

Gjatë dy ditëve, grupi i vetëvlerësimit të ASPA-s diskutoi dhe analizoi rezultatet e procesit të vetëvlerësimit institucional, duke identifikuar pikat e forta, fushat që kërkojnë përmirësim dhe masat konkrete për zhvillimin e mëtejshëm të institucionit.

🤝 Aktiviteti u lehtësua nga ekspertët Thomas Prorok dhe Slaven Bukarica.

18/11/2026
🤝Shkolla Shqiptare e Administratës Publike në bashkëpunim me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të...
17/11/2026

🤝Shkolla Shqiptare e Administratës Publike në bashkëpunim me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zhvilloi më 12 nëntor 2026 trajnimin me temë “E drejta e informimit dhe mbrojtja e të dhënave personale”.

Në trajnim morën pjesë drejtues të nivelit të lartë dhe drejtues të nivelit të mesëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

🎯 Trajnimi u përqendrua në forcimin e njohurive dhe aftësive drejtuese për zbatimin e kuadrit ligjor, me fokus të veçantë te transparenca institucionale, përgjegjshmëria dhe mbrojtja e të dhënave personale.

🤝 Përmes këtij bashkëpunimi, ASPA vijon të kontribuojë në zhvillimin profesional të administratës publike, duke promovuar praktika që forcojnë transparencën, administrimin e përgjegjshëm të informacionit dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve.

13/11/2026

💻 🚨
Ndani mendimet tuaja për platformën unike Transparent Albania dedikuar shpenzimeve publike.

💬 Ftohen të kontribuojnë:

▪️ Organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në fushat e shtetit të së drejtës, llogaridhënies dhe transparencës;
▪️ Hulumtuesit dhe përfaqësuesit e komunitetit akademik;
▪️ Qytetarët.

Plotësoni formularin online në linkun https://mapa.gov.al/newsroom/njoftim-per-konsultim-publik-mbi-platformen-transparentalbania/ deri më 30 nëntor.

---

Këto masa janë realizuar në kuadër të Agjendës së Reformave të Shqipërisë dhe të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

📣THIRRJE PËR APLIKIM🤝Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Siguri...
05/11/2026

📣THIRRJE PËR APLIKIM

🤝Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) dhe me mbështetjen e programit “Joint Programme on Good Governance in Cybersecurity”, të zbatuar nga DCAF – Geneva Centre for Security Sector Governance, organizon trajnimin 2 ditor “Trajnim për Trajnerë në fushën e Sigurisë Kibernetike" dhe fton ekspertët e kësaj fushe të aplikojnë për pjesëmarrje.

Kriteret e detyrueshme për aplikim:
-Të kenë minimumi 3 vite përvojë pune në fushën e sigurisë kibernetike.
-Të zotërojnë diplomë “Master i Shkencave”, me 120 kredite ECTS.

📑Dokumentacioni i kërkuar:
-Kopje e dokumentit të identifikimit (ID);
-CV;
-Letër interesi;
-Diplomë Master e noterizuar;
-Gradë/titull shkencor i noterizuar (nëse disponohet);
-Librezë pune e noterizuar.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti brenda datës 11 nëntor 2026, duke pasur parasysh se numri i vendeve është i kufizuar.

Kandidatët që do të përzgjidhen dhe do të certifikohen me sukses si trajnerë do të bëhen pjesë e rrjetit të trajnerëve të ASPA-s në fushën e sigurisë kibernetike, me mundësi angazhimi në zhvillimin e trajnimeve në këtë fushë.

📥Aplikimet dorëzohen në adresën Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 33, ish-Hoteli i Oficerave, kati 6, Tiranë.

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) fton punonjësit e strukturave të Burimeve Njerëzore të marrin pjesë në ...
04/11/2026

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) fton punonjësit e strukturave të Burimeve Njerëzore të marrin pjesë në një sesion informues mbi procesin e Vlerësimit të Nevojave për Trajnim për vitin 2027.

Gjatë sesionit do të jepen udhëzime praktike për plotësimin e pyetësorit të VNT-së, si dhe do të diskutohen pyetjet dhe paqartësitë lidhur me këtë proces.

📅 5 nëntor 2026
🕚 Ora 11:00
💻 Online

Kontributi i institucioneve në identifikimin e nevojave për trajnim është thelbësor për hartimin e Planit të Trajnimeve të ASPA-s për vitin 2027.

Address

Boulevard "Zhan D'Ark", Nr. 33, Ish/Hoteli Oficerave, Kati 6, Tiranë, Shqipëri
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35542240759

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ASPA - Shkolla Shqiptare e Administrates Publike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to ASPA - Shkolla Shqiptare e Administrates Publike:

Shortcuts

Share