Kosova-PAR

Directions Website

Kosova-PAR The international conference for public administration KosovaPAR

Përmbyllet KosovaPAR 2026 Përgjatë tri ditëve të KosovaPAR 2026 u zhvilluan 15 sesione, me pjesëmarrjen e rreth 54 folës...
30/10/2026

Përmbyllet KosovaPAR 2026

Përgjatë tri ditëve të KosovaPAR 2026 u zhvilluan 15 sesione, me pjesëmarrjen e rreth 54 folësve vendorë dhe ndërkombëtarë dhe mbi 350 pjesëmarrësve. Në mesin e folësve ishin përfaqësues nga 10 shtete: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Sllovenia, Franca, Portugalia, Estonia, Greqia dhe Nepali, si dhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë OECD/SIGMA, UN Women, ReSPA dhe NDI.

Digjitalizimi në praktikë: Power BI, IA dhe modelet e mëdha gjuhësore në administratën publikeNë kuadër të konferencës n...
30/10/2026

Digjitalizimi në praktikë: Power BI, IA dhe modelet e mëdha gjuhësore në administratën publike

Në kuadër të konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026, sesioni “Digjitalizimi në praktikë” trajtoi mundësitë e përdorimit të mjeteve digjitale, inteligjencës artificiale (IA) dhe modeleve të mëdha gjuhësore (LLM) në modernizimin e administratës publike.

Përmes prezantimeve dhe punëtorive praktike, Muhamet Behrami, nga MDAP, si dhe Art Alishani nga Brumby, prezantuan mënyrat se si Power BI, IA dhe LLM-të mund të mbështesin raportimin institucional, automatizimin e proceseve dhe përmirësimin e rrjedhave të punës.

Diskutimi u fokusua në shfrytëzimin e të dhënave për vendimmarrje më të informuar, rritjen e efikasitetit institucional dhe zhvillimin e kapaciteteve për integrimin e përgjegjshëm të teknologjive të reja në administratën publike.

Çfarë Duhet të Udhëheqë Strategjinë e Ardhshme të Reformës së Administratës Publike të Kosovës pas Vitit 2027?  e konfer...
30/10/2026

Çfarë Duhet të Udhëheqë Strategjinë e Ardhshme të Reformës së Administratës Publike të Kosovës pas Vitit 2027?

e konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 trajtoi prioritetet dhe drejtimet që duhet të udhëheqin strategjinë e ardhshme të reformës së administratës publike në Kosovë pas vitit 2027.

Tryezën e moderoi Edmir Sejdiu, Drejtor në Detyrë i Departamentit për Reformën e Administratës Publike në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Në diskutim kontribuuan Vedat Sagonjeva, Drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik në Zyrën e Kryeministrit; Nick Thijs, Këshilltar i Lartë i Politikave në OECD/SIGMA; Rozalija Karchicka-Vasilevska, Menaxhere e Programit për Menaxhimin e Financave Publike (MFP) në ReSPA; dhe Kamal Subedi, Anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Nepal.

Diskutimet u përqendruan në përcaktimin e prioriteteve të reformës së ardhshme, lidhjen e reformës së administratës publike me menaxhimin e financave publike dhe nevojën për rezultate të matshme. U theksua rëndësia e kalimit nga përmbushja formale e kërkesave drejt performancës institucionale, forcimit të koordinimit ndërinstitucional dhe përdorimit të të dhënave për hartimin dhe vlerësimin e politikave publike.

Gjithashtu, u trajtuan çështjet e planifikimit financiar, rekrutimit të bazuar në meritë, thjeshtimit të procedurave administrative, transformimit digjital dhe përmirësimit të qasjes së qytetarëve në shërbime publike.

Strategjia e ardhshme e reformës duhet të mbështetet në prioritete të qarta, përgjegjësi institucionale, planifikim të qëndrueshëm financiar dhe rezultate konkrete për qytetarët.

Integriteti, Antikorrupsioni, Mbikëqyrja dhe Besimi Publik në Administratën PublikeKonferenca ndërkombëtare KosovaPAR 20...
30/10/2026

Integriteti, Antikorrupsioni, Mbikëqyrja dhe Besimi Publik në Administratën Publike

Konferenca ndërkombëtare KosovaPAR 2026 një panel ia kushtoi forcimit të integritetit institucional, parandalimit të korrupsionit, mbikëqyrjes dhe ndërtimit të besimit publik në administratën publike.

Panelin e moderoi Naser Shamolli, Bashkëpunëtor i Lartë për Politika në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Në panel kontribuuan Yll Buleshkaj, Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit; Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme në Zyrën Kombëtare të Auditimit; Edi Gusia, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit; Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit; dhe Peter Vagi, Këshilltar i Lartë i Politikave në Ekipin për Shërbimin Publik dhe Llogaridhënien në OECD/SIGMA.

Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe mbikëqyrjes institucionale, si dhe në mekanizmat për parandalimin dhe raportimin e korrupsionit. U trajtuan edhe çështjet e deklarimit elektronik të pasurisë përmes eKosova, publikimit të raporteve të auditimit dhe zbatimit të rekomandimeve, si dhe forcimit të mbikëqyrjes financiare.
Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe barazisë gjinore, qasjes së barabartë në shërbimet publike dhe rëndësisë së mbrojtjes së denoncuesve në sektorin publik dhe privat.

Forcimi i integritetit, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies mbetet thelbësor për rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike.

Transparenca, Qasja në Informacion dhe të Drejtat në Administratën Publike ModernePaneli i radhës i konferencës ndërkomb...
30/10/2026

Transparenca, Qasja në Informacion dhe të Drejtat në Administratën Publike Moderne

Paneli i radhës i konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 iu kushtua transparencës, qasjes në informacion dhe mbrojtjes së të drejtave në administratën publike moderne.

Panelin e moderoi Pajtim Gashi, Drejtor i Programit në Institutin Kombëtar Demokratik.

Në panel kontribuuan Krenare Sogojeva-Dermaku, Komisionere në Agjencinë e Informimit dhe Privatësisë së Republikës së Kosovës; Lirim Bllaca, Drejtor Operativ në TRECCERT; Kaltrina Haxha, Drejtore e Përputhshmërisë dhe Oficere e Mbrojtjes së të Dhënave në ProCredit Bank Kosova; dhe Rovena Sulstarova, Drejtore e Përgjithshme për Qasje në Informacion në Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri.

Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e transparencës institucionale, qasjes në informacionin publik dhe mbrojtjes së të dhënave personale në procesin e transformimit digjital. U theksua nevoja për zbatim efektiv të kornizës ligjore, publikim të informacionit të përditësuar dhe të kuptueshëm për qytetarët, si dhe integrim të privatësisë dhe sigurisë që në fazën e projektimit të sistemeve digjitale.

Gjithashtu, u diskutua për rëndësinë e besimit të qytetarëve në shërbimet publike digjitale, mbikëqyrjen njerëzore në përdorimin e inteligjencës artificiale dhe nevojën për ngritjen e kapaciteteve profesionale në institucionet publike.

Transparenca, mbrojtja e të dhënave dhe qasja e lehtë në informacion mbeten elemente thelbësore për ndërtimin e një administrate publike të hapur dhe të besueshme.

Nga reforma te rezultatet – Shërbime më të mira, besim dhe llogaridhëniePlenarja e radhës e konferencës ndërkombëtare Ko...
30/10/2026

Nga reforma te rezultatet – Shërbime më të mira, besim dhe llogaridhënie

Plenarja e radhës e konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 iu kushtua mënyrës se si reformat e administratës publike dhe transformimi digjital përkthehen në shërbime më të mira, më të qasshme dhe më efikase për qytetarët.

Plenaren e moderoi Dr. Mesi Hoxha, Këshilltare e Lartë e Ministrit të Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Në panel kontribuuan Marian Lemke, Këshilltar i Lartë në OECD/SIGMA; Artan Dreshaj, u.d Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike; Nick Thijs, Këshilltar i Lartë i Politikave për Administratën Publike dhe Ofrimin e Shërbimeve në OECD/SIGMA; dhe Bojana Bajić, Zyrtare për Digjitalizim dhe Inovacion në ReSPA.

Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e thjeshtimit të procedurave para digjitalizimit, koordinimit ndërinstitucional dhe përshtatjes së shërbimeve me nevojat e qytetarëve. U theksua se suksesi i reformave nuk matet vetëm me strategjitë dhe teknologjinë e zhvilluar, por me zbatimin e tyre dhe përmirësimet konkrete në ofrimin e shërbimeve publike.

Si shembull i rezultateve të transformimit digjital në Kosovë, u prezantuan të dhënat e platformës eKosova, përmes së cilës, që nga lansimi në vitin 2021, janë realizuar rreth 22 milionë shërbime dhe janë regjistruar 1.1 milion qytetarë.

Forcimi i koordinimit institucional, thjeshtimi i proceseve dhe përmirësimi i përvojës së përdoruesve mbeten thelbësore për ta kthyer reformën e administratës publike në rezultate të prekshme për qytetarët.

KosovaPAR 2026 organizohet nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike e Republikës së Kosovës.

Universiteti dhe Administrata Publike: Partneritet për Reformë, Inovacion dhe Vlerë PublikeNë kuadër të konferencës ndër...
30/10/2026

Universiteti dhe Administrata Publike: Partneritet për Reformë, Inovacion dhe Vlerë Publike
Në kuadër të konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 u trajtua edhe roli i universiteteve dhe bashkëpunimit akademik në mbështetjen e reformës së administratës publike, inovacionit dhe krijimit të vlerës publike.
Panelin e moderoi Prof. Arben Hajrullahu, Rektor i Universitetit të Prishtinës.

Në panel kontribuuan Prof. Ass. Dr. Vrullim Buja, Dekan i Fakultetit të Administratës Publike në Universitetin AAB; Prof. Mjellma Carrabregu-Vokshi, nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës; Prof. Ass. Dr. Ilirjana Bajrami, nga Universiteti AAB; dhe Prof. Artan Mustafa, nga Departamenti i Studimeve Politike në Universitetin e Prishtinës.

Diskutimet u përqendruan në përshtatjen e programeve akademike me nevojat e administratës publike, zhvillimin e kompetencave të reja në epokën e digjitalizimit dhe përgatitjen e kuadrove për zbatimin e reformave. U theksua rëndësia e investimit te njerëzit, përshtatjes së kurrikulave me trendet globale dhe bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe institucioneve publike.

Gjithashtu, u diskutua për rëndësinë e teknologjisë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe nevojën që transparenca, llogaridhënia dhe efektiviteti të jenë pjesë e zhvillimit të administratës publike.

Bashkëpunimi ndërmjet universiteteve dhe institucioneve publike mbetet i rëndësishëm për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm dhe mbështetjen e reformave në administratën publike.

Administrata publike në vendet në proces të anëtarësimit në Bashkimin Evropian: Sfidat, praktikat dhe prioritetet e refo...
29/10/2026

Administrata publike në vendet në proces të anëtarësimit në Bashkimin Evropian: Sfidat, praktikat dhe prioritetet e reformës

Paneli i dytë i konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 iu kushtua sfidave dhe prioriteteve të reformës së administratës publike në vendet në proces të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me fokus te zbatimi i standardeve evropiane, profesionalizimi, transparenca dhe llogaridhënia institucionale.

Paneli u moderua nga Françoise Belet, Zëvendëspresidente e Platformës së Veprimit për Gjininë dhe Qeverisjen (2GAP) dhe Përfaqësuese Kombëtare për Barazinë Gjinore Profesionale.

Në panel kontribuuan Naser Shamolli, Bashkëpunëtor i Lartë për Politika në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Kosovë; Peter Vagi, Këshilltar i Lartë i Politikave në OECD/SIGMA; Brikena Avdyli, Eksperte për Gjininë dhe Diversitetin dhe bashkëautore e Analizës Gjinore Sektoriale të Reformës së Administratës Publike; dhe Paulina Stanoeva, Menaxhere e Programit në Seksionin e Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Diskutimet u përqendruan në sfidën e zbatimit të reformave në praktikë, rekrutimin mbi bazën e meritës, vlerësimin e performancës, racionalizimin e strukturave institucionale dhe përfaqësimin e grave në pozita drejtuese.

Përvojat dhe vlerësimet e ndara gjatë panelit theksuan rëndësinë e institucioneve funksionale, proceseve transparente dhe mundësive të barabarta për avancim profesional si parakushte për një administratë publike që u përgjigjet standardeve evropiane dhe pritjeve të qytetarëve.

KosovaPAR 2026 organizohet nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike e Republikës së Kosovës.

Profesionalizimi i administratës publike: Merita, aftësitë, mësimi digjital dhe mbajtja e talentevePaneli i parë i konfe...
29/10/2026

Profesionalizimi i administratës publike: Merita, aftësitë, mësimi digjital dhe mbajtja e talenteve

Paneli i parë i konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 iu kushtua profesionalizimit të administratës publike, me fokus te meritokracia, zhvillimi i aftësive profesionale, mësimi digjital dhe mbajtja e talenteve në institucionet publike.

Paneli u moderua nga Vehap Hashani, u.d Drejtor i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike. Në panel kontribuuan João Resendes, Drejtor i Bashkëpunimit dhe Komunikimit në Institutin Kombëtar të Administratës në Portugali; Jean-Louis Rocheron, Këshilltar Ndërkombëtar në Expertise France; dhe Jacques Roudière, ish-Drejtor i Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes të Francës.

Diskutimet trajtuan rëndësinë e rekrutimit mbi bazën e meritës, zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe forcimit të kapaciteteve për të tërhequr e mbajtur profesionistë të kualifikuar në administratën publike.

Diskutimet në kuadër të KosovaPAR 2026 po vazhdojnë edhe sot, me tema që lidhen me sfidat dhe prioritetet e reformës së administratës publike, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe përdorimin e zgjidhjeve digjitale në punën e institucioneve.

KosovaPAR 2026 organizohet nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike e Republikës së Kosovës.

Lulëzon Jagxhiu, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, do të jetë nikoqir i konferencës ndërkombëtare Kos...
16/10/2026

Lulëzon Jagxhiu, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, do të jetë nikoqir i konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026, e cila do të mbahet më 28, 29 dhe 30 tetor në Prishtinë.

Nën temën “Vlera Publike dhe e Mira e Përbashkët: Njerëzit, Besimi dhe Digjitalizimi”, konferenca do të shërbejë si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe ideve mbi modernizimin e administratës publike, forcimin e besimit të qytetarëve dhe rolin e digjitalizimit në krijimin e shërbimeve publike më efikase dhe më të qasshme.

Përmes KosovaPAR 2026, Kosova sjell në fokus të diskutimit të ardhmen e administratës publike dhe mënyrën se si institucionet mund t’u përgjigjen më mirë nevojave të qytetarëve.

📍 Kosovë
28–30 tetor 2026
KosovaPAR 2026
Njerëzit, Besimi dhe Digjitalizimi

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosova-PAR posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share