Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni Embassy of the Republic of Albania in Poland / Ambasada Republiki Albanii w Polsce

Welcome to the official website of the Embassy of the Republic of Albania in Poland

Address: ul. Altowa 1, 02-386, Warszawa
tel: +48 22 824 14 27 fax: +48 22 824 14 27

http://www.ambasadat.gov.al/poland/

[email protected]; [email protected]

05/09/2026
05/09/2026
🌾🍎 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Festën e të Korrave në Belsk DużyMë 30 gusht 2026, Ambasadorja e Republikës së...
02/09/2026

🌾🍎 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Festën e të Korrave në Belsk Duży

Më 30 gusht 2026, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, Znj. Mimoza Halimi, së bashku me kolegët e Ambasadës, mori pjesë në Festën e të Korrave në Gminën Belsk Duży, në Rajonin e Mazovias, një ngjarje që nderon punën dhe përkushtimin e fermerëve e sadovinarëve, traditat lokale dhe rolin e komunitetit në ruajtjen dhe përcjelljen e tyre brez pas brezi.

Në përshëndetjen e saj, Ambasadorja Halimi vlerësoi mikpritjen e ngrohtë të banorëve dhe marrëdhënien e veçantë që Ambasada e Republikës së Shqipërisë ka ndërtuar me komunitetin dhe autoritetet lokale të Belsk Duży.

Ajo theksoi se, si në Shqipëri, ashtu edhe në Poloni, Festa e të Korrave përfaqëson një moment mirënjohjeje për punën dhe prodhimet e vitit, por edhe një simbol të bashkimit, solidaritetit dhe forcës së komunitetit. Tradita të tilla krijojnë ura të rëndësishme njerëzore dhe kulturore, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Polonisë jo vetëm në nivel institucional, por edhe përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me autoritetet lokale, komunitetet dhe shkëmbimit të traditave e përvojave.

🤝 Ambasada e Republikës së Shqipërisë shpreh mirënjohjen për Kryetarin e Gminës Belsk Duży, z. Władysław Piątkowski, për ftesën, mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe për të gjithë organizatorët dhe banorët që kontribuuan në organizimin dhe suksesin e kësaj feste të bukur.

🌾🍎 Një ditë që festoi jo vetëm të korrat, por edhe njerëzit, traditat, komunitetin dhe miqësinë që lidh Shqipërinë dhe Poloninë.

📍 Lewiczyn, Gmina Belsk Duży
📅 30 gusht 2026

02/09/2026

Sulmet e fundit në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Ministri Hoxha: Agresioni nuk do ta dobësojë vendosmërinë, sigurinë dhe unitetin e Evropës.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Rusia ka demonstruar edhe një herë se agresioni i saj kundër Ukrainës nuk ndalet. Sulmet masive në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase, përfshirë sulmin e drejtpërdrejtë në Universitetin Kombëtar të Teknologjive Ushqimore, janë pjesë e një fushate brutale që vazhdon të vendosë civilët në rrezik.

Evropa, dhe Shqipëria si pjesë e saj, me të drejtë kanë qëndruar që nga dita e parë në krah të Ukrainës, dhe ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Ukraina mbetet vija e parë e kësaj lufte. Por është gjithnjë e më e qartë se shtrirja dhe ambiciet e Rusisë shtrihen shumë përtej Ukrainës. Incidenti i konfirmuar i dronit rus në Leipzig është një tjetër kujtesë e fortë se Moska po teston kufijtë e sigurisë evropiane dhe po zgjeron ndërhyrjen dhe aktivitetet e saj destabilizuese në të gjithë kontinentin.

Kërcënimi, agresioni dhe ndërhyrja hibride nuk do ta dobësojnë vendosmërinë e Evropës. Ato duhet të kenë efektin e kundërt: një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur.

Ukraina po mbron tokën e saj. Evropa po mbron sigurinë e saj. Ne duhet të qëndrojmë së bashku në të dy frontet.

Adres

Ochota

Godziny Otwarcia

Poniedziałek 09:00 - 17:00
Wtorek 09:00 - 17:00
Środa 09:00 - 17:00
Czwartek 09:00 - 17:00
Piątek 09:00 - 17:00

Ostrzeżenia

Bądź na bieżąco i daj nam wysłać e-mail, gdy Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni umieści wiadomości i promocje. Twój adres e-mail nie zostanie wykorzystany do żadnego innego celu i możesz zrezygnować z subskrypcji w dowolnym momencie.

Skontaktuj Się Z Ta Organizacja

Wyślij wiadomość do Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni:

Skróty

Udostępnij