Qendra e Formimit Profesional Publik Vlorë.

Qendra e Formimit Profesional Publik Vlorë. Qendra jonë ofron kurse profesionale dhe ju certifikon në përfundim të tyre. E ardhmja është e profesioneve.

Drejtoria Rajonale e Ofrimit të Formimit Profesional Publik Vlorë është institucioni që bën pjesë në sistemin e Ministrisë së Finacave dhe Ekonomisë dhe ushtron aktivitetin e saj ne fushën e formimit profesional brenda territorit të Qarkut të Vlorës. Drejtoria Rajonale e Ofrimit të Formimit Profesional Publik Vlorë ka për qëllim të ofrojë formim dhe kualifikim profesional të personave, në mbështetje të politikave të përgjithshme shtetërore dhe në dobi të punësimit të zgjedhur lirisht, si dhe këshillim dhe orientim profesional.

11/09/2026

Kursi “Udhërrëfyes Turistik” ju pajis me njohuritë e nevojshme mbi historinë, kulturën dhe teknikat e udhërrëfimit profesional.

Formimi praktik dhe certifikimi zyrtar ju hapin rrugën për punësim të menjëhershëm në sektorin e turizmit.

Janë hapur regjistrimet!

10/09/2026

Në kursin e pastiçerisë, kursantët tanë mësuan të përgatisin budingun, duke kombinuar teknikën, kreativitetin dhe pasionin për pastiçerinë.

Regjistrimet janë të hapura!

Mëso një profesion, zhvillo aftësitë e tua dhe krijo mundësi të reja për të ardhmen!

Regjistrohu tani!

09/09/2026

Hapen aplikimet për kursin “Hidraulik”!

Mëso praktikisht instalimet, montimet, riparimet ujore dhe pajisu me certifikatë zyrtare për t'u punësuar menjëherë ose për të punuar vetë.

​Apliko tani dhe siguro të ardhmen tënde!

Momente nga trajnimi4 ditor "Aftësi për Punësim" i cili po zhvillohet pranë QFPP Vlorë. ​Ky trajnim është pjesë e progra...
09/09/2026

Momente nga trajnimi4 ditor "Aftësi për Punësim" i cili po zhvillohet pranë QFPP Vlorë.
​Ky trajnim është pjesë e programit "Voice 2 Youth", me fokus mbështetjen e të rinjve në rrugëtimin e tyre drejt punësimit.

Gjatë ditës së sotme po ndajmë njohuri praktike dhe mjete konkrete për të ndihmuar pjesëmarrësit të nisin një karrierë të suksesshme.
Bashkëpunimi dhe diskutimet interaktive po sjellin vlerë të shtuar për secilin!
Falënderojmë trajnerët dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre!

Në kursin e Kuzhinës, çdo pjatë është një mundësi për të mësuar!Kursantët tanë mësojnë jo vetëm të përgatisin ushqimin, ...
09/09/2026

Në kursin e Kuzhinës, çdo pjatë është një mundësi për të mësuar!

Kursantët tanë mësojnë jo vetëm të përgatisin ushqimin, por edhe ta kompozojnë dhe ta prezantojnë bukur në pjatë, sepse shija nis edhe nga sytë.

Praktikë, kreativitet dhe profesionalizëm për një profesion që hap dyer në tregun e punës.

Në Qendrën tonë kujdesemi çdo ditë për mjedisin që na rrethon. Mbajmë të freskëta trëndafilat, lulet shumëngjyrëshe e za...
03/09/2026

Në Qendrën tonë kujdesemi çdo ditë për mjedisin që na rrethon.

Mbajmë të freskëta trëndafilat, lulet shumëngjyrëshe e zambakët, kujdesemi për ullinjtë, limonat dhe portokallet, që kjo hapësirë të jetë gjithmonë e gjelbër, e bukur dhe mikpritëse për kursantët tanë dhe ata që na vizitojnë.

Sepse kujdesi për mjedisin nis nga hapësira ku punojmë dhe nga gjërat e vogla që bëjmë çdo ditë.

Kurset tona vazhdojnë me energji, përkushtim dhe shumë dëshirë për të mësuar! Në kursin e Manikyr-Pedikyr, pjesëmarrja m...
03/09/2026

Kurset tona vazhdojnë me energji, përkushtim dhe shumë dëshirë për të mësuar!

Në kursin e Manikyr-Pedikyr, pjesëmarrja maksimale dhe angazhimi i kursanteve janë dëshmia më e bukur e vullnetit për të fituar aftësi të reja dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë profesionale.

Edhe temperaturat e larta nuk na ndalin! Përkundrazi, na motivojnë të vazhdojmë të praktikojmë, të përmirësohemi dhe të ecim përpara së bashku.

Çdo aftësi e re është një mundësi më shumë. Çdo hap sot është një investim për të ardhmen!

Nëse dëshironi të mësoni një profesion të ri dhe të krijoni mundësi për punësim apo vetëpunësim, ju ftojmë të regjistroheni në kurset tona!

Regjistrohuni tani dhe kthejeni dëshirën për të mësuar në një mundësi reale për të ardhmen tuaj!

Kursi “Sipërmarrja dhe Menaxhimi i Biznesit të Vogël”U zhvillua sesioni i parë me grupin e ri të kursantëve, ku u trajtu...
02/09/2026

Kursi “Sipërmarrja dhe Menaxhimi i Biznesit të Vogël”
U zhvillua sesioni i parë me grupin e ri të kursantëve, ku u trajtua tema:
“Mundësitë e punësimit dhe të karrierës profesionale të sipërmarrësit dhe menaxherit të biznesit të vogël".

Një seancë e fokusuar në njohuri praktike, zhvillim profesional dhe aftësi sipërmarrëse.

Address

Rruga “Riza Salati”
Vlorë
9401

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Formimit Profesional Publik Vlorë. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share