26/11/2026
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me ambasadën e Rumanisë dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit (UNODC), organizuan një trajnim të specializuar për të forcuar kapacitetet e profesionistëve të drejtësisë në hetimin e skemave komplekse të korrupsionit në prokurimet publike dhe trajtimin e përgjegjësisë penale të personave juridikë.
Trajnimi mblodhi ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë për të shqyrtuar mënyrat se si shkeljet në prokurimet publike mund të identifikohen, hetohen dhe lidhen me veprat penale. Pjesëmarrësit u njohën me praktikat e mira ndërkombëtare, përfshirë përvojën hetimore nga Rumania🇷🇴 dhe këndvështrimin e UNODC-së🇺🇳 mbi korrupsionin dhe mashtrimin në prokurimet publike.
Trajnimi trajtoi edhe aspekte kyçe të kontrollit gjyqësor të vendimeve administrative të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Komisionit të Prokurimit Publik, si dhe qasje praktike për hetimin e skemave komplekse të korrupsionit.
Ky trajnim është pjesë e mbështetjes së vijueshme të Prezencës së OSBE-së për forcimin e shtetit të së drejtës, integritetit dhe llogaridhënies në Shqipëri.
***
The OSCE Presence in Albania and the School of Magistrates, in co-operation with the Embassy of Romania and the United Nations Office on Drugs and Crime (UNODC), organized a specialized training to strengthen justice professionals’ capacity to investigate complex corruption schemes in public procurement and address the criminal liability of legal persons.
The training brought together national and international experts to examine how procurement violations can be identified, investigated and linked to criminal offences. Participants also explored international good practices, including investigative experiences from Romania🇷🇴 and the UNODC🇺🇳 perspective on corruption and fraud in public procurement.
The training addressed key aspects of judicial review of administrative decisions issued by the Public Procurement Agency and the Public Procurement Commission, alongside practical approaches to investigating complex corruption schemes.
The training is part of the OSCE Presence’s ongoing support for strengthening the rule of law, integrity and accountability in Albania.
________________________
Shkolla e Magjistraturës
Ambasada României în Republica Albania
UNODC - United Nations Office on Drugs and Crime