Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) AUV I jep përgjegjësi Qeverisë së Kosovës.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zhvillon dhe implementon politikat e Qeverisë së Kosovës në sferën e kualitetit dhe sigurisë së ushqimit ,si dhe në sektorët e shëndetit të kafshëve dhe mirëqenjes së tyre. Qeveria e Kosovës ka deleguar AUV-në si autoritet për zbatimin e inspektimeve në fushën e sigurisë ,higjienës ,gjurmimit dhe etiketimit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë në hapësirat e përpunimit ,paketimit ,distribuimit ,sh*tjes me shumicë dhe pakicë sipas legjislacionit nacional dhe legjislacionit të harmonizuar të BE-së. Objektivat


Të siguroj monitorim dhe kontroll të sëmundjeve infektive të kafshëve ,zoonozave dhe mirëqenjes së kafshëve ,eliminimin e shpërthimeve të sëmundjeve ,aplikimin e të gjitha masave të nevojshme biologjike për parandalimin e futjes së sëmundjeve infektive dhe zoonozave në teritorin e Kosovës. Të garantoj sigurinë dhe kontrollin e ushqimit në të gjitha fazat e manovrimit me ushqim për të mbrojtur interesat e konsumatorëve .Të siguroj se ushqimi i plasuar në treg si dhe ai i cili dedikohet për eksport është në pajtim me kërkesat e sigurisë ,etiketimit dhe kërkesat tjera të detyrueshme ,të krijuara me legjislacion. Historia


Shërbimi Veterinar I Kosovës është themeluar me 1 Qershor të vitit 2000. Themelimi I Shërbimit është bazuar në Reguloren e UNMIK-ut No 2000/27 për themelimin e Departamentit të Bujqësisë në vitin 2000. Pas aprovimit të Ligjit të Veterinës më 30 Korrik 2004 Shërbimi Veterinar I Kosovës është riorganizuar në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK ).Duke u bazuar në këtë ligj është aprovuar struktura organizative dhe aktivitetet .Duke u bazuar në Ligjin për Ushqimin I cili është aprovuar në vitin 2009 AVUK është riorganizuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV).

26/09/2026

Njoftim

Prishtinë, 26.09.2026

Produkti ushqimore “Flips Ketchup” prodhues Pestova me datë skadimi 11.02.2027 tërhiqet nga tregu

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) nr. 2026.8267, është njoftuar për ndalim të një ngarkese me produktë: “Flips Ketchup” me datë skadimi 11.02.2027, prodhues PESTOVA L.L.C lidhur me mosdeklarimin e pranisë së alergjenit qumësht në produktin ushqimor. Gjatë kontrollit zyrtar në Slloveni është marrë mostër e këtij produkti, ku përmes analizave laboratorike është konstatuar prania e gjurmëve të qumështit. Sipas vlerësimit të riskut të bërë në kuadër të njoftimit RASFF, produkti është vlerësuar si i pasigurt për konsumatorët e ndjeshëm ndaj alergjenit qumësht. AUV menjëherë ka nisur gjurmueshmerinë për prodhimin dhe tregtimin e produktit .

Inspektorati i AUV-së kanë realizuar menjëherë kontrolli zyrtar te operatori PESTOVA SHPK, me qëllim të verifikimit të rastit, konstatimit të gjendjes dhe ndërmarrjes së masave përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Gjatë kontrollit është konstatuar se produkti “Flips Ketchup”, Lot FK 04/26, ishte i pranishëm në stok. I njëjti sipas dokumentacionit ishte prodhuar në sasi prej 20,406 pakosh dhe ishte eksportuar në disa vende.

AUV ka urdhëruar operatorin ekonomik tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit me Lot FK 04/26. Po ashtu ka ndaluar sh*tjen apo distribuimin e sasisë në depo. Është vendosur masë kufizuese për prodhimi dhe vendosjen në treg të produktit të ri deri në kryerjen e analizave laboratorike për praninë e alergjenëve të qumështit dhe/ose korrigjimin e deklaracionit. Mbikëqyrja e zbatimit të urdhëresave do të përcillet deri në përfundim. Pas marrjes së rezultateve të analizave laboratorike, vendoset për fatin e produktet duke u mbështetur ne rezultate dhe vendosje të etiketimit-deklarimit të saktë të përbërësve në përputhje me ligjin.

Të dhënat e produktit:
•​Nr. i njoftimit RASFF: 2026.8267
•​Produkti: Flips Ketchup
•​Prodhuesi: PESTOVA L.L.C., Kosovë
Lot: FK 04/26
•​Data e skadimit: 11.02.2027
•​Rreziku i identifikuar: prania e gjurmëve të alergjenit qumësht dhe mosdeklarimi i tij.

Thërrasim konsumatorin për vëmendje gjatë blerjes se produkteve ushqimore. Nëse e hasni produktin sipas të dhënave me lartë ne treg, të njoftoni menjëherë AUV-në . Po ashtu nëse të njëjtin e keni ne shtëpitë e juaj duhet ta ktheni ne piken e blerjes. ​

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes AUV-së është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve. Mbetemi të përkushtuara në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave të nevojshme mbi secilin dyshim qe paraqitet.

25/09/2026

AUV ngrit nivelin e masave të kontrollit ndaj operatorit ekonomik Apetit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka qëndruar kontakt të vazhdueshëm me autoritetin kompetent për sigurinë ushqimore të Malit të Zi. Duke pranuar informacionet mbi të gjeturat për dërgesën e mish*t me origjinë nga Brazili, e cila dyshohet se për destinacion ka pasur tregun e Kosovës, ku si tregtues është identifikuar operatori ekonomik Apetit. Nga informacionet e deritanishme sipas komunikimeve zyrtare, çështja në Mal të Zi është duke u trajtuar nga Dogana e Malit të Zi, ndërsa AUV është ende ne pritje të informacioneve të plota zyrtare lidhur me rastin.

Pavarësisht kësaj, nga data 18 Shtator AUV menjëherë ka iniciuar kontroll të detajuar. Biznesi është duke u mbajtur nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga data e nisjes se inspektimeve. Informacionet e reja të pranuara sot, do të përfshihen dhe plotësojnë kontrolli e plotë ne vijimësi.

Ekipi inspektues është urdhëruar të përfshijë në kontrolle të gjitha informatat relevante për të siguruar gjurmueshmëri të plotë mbi dërgesat me produkte. Të gjitha dosjet me dokumentacionin e importit dhe origjinës, afatet e përdorimit, sasitë e importuara dhe të shpërndara, si dhe destinacionet e produkteve të vendosura në treg. Kontrolli është plotësuar me marrjen e mostrave dhe analizat përkatëse.
Masat shtesë të kontrollit janë vendosur ne dy linjat e kontrollit kufitar mbi çdo ngarkesë ndërsa inspektorati i brendshëm është duke kryer kontrolle mbi të gjitha sasitë ne depo apo të vendosura ne treg. Në kontrollin kufitar jemi duke bashkëpunuar ngusht me autoritete tjera përkatëse qe funksionojnë në kuadër të MIK. Verifikim i plotë para hyrjes së produkteve në tregun e Republikës së Kosovës.
Varësisht nga të gjeturat qe burojnë nga kontrollet, vlerësimit të nivelit të rrezikut të identifikuar. AUV do të ndërmarrë masa ekzekutive duke respektuar procedurat ligjore. Mbi çdo konstatim të nxjerr i cili konfirmon rrezikim të shëndetit publik, i cili ndërlidhet me sigurinë ushqimore. Autoriteti pa vonesë do të ndërmerr masat përkatëse, përfshirë ndalimin e qarkullimit dhe tërheqjen nga tregu të secilit produkt qe nuk i përmbush kriteret ligjore të sigurisë ushqimore.

Konsumatorët do të informohen mbi secilën të gjetur të evidentuar gjatë kontrollit dhe masat e ndërmarra. Nëse identifikohet një produkt konkret që paraqet rrezik, AUV do të publikojë informacionin e nevojshëm për identifikimin e tij dhe udhëzimet për konsumatorët.

Secili produkt që nuk i plotëson kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore nuk do të lejohet të hyjë apo të mbetet në tregun e Republikës së Kosovës.

15/09/2026

AUV njofton për tërheqjen e produktit “SELECT MILK GR” dhe intensifikimin e kontrolleve për aflatoksinë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në zbatim të vendimeve të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton fermerët, operatorët dhe konsumatorët për masat e ndërmarra pas konfirmimit të tejkalimit të nivelit maksimal të lejuar të Aflatoksinës B1 (AFB1) në ushqimin për kafshë.

Produkti i konstatuar jokonform është koncentrati për lopë qumështore “SELECT MILK GR”, i prodhuar nga DE HEUS D.O.O., Republika e Serbisë, dhe i importuar në Kosovë nga N.P.T. “Haxhijaha” SH.P.K., Rahovec.
Masat përfshijnë LOT-et 0385010426007 dhe 0385020426001, deri në verifikimin përfundimtar të lidhjes së secilit LOT me mostrën dhe mospërputhjen e konstatuar. Është urdhëruar tërheqja e produktit, izolimi i sasive të mbetura dhe gjurmimi i shpërndarjes së tij deri te operatorët dhe fermat ku është përdorur.

AUV u bën thirrje fermerëve, distributorëve dhe operatorëve që posedojnë produktin “SELECT MILK GR” nga LOT-et e identifikuara më sipër, të mos e përdorin dhe të mos e vendosin në qarkullim, ta mbajnë të veçuar dhe të bashkëpunojnë me AUV-në dhe operatorin përgjegjës për procedurën e tërheqjes.

Njëkohësisht, për 30 ditë zbatohet masë e përkohshme parandaluese ndaj importit të koncentrateve dhe përzierjeve me bazë misri për lopë qumështore dhe viça, të klasifikuara/deklaruara nën kodin tarifor 2309909600, me origjinë ose të prodhuara në Republikën e Serbisë. Gjatë kësaj periudhe, AUV do të kryejë vlerësim të dokumentuar të rrezikut, mbi bazën e rezultateve laboratorike dhe kontrolleve zyrtare, për përcaktimin e masave të mëtejshme.

Paralelisht, AUV ka intensifikuar kontrollet për AFB1 në misër dhe produktet me bazë misri të destinuara për ushqim të kafshëve, me fokus të veçantë te ushqimi për lopë qumështore. Gjatë periudhës fillestare zbatohen masa të shtuara të kontrollit, mostrimit dhe analizave laboratorike.
Aflatoksina B1 (AFB1) është një substancë toksike që mund të jetë e pranishme në misër dhe ushqimin për kafshë. Sipas vlerësimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), aflatoksinat paraqesin shqetësim për shkak të efekteve toksike, gjenotoksike dhe kancerogjene, veçanërisht në mëlçi.
Kur lopët qumështore konsumojnë ushqim të kontaminuar me AFB1, një pjesë e saj mund të metabolizohet në Aflatoksinë M1 (AFM1) dhe të kalojë në qumësht. Për këtë arsye, kontrolli i AFB1 që në ushqimin për kafshë është i rëndësishëm për parandalimin e kalimit të aflatoksinave më tej në zinxhirin ushqimor.

AUV do të vazhdojë kontrollet në kufi dhe brenda vendit, mostrimin, analizat laboratorike dhe gjurmueshmërinë e produkteve. Qëllimi i masave është identifikimi dhe ndërprerja e rrezikut që në burim, mbrojtja e shëndetit të kafshëve, siguria e prodhimeve me bazë shtazore dhe mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve.

26/08/2026

NJOFTIM PËR MEDIA

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar informacion zyrtar nga autoritetet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut për konstatimin e Aflatoksinës M1 mbi nivelin e lejuar në qumështin UHT “Land” 3.2%, të prodhuar nga ABRAZEN L.L.C. (Qumështorja VITA), stabilimenti RKS-014.

Në përputhje me nenin 16, paragrafin 1.2 të Ligjit Nr. 08/L-120 për Ushqim, sipas të cilit ushqimi konsiderohet i dëmshëm dhe jo i sigurt për njerëzit kur përmban mykotoksinë mbi kufirin e lejuar, AUV ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të qumështit UHT “Land” 3.2% të identifikuar si të prekur dhe ka filluar kontrollin zyrtar dhe verifikimin e gjurmueshmërisë.

AUV, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Shëndetësisë, në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-120 për Ushqim, do të përcaktojë masat e mëtejshme lidhur me stabilimentin RKS-014 – ABRAZEN L.L.C. (Qumështorja VITA).

Opinioni publik do të informohet për masat dhe zhvillimet e mëtejshme.

10/08/2026
10/08/2026
07/08/2026

Pas kontrolleve zyrtare dhe rezultateve laboratorike të LUVK-së, AUV ka ndërmarrë masa konkrete ndaj Qumështores VITA.

Në tërësi, 12 produkte të paraqitura dhe tregtuara si produkte me përmbajtje shtazore janë konstatuar jokonforme, për shkak të pranisë së vajit të palmës, qumështit pluhur dhe/ose niseshtes së padeklaruar. Për këto produkte është urdhëruar tërheqja nga tregu.
Gjetja më serioze lidhet me qumështin. Katër mostra të katër produkteve të sh*tura, prezantuara dhe deklaruara si qumësht kanë rezultuar jokonforme: dy me prani të vajit të palmës dhe dy me prani të qumështit pluhur, të padeklaruara për konsumatorin. Këto produkte kanë dalë nga i njëjti objekt dhe aktivitet i aprovuar për prodhimin dhe përpunimin e qumështit.

Nga produktet e qumështit të analizuara, vetëm një markë ka rezultuar pa prani të vajit të palmës dhe qumështit pluhur. Ky produkt nuk është cilësuar jokonform. Megjithatë, për shkak se prodhohet në të njëjtin objekt dhe në linjën e prodhimit të qumështit ku janë konstatuar mospërputhjet, është vendosur nën mbikëqyrje të shtuar dhe ritestim të vazhdueshëm.

Veçmas, kontrolli ka konstatuar 26 produkte me përmbajtje bimore të prodhuara jashtë fushëveprimit të aprovimit të operatorit. Për këtë aktivitet është urdhëruar ndalimi i prodhimit deri në marrjen e aprovimit përkatës nga AUV. Raporti evidenton aktivitet me bazë yndyre bimore dhe proteine qumështi, për të cilin gjatë kontrollit nuk ishte paraqitur autorizimi i posaçëm.

Masat e ndërmarra përfshijnë tërheqjen e 12 produkteve jokonforme nga tregu, mbikëqyrjen e shtuar dhe ritestimin e vazhdueshëm të linjës së qumështit, ndalimin e prodhimit të 26 produkteve jashtë aprovimit, ndalimin e paraqitjes mashtruese të produkteve dhe ndalimin e lëshimit të certifikatave veterinare deri në eliminimin e mospërputhjeve.

Address

Rr E Pejës Nr. 237
Pristina

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 19:00
Sunday 08:00 - 19:00

Telephone

+3833820038324

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share