30/07/2026
Zjarri në Malin e Dajtit vijon të jetë aktiv, ndërsa gjatë gjithë ditës së sotme është punuar intensivisht për izolimin e vatrave të zjarrit.
Në operacion janë angazhuar:
- 🚁 3 helikopterë, të cilët po hedhin ujë mbi vatrat e zjarrit.
- 👨🚒 150 forca në terren.
- 🪖 50 forca shtesë të ushtrisë, nga të cilat 30 nga Zall-Herri dhe 20 nga Elbasani.
Falënderojmë të gjithë punonjësit e agjencive, strukturat operacionale dhe drejtuesit e tyre, të cilët kanë qenë gjatë gjithë kohës në terren, për përkushtimin dhe punën e palodhur.
Sipas specialistëve, me punën e kryer sot dhe organizimin e planifikuar që në orët e para të mëngjesit të nesërm, pritet që zjarri të vihet nën kontroll.
Apelojmë për kujdes maksimal dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët.