Njësia Administrative 6

Directions

Njësia Administrative 6 Faqja zyrtare e Njësisë Administrative Nr.6-Bashkia Tiranë

03/11/2026

🇦🇱 Vijon procedura e betimit për shtetasit e huaj që fitojnë shtetësinë shqiptare! 🇦🇱

🇦🇱🤝🇽🇰 Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim bashkëkombësin tonë nga Kosova, Ardian Ibrahimi, i cili, në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës, realizoi ceremoninë solemne të betimit, duke u bërë zyrtarisht pjesë e komunitetit tonë si shtetas shqiptar.

❤️ Mirë se erdhe, Adrian!

Të urojmë suksese, mbarësi dhe një rrugëtim të bukur në këtë kapitull të ri!

🇦🇱 Një komb, një gjuhë, një zemër! 🇽🇰

📢 NJOFTIMNjoftohen të gjithë qytetarët e listës bashkëlidhur se janë shpallur fitues të fazës së parë të programit socia...
02/11/2026

📢 NJOFTIM

Njoftohen të gjithë qytetarët e listës bashkëlidhur se janë shpallur fitues të fazës së parë të programit social të strehimit “Subvencionimi i Qirasë” për muajin Tetor 2026. 👨‍👩‍👧‍👦🏠

✅ Qytetarët fitues duhet të paraqiten pranë Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët, Bashkia Tiranë, për dorëzimin e dokumentacionit përkatës, në periudhën:

📅 30.10.2026 – 12.11.2026

📌 Ju lutemi të respektoni afatin e përcaktuar për dorëzimin e dokumentacionit.

🏆🇦🇱 KOMBINATI NXJERR TALENTE DHE KAMPIONË! 🥋🥈Një tjetër sukses që na bën krenarë! 👏Në kampionatin ndërkombëtar të xhudos...
01/11/2026

🏆🇦🇱 KOMBINATI NXJERR TALENTE DHE KAMPIONË! 🥋🥈

Një tjetër sukses që na bën krenarë! 👏

Në kampionatin ndërkombëtar të xhudos “BORSA OPEN 2026”, i zhvilluar në Bosnje dhe Hercegovinë, mes 1146 pjesëmarrësve, talenti i ri nga Kombinati, Eltis Beqiri, duke përfaqësuar Shqipërinë 🇦🇱, shkëlqen duke siguruar vendin e dytë! 🥈

💪 Urime Eltis! Kombinati dhe Shqipëria krenohen me ty! ❤️🇦🇱

🏡 LISTAT FITUESE TË KREDISË SË BUTË!🟠 Në kuadër të programit social "Subvencionimi i interesave të kredisë" dhe vendimev...
30/10/2026

🏡 LISTAT FITUESE TË KREDISË SË BUTË!

🟠 Në kuadër të programit social "Subvencionimi i interesave të kredisë" dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë ka publikuar listën e përfituesve — më shumë mbështetje për familjet dhe më shumë shpresë për një shtëpi të re!

📋 Listat fituese të Njësisë 6 i gjeni bashkëlidhur këtij postimi.

🔗 Për më shumë detaje:
https://tirana.al/artikull/bashkia-tirane-shpall-listen-e-fitueseve-te-programit-subvensionimi-i-interesave-te-kredise

21/10/2026

🇦🇱 Mirë se vini si qytetarë të Republikës së Shqipërisë! 🇦🇱

Në zbatim të urdhrit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, shtetasit e huaj që fitojnë shtetësinë shqiptare vijojnë procedurën e betimit pranë njësive administrative përkatëse.

🇦🇱🤝 Sot patëm kënaqësinë dhe privilegjin të zhvillonim ceremoninë e betimit për dy qytetarë të rinj shqiptarë, Rajmondën dhe Canerin, me origjinë përkatësisht gjermane dhe turke.

Ata shënojnë një moment të veçantë për Njësinë Administrative Nr. 6, duke qenë dy qytetarët e parë që kryejnë betimin pranë njësisë sonë, pas fitimit të shtetësisë shqiptare me dekret të Presidentit të Republikës.

❤️ Mirë se vini në familjen e madhe shqiptare!

Ju urojmë suksese, mbarësi dhe një rrugëtim sa më të bukur si qytetarë të Republikës së Shqipërisë! 🇦🇱

📢 SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIKNë lidhje me ankesën e një qytetari, të publikuar në portalin TVA News, dëshirojmë të sqaro...
12/10/2026

📢 SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Në lidhje me ankesën e një qytetari, të publikuar në portalin TVA News, dëshirojmë të sqarojmë se rasti në fjalë është trajtuar nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) brenda së njëjtës ditë kur është marrë ankesa.

📍 Njësia Administrative Nr. 6, Tiranë

UKT mbetet e angazhuar për trajtimin në kohë të shqetësimeve të qytetarëve dhe për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor dhe të përgjegjshëm.

Në shërbim të qytetarëve! 💧

📢 NJOFTIM Rreth trajtimit me bonus qiraje për familjet/individët e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019Ju informojmë s...
12/10/2026

📢 NJOFTIM
Rreth trajtimit me bonus qiraje për familjet/individët e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019
Ju informojmë se, edhe pse afati i parashikuar në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 78, datë 28.07.2026 ka përfunduar, Njësia Administrative Nr. 6 vijon të presë dhe të administrojë aplikimet e qytetarëve për përditësimin e dokumentacionit të bonusit të qirasë.
Ftohen të gjithë individët/familjet përfituese që nuk e kanë dorëzuar ende dokumentacionin, të paraqiten sa më parë pranë zyrave tona për të kryer plotësimin e dosjes.

⚠️ Udhëzim: Dorëzimi i dokumentacionit është i domosdoshëm në mënyrë që strukturat tona të kryejnë verifikimet në terren dhe të shmangen vonesat apo ndërprerja e trajtimit financiar.

Ju presim pranë zyrave të Njësisë Administrative Nr. 6!

📢 NJOFTIM URGJENT PËR QYTETARËT

🏠 Familjet/individët e mbetur të pastrehë si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe që trajtohen me bonus qiraje

Në bazë të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 78, datë 28.07.2026, qytetarët që ende nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, duhet të paraqiten sa më parë pranë zyrave të Njësisë Administrative Nr. 6.

📄 Dokumentacioni i kërkuar:
✔️ Formulari i Strehimit (sipas Aneksit nr. 1)
✔️ Certifikatë familjare e datës 29.01.2026
✔️ Fotokopje e dokumentit të identifikimit
✔️ Kontratë qiraje noteriale ose kontratë qiraje sipas dispozitave të Kodit Civil. Në mungesë të tyre, deklaratë noteriale me adresën e saktë të banesës dhe deklarimin për përdorimin e bonusit vetëm për pagesën e qirasë.

🔎 Pas dorëzimit të dokumentacionit do të kryhet edhe verifikimi në banesën e deklaruar.

⏰ Koha në dispozicion është e kufizuar! Për të mundësuar përfundimin në kohë të procedurave dhe verifikimeve, qytetarët që nuk e kanë dorëzuar ende dokumentacionin të paraqiten sa më parë dhe të mos e lënë për ditët e fundit.

📅 Afati përfundimtar: 28 SHTATOR 2026

06/10/2026

🏫 Ndryshimi dhe investimet në arsim vazhdojnë!

Me 170 shkolla, kopshte e çerdhe të reja, fëmijët tanë sot mësojnë në ambiente moderne e me kushte dinjitoze.

Punët e mira nuk ndalen! 🔴⚪

Bashkia Tiranë

Address

Sheshi "Garibaldi"
Tirana
1027

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia Administrative 6 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share