23/06/2026
📚 A po punoni në kërkim shkencor në fushën e së drejtës tregtare ndërkombëtare ose arbitrazhit?
🏆 Çmimi i Institutit i ICC-së është një mundësi për të fituar njohje ndërkombëtare për punën tuaj akademike.
Prej më shumë se 40 vitesh, Instituti ICC-së për të Drejtën Ndërkombëtare të Biznesit ka forcuar lidhjen mes akademisë dhe praktikës ligjore, duke promovuar kërkime mbi çështjet më të rëndësishme të së drejtës së biznesit ndërkombëtar.
Kush mund të aplikojë?
✔️ Autorë të tezave të doktoraturës
✔️ Autorë të eseve të gjata (minimumi 150 faqe)
🌍 Tema: E drejta tregtare ndërkombëtare, përfshirë arbitrazhin
▫️ Gjuhët: Anglisht ose frëngjisht
📅 Afati i aplikimit: 5 prill 2027
A mund të kontribuojë kërkimi juaj në të ardhmen e së drejtës së biznesit ndërkombëtar?
🔗 Mësoni më shumë dhe aplikoni këtu: https://iccwbo.org/dispute-resolution/professional-development/icc-institute-of-world-business-law/institute-of-world-business-law-prize/