Bashkia Elbasan

Bashkia Elbasan Faqja zyrtare e Bashkise Elbasan ne Facebook. Administron qytetin e Elbasanit.

Bashkia Elbasan i është bashkuar nismës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Elbasanit “Alek...
17/09/2026

Bashkia Elbasan i është bashkuar nismës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” për ndërgjegjësimin mbi demencën, në kuadër të Muajit Botëror të Alzheimerit dhe Konferencës Përfundimtare të COST Action CA21137 – Ethics in Dementia (EDEM).

Në mjediset e Fakultetit u prezantuam shërbimet sociale dhe komunitare që Bashkia Elbasan ofron për personat që jetojnë me demencë dhe familjet e tyre. Nisma shoqërohet gjithashtu me veprimtari ndërgjegjësuese përmes mediave, rrjeteve sociale dhe komunikimit me komunitetin.

I pranishëm në konferencë, Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja theksoi se bashkia Elbasan mbetet e angazhuar për forcimin e shërbimeve sociale dhe komunitare, si dhe për bashkëpunimin me institucionet akademike dhe shëndetësore, me qëllim për të qenë më pranë çdo familjeje që ka nevojë.

Pjesë e programit të konferencës ishte edhe një sesion në gjuhën shqipe, i cili krijoi një hapësirë diskutimi ndërmjet akademikëve, profesionistëve shëndetësorë dhe socialë, përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe komunitetit.

Në fokus të kësaj nisme është kujdesi ndaj personave me demencë, mbështetja e familjeve të tyre dhe nevoja për forcimin e shërbimeve dhe ndërgjegjësimit në nivel vendor.

Këtë mbrëmje Elbasani u ndriçua në ngjyrë vjollcë, si simbol i ndërgjegjësimit, solidaritetit dhe mbështetjes për person...
16/09/2026

Këtë mbrëmje Elbasani u ndriçua në ngjyrë vjollcë, si simbol i ndërgjegjësimit, solidaritetit dhe mbështetjes për personat që jetojnë me demencë dhe familjet e tyre.

Kjo nismë lidh diskutimin shkencor me shërbimet vendore, informimin publik dhe angazhimin e komunitetit, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e dinjitetit, përkujdesjes dhe mbështetjes për çdo person të prekur nga demenca.

Bashkohuni me ne dhe ndihmoni që demenca të kuptohet më mirë dhe askush të mos përballet i vetëm me të. 💜

Takim falënderues me artistët e Ansamblit “Isuf Myzyri” 🏆🎶Pas suksesit të arritur në Edicionin XIX të Festivalit Kombëta...
16/09/2026

Takim falënderues me artistët e Ansamblit “Isuf Myzyri” 🏆🎶

Pas suksesit të arritur në Edicionin XIX të Festivalit Kombëtar Tipologjik të Këngës Popullore Qytetare, zhvilluam një takim të ngrohtë dhe falënderues me artistët dhe bashkëpunëtorët e Ansamblit “Isuf Myzyri”.

Ishte një takim i frytshëm, jo vetëm për të festuar **tri çmimet e fituara**, por mbi të gjitha për të vlerësuar punën, seriozitetin dhe përkushtimin artistik që qëndron pas këtij rezultati:

🥇 **Çmimi i Parë “Isuf Myzyri”**
🏅 **Çmimi “Orkestra më e mirë”**
🏅 **Çmimi i Karrierës për këngëtarin Mehdi Zena**

Në bashkëbisedimin me artistët ndamë mendime dhe ide për vazhdimësinë e punës, për ruajtjen e identitetit të këngës qytetare elbasanase dhe për mënyrën se si kjo trashëgimi e çmuar mund t'u përcillet me dinjitet brezave të rinj.

Një falënderim i veçantë për drejtuesin **Sopot Serica**, për instrumentistët, këngëtarët dhe të gjithë grupin e punës. Tri çmimet janë rezultat i një pune të përbashkët, të realizuar me disiplinë, profesionalizëm dhe respekt për traditën muzikore të Elbasanit.

Ky sukses nuk është vetëm një moment për t'u festuar. Është edhe një përgjegjësi për të vazhduar më tej, me më shumë punë, ide të reja dhe të njëjtin respekt për trashëgiminë tonë.

**Urime dhe mirënjohje të gjithë artistëve!** 👏🎻
**Kënga qytetare elbasanase vazhdon të jetojë përmes njerëzve që e duan, e ruajnë dhe e interpretojnë me shpirt.**

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja zhvilloi një takim me pensionistët e Rajonit nr. 4, në një bisedë të ngrohtë për nevo...
16/09/2026

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja zhvilloi një takim me pensionistët e Rajonit nr. 4, në një bisedë të ngrohtë për nevojat, shqetësimet dhe përditshmërinë e tyre.

Prania, respekti dhe kujdesi ndaj tyre janë përgjegjësia dhe detyrimi ynë. ❤️

🏫 Kryetari i bashkisë, z. Gledian Llatja, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu, ...
15/09/2026

🏫 Kryetari i bashkisë, z. Gledian Llatja, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu, zhvilloi një takim në shkollën “Jorgji Dilo”, me fokus shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë 👩‍⚕️👨‍🎓

🦷🩺 Në këtë shkollë po zbatohen si projekte pilot kontrollet dentare dhe depistimi i hershëm i nxënësve, duke ndihmuar në parandalimin dhe identifikimin në kohë të problematikave shëndetësore. Synimi është që këto nisma të shtrihen edhe në shkolla të tjera, për të garantuar kujdes më të mirë shëndetësor dhe një të ardhme më të shëndetshme për fëmijët tanë 🏫💙👧👦 🔍✅

Dita e parë e shkollës në gjimnazin "Kostandin Kristoforidhi". Suksese dhe mbarësi në këtë vit shkollor.
14/09/2026

Dita e parë e shkollës në gjimnazin "Kostandin Kristoforidhi".
Suksese dhe mbarësi në këtë vit shkollor.

Shushica nis vitin e ri shkollor në një shkollë tërësisht të rikonstruktuar, Llatja, Kushi dhe Lala urojnë nxënësit. Rre...
14/09/2026

Shushica nis vitin e ri shkollor në një shkollë tërësisht të rikonstruktuar, Llatja, Kushi dhe Lala urojnë nxënësit.

Rreth 350 nxënës dhe 35 mësues e nisin këtë vit në ambientet e rikonstruktuara të shkollës 9 vjecare Shushicë, tashmë me kushte dhe standarde bashkëkohore.

Në nisjen e vitit të ri shkollor, në Shushicë ishte e pranishme deputetja Evis Kushi, së bashku me kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe kryetarin e Këshillit Bashkiak, Lutfi Lala, të cilët uruan nxënësit, mësuesit dhe familjet për një vit të mbarë e të suksesshëm.

Kryebashkiaku Gledian Llatja theksoi se investimi në shkollën e Shushicës është një tjetër dëshmi e synimit për të ofruar të njëjtin standard arsimor si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale.

Kushi vlerësoi transformimin e shkollës, duke e cilësuar atë, jo thjesht si një ndërtesë të re, por si një institucion me ambiente të reja mësimore, laboratorë, palestër dhe hapësira sportive të ndërtuara sipas standardeve bashkëkohore.

Një tjetër risi që shoqëron këtë vit të ri shkollor është programi pas shkollës, i cili synon t’u japë nxënësve mundësinë të qëndrojnë edhe pas përfundimit të orarit mësimor, për të bërë detyrat, për të luajtur dhe për të zhvilluar aktivitete të tjera së bashku.

Shkolla e Shushicës është konceptuar gjithashtu si një hapësirë që i shërben komunitetit, duke krijuar mundësi për aktivitete edukative, kulturore, sportive dhe sociale.

Me ambientet e reja dhe kushtet bashkëkohore, 350 nxënësit e Shushicës e kanë nisur këtë vit shkollor me më shumë mundësi për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të shfrytëzuar hapësirat e shkollës edhe përtej orarit mësimor.

“Dhaskal Todri” nis vitin e ri shkollor në një godinë tërësisht të rikonstruktuar.Viti i ri shkollor 2026–2027 ka nisur ...
14/09/2026

“Dhaskal Todri” nis vitin e ri shkollor në një godinë tërësisht të rikonstruktuar.

Viti i ri shkollor 2026–2027 ka nisur në kushte optimale për 607 nxënësit e gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan. Pas një rikonstruksioni të plotë të godinës, nxënësit dhe stafi pedagogjik kanë nisur procesin mësimor në ambiente tërësisht të rinovuara dhe të përshtatura me nevojat e një shkolle bashkëkohore.

Investimi është realizuar me financim të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Elbasan, duke sjellë një transformim të plotë të ambienteve të shkollës.

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, në “Dhaskal Todri” kanë qenë të pranishëm kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, drejtuesi politik i Qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku, deputetja e Elbasanit, Aulona Bylykbashi, si dhe drejtoresha e ZVAP Elbasan, Vesa Llanaj Lico.

Drejtoresha e ZVAP Elbasan, Vesa Llanaj Lico, uroi nxënësit për një vit sa më të suksesshëm arsimor, duke theksuar rëndësinë e disiplinës pozitive, vullnetit për dije dhe përkushtimit ndaj së ardhmes.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, uroi nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor, duke vënë theksin tek kushtet e reja që ofron tashmë “Dhaskal Todri”. Godina është pajisur me sistem ngrohjeje dhe ftohjeje, palestër me sistem kondicionimi, laboratorë të rinj dhe ambiente të tjera tërësisht të rikonstruktuara, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktivitetet e nxënësve.

Deputetja e Elbasanit, Aulona Bylykbashi, e cilësoi “Dhaskal Todri” një shkollë me standarde europiane, duke vlerësuar historinë dhe kontributin e saj në edukimin e brezave të nxënësve të Elbasanit. Ajo theksoi se ambientet e reja i përshtaten stafit arsimor dhe nivelit të brezave të shumtë që kanë marrë dije në këtë shkollë.

Edhe drejtuesi politik i Qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku, uroi nxënësit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor, duke nënvizuar se mes tyre janë të rinjtë që në të ardhmen do të drejtojnë vendin. Mazniku vlerësoi historinë e “Dhaskal Todrit” dhe faktin se kjo shkollë ndër vite ka nxjerrë talente të jashtëzakonshme mes djemve dhe vajzave të Elbasanit.

Me ambiente të reja, laboratorë të rinj, kushte të përmirësuara dhe hapësira të përshtatura për mësim dhe aktivitetet e nxënësve, “Dhaskal Todri” e nis vitin e ri shkollor duke vijuar traditën e saj si një prej emrave të rëndësishëm të arsimit në Elbasan.

Elbasani e nis vitin e ri shkollor 2026–2027 me 3 shkolla tërësisht të reja.Elbasani e nis vitin e ri shkollor 2026–2027...
14/09/2026

Elbasani e nis vitin e ri shkollor 2026–2027 me 3 shkolla tërësisht të reja.

Elbasani e nis vitin e ri shkollor 2026–2027 me një sërë investimesh në infrastrukturën arsimore dhe me masa të marra për garantimin e një fillimi të sigurt dhe të mirëorganizuar të procesit mësimor.

Këtë shtator, nxënësit e gjimnazit “Dhaskal Todri”, shkollës 9 vjeçare Shushicë dhe shkollës speciale "Zëra jete" nisin vitin e ri shkollor në godina tërësisht të rikontruktuara.

Shkollat e reja ofrojnë laboratorët mësimorë bashkëkohorë, ambientet sportive, sistemin e ngrohjes, parametrat e sigurisë e çdo gjë tjetër të nevojshme për mbarëvajtjen e vitit procesit mësimor.

Nga ana tjetër shkolla speciale "Zëra jete" ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme për arsimin special dhe shërbimet që këta fëmijë kanë nevojë.

Ndërkohë, vijojnë punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës elitë “Naim Frashëri”, një tjetër investim që synon përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësuesit.

Për vitin shkollor 2026–2027, në klasat e para në Elbasan nisin ulen për herë të parë bë bangat e shkollës 1040 nxënës, ndërsa në klasat e dhjeta 1148 nxënës.

Në total, në institucionet e arsimit parauniversitar janë regjistruar 13,918 nxënës.

Një tjetër element i rëndësishëm është përfshirja e teknologjisë dhe programeve të reja në procesin arsimor.

Në ZVA Elbasan, 6 shkolla janë pajisur me kabinete SMART, ndërsa në 11 shkolla janë përfshirë elemente të inteligjencës artificiale.

Për herë të parë këtë vit zbatohet edhe Programi “Pas shkolle” në 15 shkolla, 9 prej tyre në AMU dhe 6 në AML.

Me investimet në infrastrukturë, teknologji dhe programe të reja, Elbasani e nis vitin shkollor 2026–2027 me synimin për t’u ofruar nxënësve kushte më të mira dhe një mjedis bashkëkohor për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre.

📚🎓Bashkia Elbasan uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor!

Urojmë një vit të mbarë, të mbushur me dije, suksese, përkushtim dhe momente të bukura.

Me bordin e prindërve të shkollës "Ali Agjah" diskutuam mbi prioritetet dhe sfidat e vitit të ri shkollor. Përparësi mbe...
13/09/2026

Me bordin e prindërve të shkollës "Ali Agjah" diskutuam mbi prioritetet dhe sfidat e vitit të ri shkollor.

Përparësi mbetet siguria e fëmijëve, mirëedukimi i tyre dhe krijimi i të gjitha kushteve për një proces mësimor cilësor.

Bashkëpunimi ynë, Bashki-ZVA-Shkolla-Prindër-Polici do të mbetet i ngushtë, si një zinxhirë i sigurt dhe efiskas për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor 2026-2027.

Address

Rruga "Qemal Stafa", Sheshi "Aqif Pasha"
Elbasan
3001

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 19:00
Saturday 08:00 - 19:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Elbasan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Elbasan:

Shortcuts

Share

Category