24/09/2026
Sot, pati kënaqësinë të takohej me nxënësit e Shkollës Princeton, të cilët vizituan bibliotekën. Ata luajtën shah, vizatuan, u argëtuan, shfletuan libra dhe, në fund, u mblodhëm të gjithë bashkë për të lexuar me zë librin ”Flakëroshi” nga autori Ymer Elshani. 🌊⭐️
Gjatë leximit, fëmijët parashikuan, bënë pyetje, përmblodhën ngjarjet dhe ndanë mendimet e tyre për Flakëroshin – yllin më të bukur të detit.
Dhe në fund, biseduam për njërin nga mesazhet e bukura të librit: në jetë duhet të guxojmë dhe të jemi këmbëngulës.
Flakëroshi ndjek një yll të vogël në një udhëtim të guximshëm për të gjetur dikë tjetër si ai – edhe kur kjo do të thotë të përballet me rreziqe apo të lëndohet.
Por në fund ndodh diçka e bukur.
Nga krahu i tij i thyer lind një yll i ri. ⭐️
Një histori për guximin, këmbënguljen dhe, mbi të gjitha, dashurinë për njëri-tjetrin. ❤️
📖 Ne besojmë se bibliotekat nuk janë vetëm vende ku ruhen libra.
Janë vende ku lindin ëndrra, miqësi dhe dashuri për leximin.
💛 Dhe një falënderim i veçantë për bibliotekaren tonë të ngrohtë, Valbonën, për përkushtimin dhe dashurinë që sjell çdo ditë.