26/09/2026
NË KUJTIM TË AFRIM MALIQIT
Në kuadër të Javës së Bibliotekës në Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” hap ekspozitën kushtuar poetit, publicistit, gazetarit dhe veprimtarit Afrim Maliqi (1965–1998).
Përmes dorëshkrimeve, letrave personale, fotografive, vizatimeve dhe kartolinave, ekspozita sjell gjurmë nga jeta dhe veprimtaria e tij, duke ruajtur në kujtesë një zë dhe një kohë që nuk jeton më.
29 shtator 2026
13:30–14:30
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”