Partia Levizja e Legalitetit

Partia Levizja e Legalitetit Eshtë një parti kombëtare me qendër në Tiranë e cila kërkon restuarimin e Monarkisë në Shqipëri.

16/09/2026

DEKLARATË E OBORRIT MBRETËROR SHQIPTAR

Sot, në ditën kur në Hagë shpallet vendimi i Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, Oborri Mbretëror Shqiptar u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që këtë ditë ta presin me qetësi, dinjitet, maturi dhe besim në drejtësi.

Ne besojmë se e vërteta do të triumfojë.

Përtej çdo vendimi gjyqësor, një e vërtetë historike mbetet e patjetërsueshme, Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi një luftë të drejtë për lirinë e popullit shqiptar të Kosovës.

Ishte lufta që vrau frikën dhe riktheu dinjitetin tonë kombëtar. Ishte sakrifica e bijve dhe bijave më të mirë të këtij vendi për lirinë e tij.

Ne besojmë se lufta e UÇK-së është e pastër dhe se asnjë akuzë nuk mund ta njollosë dot qëllimin e saj çlirimtar, sakrificën e dëshmorëve dhe të vërtetën e një populli.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në kujtesën e Kombit Shqiptar, janë dhe do të mbeten luftëtarë të lirisë dhe çlirimtarë të Kombit.

I presim me besim të kthehen në atdhe si triumfues të Drejtësisë, me kokën lart dhe me emrin e pastër, të çliruar nga balta e hedhur mbi ta dhe mbi luftën e UÇK-së nga propaganda ruso-serbe dhe përpjekjet për të shtrembëruar historinë.

Liria e Kosovës nuk është një dhuratë e historisë, është një e drejtë e fituar me sakrificë.

Le ta presim vendimin e Gjykatës të bashkuar, me qetësi, dinjitet dhe besim.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit.
Nderim luftëtarëve të lirisë.
Rroftë Kombi Shqiptar!

OBORRI MBRETËROR SHQIPTAR

16/09/2026

DEKLARATË E PARTISË LËVIZJA E LEGALITETIT

Sot, të gjithë bashkëkombasit tanë, në këtë ditë kur pritet shpallja e vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, janë me shpirt, mendje dhe zemër në pritje të këtij vendimi!

PLL duke besuar tek drejtësia është e bindur se e vërteta mbi të drejtën do të triumfojë.

Për Partinë Lëvizja e Legaliteti, lufta për liri e pavarësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbetet lavdi në historinë tonë kombëtare.

Ajo ishte një luftë e drejtë në mbrotje të lirisë, dinjitetit, familjes dhe komtarizmit, kjo përballë genocidit dhe krimeve të luftës të ushtrisë gjakatare serbe të regjimit të Millosheviçit!

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë figura të rëndësishme të organizimit dhe drejtimit gjatë kësaj lufte, ata mbeten pjesë e historisë së saj!

Ne jemi të bindur se ky procesi gjyqësor sot do të mbyllet duke dhënë drejtësi për lirinë e merituar.

Nderim luftëtarëve të lirisë!
Rroftë Kombi Shqiptar!

NDAHET NGA JETA LEGALISTI SHKODRAN, BURHAN AGRIMe dhimbje të thellë morëm lajmin e hidhur se, duke u gdhirë data 16 Shta...
16/09/2026

NDAHET NGA JETA LEGALISTI SHKODRAN, BURHAN AGRI

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e hidhur se, duke u gdhirë data 16 Shtator 2026, është ndarë nga jeta Burhan Agri.

Burhan Agri ishte një personalitet me integritet të lartë moral, intelektual dhe politik, jo vetëm në Shkodër, por edhe më gjerë.

Si një intelektual i mirëfilltë dhe si mësues misionar Ai shërbeu me përkushtim në shumë shkolla të ndryshme.

Ai ishte një legalist i përkushtuar, besnik i filozofisë zogiste dhe i kauzës sonë programore për Rikthimin e Monarkisë.

Gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike, Burhan Agri nuk u lodh dhe nuk u dekurajua asnjëherë në mbrojtje të idealeve zogiste. Ai i përfaqësoi me nder dhe dinjitet legalistët si anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Kryetar i Partisë së Legalitetit, Dega Shkodër, anëtar i Këshillit Kombëtar, si dhe në detyra të tjera në shërbim të PLL.

Burhan Agri (Kruja) ishte djali i madh i Man Krujës, oficer i Xhandarmërisë së Mbretërisë Shqiptare, i cili mbajti lart dhe me krenari një trashëgimi familjare të lidhur me historinë e Shqipërisë.

Në kuadër të 100-vjetorit të “Triumfit të Legalitetit”, u dekorua për vlerat, kontributin dhe përkushtimin e tij të veçantë ndaj kauzës tonë.

Sot, Partia Lëvizja e Legalitetit humbet një prej bashkidealistëve më të përkushtuar, një njeri të dashur dhe një mik tepër të çmuar.

Në emër të Partisë Lëvizja e Legalitetit, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve, miqve dhe gjithë legalistëve për këtë humbje të madhe.
Ceremonia e përcjelljes!
Datë 16/09/2026
Ora 11.00
Qyteti Shkodër

Qofsh i Xhehnetit, Burhan Agri!

14/09/2026

Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami, ka rikthyer në qendër të debatit publik një prej çështjeve më të rëndësishme për të ardhmen e vendit: arsimin dhe nevojën për një reformë të thellë kombëtare në këtë sektor.

Përmes një reagimi publik, Axhami argumenton se problemet e arsimit nuk mund të trajtohen përmes masave të pjesshme apo ndërhyrjeve afatshkurtra, duke kërkuar një platformë të qëndrueshme dhe afatgjatë për zhvillimin e sistemit arsimor shqiptar.

Sipas kreut të PLL-së, shqetësimet për cilësinë e arsimit lidhen edhe me largimin e familjeve nga vendi, tkurrjen e numrit të nxënësve dhe mbylljen e shkollave në zona të ndryshme.

Në fokusin e tij, Axhami vendos edhe sfidat sociale dhe kulturore me të cilat përballet brezi i ri, duke theksuar nevojën për forcimin e rolit të familjes, shkollës dhe komunitetit në formimin e të rinjve.

Ai kërkon që një reformë e re të mos hartohet vetëm nga institucionet, por të përfshijë mësuesit, pedagogët, prindërit, nxënësit, ekspertët dhe shoqërinë.

Platforma e propozuar nga Axhami përfshin disa prioritete: përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, forcimin e rolit dhe statusit të mësuesit, rritjen e cilësisë së teksteve dhe programeve shkollore, respektimin e të drejtave të nxënësve dhe luftën ndaj bullizmit, dhunës dhe varësive.

Një tjetër pikë e rëndësishme është lidhja e arsimit me tregun e punës. Sipas Axhamit, sistemi arsimor duhet t’u japë të rinjve jo vetëm dije, por edhe aftësi praktike dhe perspektivë reale për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Qëndrimi i kreut të PLL-së e vendos arsimin përtej debatit të zakonshëm politik, duke e trajtuar atë si një çështje me ndikim të drejtpërdrejtë në demografinë, ekonominë, familjen dhe të ardhmen e vendit.

Në këtë drejtim, Partia Lëvizja e Legalitetit dhe Shpëtim Axhami kanë vijuar të artikulojnë publikisht çështje që lidhen me interesin kombëtar dhe publik, duke synuar ta mbajnë debatin politik të lidhur edhe me probleme konkrete të shoqërisë shqiptare.

Mesazhi i Axhamit është i qartë: arsimi nuk duhet të shihet thjesht si një sektor administrativ, por si themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e kombit.

“Reformë Kombëtare Arsimore!” është thirrja me të cilën kreu i PLL-së e përmbyll reagimin e tij.

POSTIMI I PLOTË I SHPËTIM AXHAMIT:

ARSIMI NUK ËSHTË PROPOGANDË, ËSHTË MISION!

REFORMË KOMBËTARE ARSIMORE!

Sot, arsimi në Shqipëri përballet me sfida serioze. Cilësia në arsim mbetet shqetësim dhe kjo është edhe një arsye tjetër pse familje të tëra largohen, bankat e shkollave po zbrazen dhe në shumë zona shkollat po mbyllen.

Në të njëjtën kohë, brezi i ri po përballet që në moshë të hershme me fenomene sociale dhe kulturore që ndikojnë negativisht në formimin e tij, duke dobësuar lidhjen me familjen, shkollën, shoqërinë dhe vlerat e shëndosha njerëzore e kombëtare.

Për këtë arsye, arsimi nuk mund të trajtohet duke marrë masa të pjesshme, me propagandë pune fallco apo reforma të përkohshme. Shqipëria ka nevojë për një REFORMË KOMBËTARE ARSIMORE, të hartuar në bashkëpunim me mësuesit, pedagogët, prindërit, nxënësit, ekspertët e arsimit dhe gjithë shoqërinë.

Nevojitet një PLATFORMË E QARTË DHE AFATGJATË ZHVILLIMI PËR ARSIMIN, e cila duhet të synojë.

-Në krijimin e brezave të rinj të edukuar dhe të ditur, me dije bashkëkohore dhe aftësi praktike për jetën e punën kjo nëpërmjet mësuesve të kualifikuar dhe çdo baze didaktike që ka nevojë shkolla.
-Në forcimin e rolit të mësuesit dhe pedagogut, duke garantuar përgatitje profesionale të tyre, vlerësim të meritës dhe kushte dinjitoze në pune.
-Rritjen e cilësisë në shkolla duke rritur cilësinë e teksteve dhe programeve shkollore, larg propogandës së punës fallco dhe fiktivitetit të madh i dukur ky qartësisht në provimet shtetërore!
-Rwspekrimi i të drejtave të nxënësve por duke parë raportin mësues-nxënës, duke rritur luftën ndaj bullizmit, dhunës, varësive dhe fenomeneve të tjera negative që po cenojnë zhvillimin e të rinjve në shoqërinë sonë.
-Lidhjen më të fortë të arsimit me tregun e punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit, në mënyrë që të rinjtë të kenë perspektivë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.
Arsimi nuk është thjesht një sektor i administratës shtetërore. Arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e një kombi.

Prandaj, sot është koha të bashkohemi rreth një qëllimi të përbashkët:

Reformë Kombëtare Arsimore!

https://infopressalbania.com/2026/09/13/arsimi-nuk-eshte-propagande-axhami-kerkon-reforme-kombetare-arsimore/

Kryetari i PLL z.Shpëtim Axhami shpreh urimin me ratin e fillimit të vitit të ri shkollor!Suksese nxënës dhe mësues në k...
14/09/2026

Kryetari i PLL z.Shpëtim Axhami shpreh urimin me ratin e fillimit të vitit të ri shkollor!

Suksese nxënës dhe mësues në këtë vit të ri shkollor!

Sot, në këtë ditë të veçantë, urojmë nga zemra të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit për një vit të ri shkollor të suksesshëm dhe plot arritje.

Për nxënësit, shkolla është vendi ku ata edukohen dhe marrin dije, është vendi nëpërmjet të cilit realizohen ëndrrat e tyre dhe merr drejtim e ardhmja për ta!

Rritjen cilësore të arsimit dhe anën profesionale të mësuesve, si edhe rritjen dhe vlerësimin me dinjitet të punës së tyre, ne e shikojmë si një nga shtyllat kryesore të bërjes dhe zhvillimit të shtetit dhe kombit ashtu si duhet!

Urojmë që ky vit të sjellë më shumë dije, përkushtim, miqësi dhe suksese, duke rritur breza të arsimuar, të përgjegjshëm dhe krenarë për vendin e tyre.

Suksese!

Në prag të fillimit të shkollës!Kryetari i PLL z.Shpëtim Axhami!ARSIMI NUK ËSHTË PROPOGANDË,  ËSHTË MISION!REFORMË KOMBË...
13/09/2026

Në prag të fillimit të shkollës!

Kryetari i PLL z.Shpëtim Axhami!

ARSIMI NUK ËSHTË PROPOGANDË, ËSHTË MISION!

REFORMË KOMBËTARE ARSIMORE!

Sot, arsimi në Shqipëri përballet me sfida serioze. Cilësia në arsim mbetet shqetësim dhe kjo është edhe një arsye tjetër pse familje të tëra largohen, bankat e shkollave po zbrazen dhe në shumë zona shkollat po mbyllen.

Në të njëjtën kohë, brezi i ri po përballet që në moshë të hershme me fenomene sociale dhe kulturore që ndikojnë negativisht në formimin e tij, duke dobësuar lidhjen me familjen, shkollën, shoqërinë dhe vlerat e shëndosha njerëzore e kombëtare.

Për këtë arsye, arsimi nuk mund të trajtohet duke marrë masa të pjesshme, me propagandë pune fallco apo reforma të përkohshme. Shqipëria ka nevojë për një REFORMË KOMBËTARE ARSIMORE, të hartuar në bashkëpunim me mësuesit, pedagogët, prindërit, nxënësit, ekspertët e arsimit dhe gjithë shoqërinë.

Nevojitet një PLATFORMË E QARTË DHE AFATGJATË ZHVILLIMI PËR ARSIMIN, e cila duhet të synojë.

-Në krijimin e brezave të rinj të edukuar dhe të ditur, me dije bashkëkohore dhe aftësi praktike për jetën e punën kjo nëpërmjet mësuesve të kualifikuar dhe çdo baze didaktike që ka nevojë shkolla.
-Në forcimin e rolit të mësuesit dhe pedagogut, duke garantuar përgatitje profesionale të tyre, vlerësim të meritës dhe kushte dinjitoze në pune.
-Rritjen e cilësisë në shkolla duke rritur cilësinë e teksteve dhe programeve shkollore, larg propogandës së punës fallco dhe fiktivitetit të madh i dukur ky qartësisht në provimet shtetërore!
-Rwspekrimi i të drejtave të nxënësve por duke parë raportin mësues-nxënës, duke rritur luftën ndaj bullizmit, dhunës, varësive dhe fenomeneve të tjera negative që po cenojnë zhvillimin e të rinjve në shoqërinë sonë.
-Lidhjen më të fortë të arsimit me tregun e punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit, në mënyrë që të rinjtë të kenë perspektivë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.
Arsimi nuk është thjesht një sektor i administratës shtetërore. Arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e një kombi.

Prandaj, sot është koha të bashkohemi rreth një qëllimi të përbashkët:

Reformë Kombëtare Arsimore!

U prehtë në paqe legalisti Xhafer Elezi!
11/09/2026

U prehtë në paqe legalisti Xhafer Elezi!

MESAZH NGUSHËLLIMI

Me dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Xhafer (Gjafer) Elezajt, më 3 gusht 2026.

I lindur më 4 shtator 1947 në Dragobi të Tropojës, Xhafer Elezaj i përkiste një brezi shqiptarësh që u detyruan të largoheshin nga atdheu për shkak të diktaturës komuniste. Në moshën vetëm dymbëdhjetëvjeçare, së bashku me të atin, Jakupin, dhe familjen e tij, ai u largua nga Shqipëria dhe kaloi në ish-Jugosllavi. Vitet e mëvonshme të jetës do ta çonin në Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Suedi, ku ndërtoi familjen e tij dhe vijoi veprimtarinë në mërgim.

Për shumë vite, Xhafer Elezaj iu përkushtua çështjes së Shqipërisë dhe veprimtarisë politike në mërgim, duke mbajtur një rol drejtues në Partinë e Legalitetit në Suedi dhe më pas në New York. Në vitin 1997, ai u kthye në Shqipëri për të mbështetur veprimtarinë e Partisë së Legalitetit gjatë fushatës zgjedhore në të gjithë vendin.

Jeta e tij ishte një dëshmi e qëndresës, e besnikërisë ndaj atdheut dhe e përkushtimit ndaj familjes. Bashkë me bashkëshorten e tij, Sebijen, ndërtoi një familje të dashur, duke u bërë baba i tre fëmijëve dhe më vonë gjysh i Havas, Aliut dhe Jakupit.

Pas shumë vitesh në mërgim, Xhafer Elezaj u kthye përfundimisht në Shqipëri në vitin 2005, duke zgjedhur të jetonte në Tiranë. Me dashuri të veçantë për vendlindjen, ai kishte nisur edhe ndërtimin e një shtëpie në pronën e familjes në Dragobi, aty ku kishte lindur.

Në këtë moment të dhimbshëm, i shpreh bashkëshortes së tij, Sebijes, fëmijëve, nipërve dhe mbesës, si edhe të gjithë familjarëve e të afërmve të tij, ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Kujtimi i Xhafer Elezajt, i jetës së tij të gjatë e të mundimshme dhe i përkushtimit të tij ndaj familjes dhe atdheut, do të mbetet i paharruar.

U prehtë në paqe.

Me respekt dhe dhimbje,

Leka II
Princ i Shqiptarëve

Fjala e Kryetarit të Partisë Lëvizja e Legalitetit z.Shpëtim AXHAMI, mbajtur me rastin e 80-vjetorit të Kryengritjes së ...
11/09/2026

Fjala e Kryetarit të Partisë Lëvizja e Legalitetit z.Shpëtim AXHAMI, mbajtur me rastin e 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës!
Postribë, Shkodër Datë 9 Shtator 2026!
Lavdi martirëve të Postribës🇦🇱

Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

09/09/2026

Në 80-vjetorin e Kryengritjes Antikomuniste të Postribës, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL), Shpëtim Axhami, ka përkujtuar ngjarjen e

1946-9 Shtator-202680-vjet nga Kryengritja Antikomuniste e Postribës!Sot legalistët nderuan Kryengritjen e Postribës!Ajo...
09/09/2026

1946-9 Shtator-2026
80-vjet nga Kryengritja Antikomuniste e Postribës!

Sot legalistët nderuan Kryengritjen e Postribës!

Ajo që ndodhi në Postribë, si sot para 80-vitesh, nuk është thjesht një ngjarje e shkruar në faqet e historisë. Ajo është histori në vetvete, është historia e njerëzve me shpirt lirie që mbi gjithçka vendosën nderin, familjen. pronën dhe kombin, është histori e njerëzve të zakonshëm që u përballën me ato kohë të jashtëzakonshme.

Në këtë ditë burrat e Postribës, legalistë dhe shumë nacionalistë të tjerë, klerik të ndryshëm të kësaj krahine u ngritën kundër regjimit komunist duke shprehur hapur kundërshtim ndaj këtij regjimi që po shkelte çdo dinjitet njerëzor!

Si edhe ndodh prej regjimeve diktatoriale, nëpërmjet Divizionit të Shtypjes dhe jo Mbrorjes Popullore siç quhej ai, reagimi ndaj kryengritësve ishte me dorë të hekurt e masa represive, ku me dhjetra prej tyre u pushkatuan me gjyq e pa gjyq, të tjerë u burgosën, shtëpi të tëra u dogjën e shumë familje u internuan, nga ajo ditë dhe në vazhdimësi mbi Postribën u krye masakër duke u shpallur edhe qendër reaksionare.

Ishte koha kur ky regjim kishte filluar përndjekjet e pamëshirshme ndaj kundërshtarëve politik me pushkatime dëbime dhe persekutime masive.

Lavdi martirëve të Postribës që dhanë jetën, u burgosën, internuan dhe u persekutuan për një Shqipëri pa komunizëm🇦🇱

Address

Rruga “ Muhamet Gjolesha” Perballe Hotel Mondial
Tirana
06757777710

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Levizja e Legalitetit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Partia Levizja e Legalitetit:

Shortcuts

Share