30/08/2026
🍇 VJELJA E RRUSH*T – KOSOVA 2026
Në AgroKosova Holding, Shirokë – Suharekë
“Unë konsumoj produkte vendore, po JU?”
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe AgroKosova Holding organizuan më 27 gusht 2026 aktivitetin tradicional “Vjelja e Rrush*t – Kosova 2026”, duke shënuar fillimin simbolik të sezonit të vjeljes së rrush*t të verës në Suharekë.
Aktiviteti u zhvillua në plantacionet e AgroKosova Holding në Shirokë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve, institucioneve dhe komunitetit lokal.
Mesazhi kryesor i aktivitetit ishte mbështetja e prodhimit vendor, zhvillimi i vreshtarisë, krijimi i vendeve të punës dhe rritja e eksportit të produkteve “Made in Kosova”.
Nga vreshti nis prodhimi, nga prodhimi zhvillohet ekonomia dhe nga konsumatori vendor forcohet Kosova.