Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë Institucion Publik i Arsimit të Lartë Nga viti 1968, hapet Dega Biologji-Kimi, kurse nga viti 1977 hapet edhe Dega e Mësimit Klasor.

RRETH UNIVERSITETIT TË GJAKOVËS "FEHMI AGANI"

Universiteti i Gjakovës,,Fehmi Agani,, (UGJFA) do te krijoje kuadro te përgatitur për tregun e punës respektivisht kuadro për arsim,shëndetësi, ekonomi, administrate si dhe fushat e tjera përmes te cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese, nivelin e arsimit si dhe aspektet e tjera. Për ta bërë Kosovën më konkurruese UGJFA do t

ë mbështetet në përparësitë krahasuese që i ka si qendër e edukimit të studentëve në këtë zonë të Kosovës. UGJFA do të udhëheq në ruajtjen e shëndetit, krijimin e kuadrove për cilësi në arsim, përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies, do të rrisë vlerat kulturore dhe artistike të rajonit por edhe më gjerë, dhe do të ngrisim standardet sikundër do të zhvillojmë shkathtësitë dhe dituritë për integrime të mëtejme evropiane. Për të promovuar dijen UGJFA do të jetë atraktivë për studentët e dalluar të cilët jane te interesuar të mësojnë, punojnë dhe hulumtojnë sipas kritereve dhe standardeve ndërkombëtarisht të njohura si dhe koherente me nevojat aktuale globale. Ne vazhdimësi për të zbatuar dijen në praktikë UGJFA studenteve do t’ju ofrojë programe të veçanta te nivelit bachelor, posdiplomike dhe profesionale, të cilat përgatitin studentët për sfidat e kohës në kuadër të fushë së dijes së tyre. Personeli akademik dhe studentët do të zhvillojnë dhe promovojnë partneritet rajonal, Evropian por edhe global për të zbatuar dijen e tyre në praktikë, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës në Kosovë dhe në rajon. Universiteti ka filluar aktivitetin ne vitin e pare akademik 2013/2014 me tri fakultete respektivisht:
* Fakultetin e Edukimit, (programi Fillor dhe Parafillor)
* Fakultetin e Mjekësisë dhe (programi Infermieri dhe Mami)
* Fakultetin e Filologjisë (programi Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë dhe letërsi Angleze). HISTORIKU I UNIVERSITETIT TË GJAKOVËS

Universiteti Publik i Gjakovës është pasues nga Shkolla e Lartë që ka bërë përgatitjen e mësimdhënësve duke filluar nga gjysma e dytë e viteve të gjashtëdhjeta (1958). Qendra e Fakultetit të Edukimit në Gjakovë fillimisht është themeluar si Akademi Pedagogjike me Vendimin e Kuvendit Komunal të Gjakovës, nr.01-5354/I, dt.29 korrik 1967, ndërsa punën e filloi më 01 tetor 1967. Pra, prej vitit 1977 e në vazhdim, kjo shkollë punoi me 5 degë mësimore. Në vitin shkollor 1967, shkolla me të tri degët mësimore të saj: Gjuhë dhe Letërsi shqipe, Matematikë dhe Histori-Gjeografi kishte të regjistruar gjithsejtë 794 studentë. Prej tyre 247 studentë të rregullt dhe 547 studentë me korrespodencë. Më 1968 hapet Dega Biologji-Kimi me këtë numër të studentëve, prej tyre 533 të rregullt dhe 536 me korrespodencë. Deri më 30.09.2004 në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës diplomuan gjithsej 3940 studentë me mësim në gjuhën shqipe. Në vitin 2001 Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin Bachelor. Pas themelimit të Fakultetit të Edukimit, nga viti shkollor 2002/2003 nuk regjistrohen studentë në programet e SHLP-së, fillimisht vetëm Degën e Mësimit Klasor, ndërsa më vonë edhe në programet tjera. Me vendimin nr.33/01 të datës 07.05.2003 Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë vendosi që Fakulteti i Edukimit, me qendrat rajonale në: Prishtinë, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan, i themeluar me Vendimin Administrativ të datës 9 shtator 2002 nga viti akademik 2003/2004 filloi të zhvillojë programet mësimore për përgatitjen e mësimdhënësve për ciklin e mesëm të ulët – mësimdhënës lëndorë. Në shtator të vitit 2004 senati i UP-së, me propozimet e Bordit të Përbashkët Drejtues, aprovoi planet mësimore edhe për degën në Gjakovë. Fakulteti i Mjekësisë nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Infermieri dhe Mami ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2011/2012. Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Kimi Arsimore ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2011/2012 .Fakulteti i Filologjisë nga Universiteti i Prishtinës me programet Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2010/2011. Qeveria e Kosovës ka themeluar Universitetin Publik të Gjakovës me vendim Nr.02/118 të datës 06.03.2013, ndërsa Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar këtë vendim me datën 30.05.2013. Universiteti Publik i Gjakovës ka filluar punën me 1 tetor 2013 me Fakultetin e Edukimit me programet Parashkollor dhe Fillor, Fakultetin e Mjekësisë me programet Infermieri dhe Mami dhe Fakultetin e Filologjisë me programet Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë dhe Letërsi angleze të gjitha këto programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës në prill të vitit 2013.

Konkurs për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime
04/09/2026

Konkurs për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime

Konkurs për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në bazë të nevojave të njësive akademike të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, për...

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në nivelin Master në vitin akademik 2026/2027
04/09/2026

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në nivelin Master në vitin akademik 2026/2027

Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë ju njofton se është hapur konkursi për regjistrimin e studentëve në studimet Master në vitin akademik 2026/2027. Aplikimi në platformën...

Konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj Bachelor në vitin akademik 2026/2027 (afati i dytë)
01/09/2026

Konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj Bachelor në vitin akademik 2026/2027 (afati i dytë)

Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë ju njofton se është hapur konkursi plotësues për regjistrimin e studentëve në studimet Bachelor në vitin akademik 2026/2027 (afati i...

Rikujtim: Periudha për paraqitjen e provimeve në SMU për afatin e Shtatorit 2026 do jetë nga data 25 - 31 Gusht 2026
28/08/2026

Rikujtim: Periudha për paraqitjen e provimeve në SMU për afatin e Shtatorit 2026 do jetë nga data 25 - 31 Gusht 2026

Njoftojmë studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë se periudha për paraqitjen e provimeve në SMU për afatin e Shtatorit 2026 do jetë nga data 25 -...

Njoftim mbi paraqitjen e provimeve në afatin e Shtatorit 2026
25/08/2026

Njoftim mbi paraqitjen e provimeve në afatin e Shtatorit 2026

Njoftojmë studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë se periudha për paraqitjen e provimeve në SMU për afatin e Shtatorit 2026 do jetë nga data 25 -...

EPALE - Platforma Elektronike për të Nxënit e të Rriturve në Evropë
24/08/2026

EPALE - Platforma Elektronike për të Nxënit e të Rriturve në Evropë

Të dashur sutdentë dhe të diplomuar,  EPALE Electronic Platform for Adult Learning in Europe është një komunitet evropian, shumëgjuhësh dhe i hapur për profesionistët e arsimit...

Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu, mori pjesë në Simpoziumin Shken...
21/08/2026

Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu, mori pjesë në Simpoziumin Shkencor: “25 vjet Marrëveshjes së Ohrit”, në Strugë

Tema e prezantimit ishte: “Arsimi dhe roli i gruas në integrimin shoqëror pas vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut” Pos të tjerash, Prorektorja Doli-Kryeziu, theksoi...

Ftesë për studentë “AI4Society Hackathon”
11/08/2026

Ftesë për studentë “AI4Society Hackathon”

Aplikimet për AI4Society Hackathon janë hapur! Ke një ide se si teknologjia dhe inteligjenca artificiale mund t’i përmirësojnë shërbimet publike dhe jetën në komunitet? Bashkohu...

Trajnim Interaktiv për Zgjerimin e BE-së
30/07/2026

Trajnim Interaktiv për Zgjerimin e BE-së

Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) ka kënaqësinë të shpallë një thirrje të hapur për pjesëmarrës për një trajnim interaktiv...

Rezultatet përfundimtare të provimit pranues (afati i parë) - Bachelor 2026/2027 dhe njoftim rreth regjistrimit për stud...
24/07/2026

Rezultatet përfundimtare të provimit pranues (afati i parë) - Bachelor 2026/2027 dhe njoftim rreth regjistrimit për studentët e pranuar

Rezultatet përfundimtare të provimit pranues (afati i parë) - Bachelor 2026/2027: 1. Fakulteti i Edukimit Programi Edukim Fillor Nuk ka ankesa   2. Fakulteti i Filologjisë...

Address

Ismail Qemali, 1
Gjakova
50000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share