Forca Tokësore

Forca Tokësore Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Forca Tokësore, Military Base, Tirana.

13/09/2026
12/09/2026

🇦🇱🇺🇸 DSCA njofton lajmin e mirë për huanë direkte të Financimit të Huaj Ushtarak me Shtetet e Bashkuara. 🤝

👉 Konfirmim edhe një herë i i besimit të tyre te Shqipëria, te Aleanca jonë dhe te rruga që kemi zgjedhur për modernizimin e Forcave të Armatosura.

ℹ️ Marrëveshja për huanë direkte në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak ( ) është një investim i rëndësishëm në kapacitetet tona mbrojtëse dhe në aftësinë e Shqipërisë për të kontribuar edhe më shumë në sigurinë e përbashkët të NATO-s.

Nga Angazhimi i Hagës te NATO 3.0, Shqipëria 🇦🇱 po e kthen vizionin në kapacitete konkrete.

Ky është më shumë se financim. Është besim, partneritet strategjik dhe investim në sigurinë e së ardhmes.

🤝

Burimi: Agjencia për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes
https://www.dsca.mil/Press-Media/Article-Display/Article/4595924/albania-signs-new-foreign-military-financing-direct-loan-agreement-with-the-uni

🇦🇱🤝🇺🇸 Bashkëpunim në rritje.⭐⭐Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral major Petrit Çuni, priti në takim Drejtoreshën e Zy...
11/09/2026

🇦🇱🤝🇺🇸 Bashkëpunim në rritje.

⭐⭐Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral major Petrit Çuni, priti në takim Drejtoreshën e Zyrës së Shërbimit Mjekësor në Byronë e Gardave Kombëtare të SHBA-së, gjeneral major Lisa Hou.

👉🏻Gjatë takimit, gjeneral Çuni vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë të Forcës Tokësore me palën amerikane, e sidomos me Gardën Kombëtare të New Jersey, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.

👉🏻Në vijim të vizitës, gjeneral major Hou, vizitoi ambientet e Qendrës Shëndetësore të Forcës Tokësore dhe Spitalin Fushor ROL 2.

👉🏻Ajo, u njoh nga afër me kapacitetet dhe strukturat e mbështetjes shëndetësore, për shkëmbim përvojash në fushën e shërbimit mjekësor ushtarak.

👉🏻Partneriteti Shqipëri–SHBA dhe bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Jersey, kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve dhe ndërveprueshmërisë së Forcës Tokësore.

👉🏻Forca Tokësore, mbetet e angazhuar në forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi të rëndësishëm.

11/09/2026

14-23 shtator "Mburoja e Arbrit 2026". Sfidë. Profesionalizëm. Vlerësim. Na ndiqni në ditët në vijim.

🇦🇱 Ekipi i “Cambrian Patrol” vijon përgatitjet në Kosovë 🇽🇰Personeli i Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tok...
10/09/2026

🇦🇱 Ekipi i “Cambrian Patrol” vijon përgatitjet në Kosovë 🇽🇰

Personeli i Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore, i cili po përgatitet për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol”, përfundoi me sukses një nga fazat më të rëndësishme të përgatitjes në Republikën e Kosovës. 🇽🇰

👉🏻 Kjo fazë, u zhvillua në bashkëpunim me trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe personelin britanik, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit, ndërveprueshmërisë dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.

🎯 Fokusi i përgatitjes ishte zhvillimi i mëtejshëm i aftësive profesionale, qëndrueshmërisë fizike e mendore dhe aftësive taktike të personelit, për përballimin me sukses të sfidave të garës.

🪖 Një etapë intensive, në rrugëtimin drejt pjesëmarrjes në një prej kompeticioneve më kërkuese ushtarake ndërkombëtare, ku profesionalizmi, qëndrueshmëria fizike dhe mendore dhe mbi të gjitha puna në ekip, janë thelbësore.

Përgatitja vijon… 🇦🇱🤝🇽🇰🤝🇬🇧💪🏻

⭐⭐Gjeneralmajor Petrit Çuni, viziton trupat e Forcës Tokësore të angazhuara në operacionet kundër zjarreve🔥 në veri të v...
08/09/2026

⭐⭐Gjeneralmajor Petrit Çuni, viziton trupat e Forcës Tokësore të angazhuara në operacionet kundër zjarreve🔥 në veri të vendit.

📌Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral major Petrit Çuni, ishte sot pranë trupave të angazhuara në zonat e Pukës, Lezhës,Matit dhe Shkodrës, aty ku situata e zjarreve është më e rënduar.
📌Mes efektivëve që prej ditësh përballen me flakët, në terrenin e vështirë dhe përballë lodhjes, gjeneral Çuni ndau me ta nga afër vështirësitë e detyrës dhe sakrificën që po bëjnë në mbrojtje të qytetarëve dhe pasurisë së tyre.
📌Nëpërmjet një falënderimi të veçantë për çdo ushtarak në vijën e parë, ai shprehu mirënjohjen për guximin, përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e treguar, duke vlerësuar se fuqia e Forcës Tokësore, qëndron te njerëzit e saj, veçanërisht në momentet më të vështira.
📌Takimi me trupat, ishte një mesazh i qartë vlerësimi dhe mbështetjeje për efektivët që, pavarësisht lodhjes dhe kushteve të vështira të terrenit ku operojnë, vijojnë të kryejnë detyrën me përgjegjësi dhe vendosmëri.
🔥 Nga veriu në jug, Forca Tokësore vijon të jetë në terren, pranë qytetarëve dhe në mbrojtje të jetës, pronës dhe mjedisit.

08/09/2026
🔷 Forca Tokësore vijon angazhimin në operacionet për shuarjen e zjarreve në zona të ndryshme të vendit, në mbështetje të...
07/09/2026

🔷 Forca Tokësore vijon angazhimin në operacionet për shuarjen e zjarreve në zona të ndryshme të vendit, në mbështetje të komuniteteve dhe për përballimin e situatave emergjente.

➡️ Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut është angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit në 📍 Malin e Tërbunit, bashkia Pukë, 📍në fshatin Lundër bashkia Mat dhe 📍në Mnelë bashkia Shkodër.

➡️ Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë po kontribuon në operacionet e emergjencave civile në 📍 Bardhaj dhe 📍 Mnelë, Shkodër, duke mbështetur përpjekjet për përballimin dhe menaxhimin e situatës në terren.

👏🏻 Mirënjohje dhe vlerësim për të gjithë efektivët e Forcës Tokësore, të cilët, me përkushtim, profesionalizëm dhe gatishmëri, përballen me situatat e vështira dhe qëndrojnë pranë komuniteteve në çdo moment.

📢 Apel për të gjithë qytetarët: Tregoni kujdes dhe përgjegjshmëri! Shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre dhe njoftoni menjëherë strukturat përkatëse për çdo situatë të dyshimtë apo rrezik të mundshëm.

🇦🇱 Forca Tokësore qëndron pranë qytetarëve, në shërbim dhe në mbrojtje të vendit.

06/09/2026

🇦🇱

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Forca Tokësore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Forca Tokësore:

Shortcuts

Share

Category