30/06/2026
Prokuroria Speciale duhet të reagoje menjeherë, duke i arrestuar individë si Pren Karaqi, e duke e identifikuar mbajtësit e profileve si Labi As e të tjerë, që thirrin për zhdukjen dhe vrasjen e shqiptarëve muslimanë dhe veçanarisht të atyre që kanë identitet të dukshëm fetar. Fakti se lajmi për vrasjen e një imami, për shkak të një problemi me një arë të kullosjes, shërben paturpësisht si pus i shfryerjes së urrejtes, mllefit dhe mërisë ndaj besimtarëve dhe imamëve, duke mos pasur asnjë dro konsiderate për dhimbjen që ju shtohet familjes, të dashurve të të ndjerit dhe besmitarëve nga humbja e tij, përbën qartazi rrezikshmëri që kjo retorikë të nxitë urrejtjen dhe përçarjen fetare (e paraparë si vepër penale), me potencial për të provokuar dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë muslimanë. Andaj, Prokuroria duhet të vendosë standarde të drejtësisë dhe paanshmërisë në përzgjedhje të rasteve për hetim, veçanarisht kur tensionojnë ndjenjat më të thella të përkatësisë të individëve dhe grupeve shoqërore, tensione të cilat paraqesin rrezik real për rendin juridik e sigurinë publike.
Shkruan ne profilin e Avokat Azdren Bytyqit