Linja e Keshillimit per Gra dhe Vajza

Call Directions Website Contact the organization

Linja e Keshillimit per Gra dhe Vajza Linja e Keshillimit eshte e vetmja hotline per viktimat e dhunes ne familje, dhunes seksuale dhe ate me baze gjinore qe nga viti 1996. Mos Hesht!!

Telefono numrin pa pagese 116117 ose 042233408

25/11/2026
25/11/2026

Sot është 25 Nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Sot nisim "Zëri Im, Forca Jonë": 10 ditë, 10 zëra, një poemë që do ta shkruajmë bashkë.

Çdo ditë në linjën tonë dëgjojmë gra që kanë heshtur me vite. Jo sepse nuk dhembte, por sepse u thanë "duro". Heshtja nuk e ndal dhunën. E mban gjallë.

Në fund të këtyre 10 ditëve do të publikojmë një poemë të shkruar nga ju. Hapni Story-n tonë dhe plotësoni: "Zëri im është…"

📞 116 117 — falas dhe konfidenciale.

#116117 MjaftHeshtjes

23/11/2026

Çfarë modeli dashurie po u mësojmë fëmijëve tanë?

Shpesh dëgjojmë shprehjen: “Qëndrojmë bashkë për hir të fëmijëve.” Por a ndalemi ndonjëherë të mendojmë se çfarë po përjetojnë fëmijët brenda kësaj marrëdhënieje?

Fëmijët nuk mësojnë për dashurinë vetëm nga fjalët tona. Ata e mësojnë atë duke parë mënyrën se si prindërit komunikojnë, respektojnë, mbështesin apo lëndojnë njëri-tjetrin.

Ata krijojnë idenë e tyre për martesën, për marrëdhëniet dhe për mënyrën se si duhet të trajtohen nga njerëzit që duan.

Prandaj, pyetja nuk është vetëm nëse duhet të qëndrojmë bashkë apo të ndahemi. Pyetja është: A është marrëdhënia që po u tregojmë fëmijëve ajo që do të dëshironim të përjetonin një ditë edhe ata?

Një ndarje nuk është pa pasoja për fëmijët, por as një martesë e mbushur me konflikte nuk është pa pasoja. Ajo që ka rëndësi është mënyra se si ndërtojmë marrëdhëniet tona, si i trajtojmë konfliktet dhe si ruajmë përgjegjësinë prindërore, pavarësisht zgjedhjeve që bëjmë si partnerë.

Sepse fëmijët kanë nevojë të rriten duke parë respekt, siguri emocionale dhe dashuri të shëndetshme.

Të duash fëmijët do të thotë edhe të reflektosh mbi modelin e dashurisë që po u lë si trashëgimi.

19/11/2026

Kur një grua thotë JO, kjo duhet të mjaftojë.

"Prima Facie", vepra e mirënjohur teatrore e Suzie Miller, e sjellë edhe në një adaptim filmik britanik me aktoren Cynthia Erivo në rolin kryesor, trajton një temë thelbësore: përvojën e grave që përballen me dhunën seksuale dhe sfidat që shoqërojnë kërkimin e drejtësisë.

Përmes historisë së Tessës, një avokateje që përjeton vetë dhunë seksuale, vepra na fton të reflektojmë mbi mënyrën se si trauma ndikon në kujtesë, në rrëfimin e ngjarjeve dhe në përjetimin e procesit të kërkimit të drejtësisë.

Ajo sjell në vëmendje rëndësinë e dëgjimit pa paragjykime, të kuptimit të pasojave të traumës dhe të trajtimit me ndjeshmëri e respekt të çdo gruaje që ndan përvojën e saj.

Sepse pas çdo dëshmie ka një histori njerëzore që meriton të dëgjohet.

📞 Nëse ke përjetuar dhunë të çdo lloj forme ose ke nevojë për ndihmë apo mbështetje, telefono linjën kombëtare të këshillimit për gra dhe vajza: 116117.

Ndonjëherë, ndikimi më i madh që mund të lëmë te të tjerët nuk vjen nga gjërat e mëdha, por nga mënyra se si i trajtojmë...
17/11/2026

Ndonjëherë, ndikimi më i madh që mund të lëmë te të tjerët nuk vjen nga gjërat e mëdha, por nga mënyra se si i trajtojmë. ❤️

Një fjalë e mirë, një gjest mirësie, një dorë e shtrirë në momentin e duhur apo thjesht prania jonë mund t'i rikthejë dikujt besimin te njerëzit.

Në një botë ku shpesh përballemi me paragjykime, dhunë, indiferencë dhe mungesë mirëkuptimi, le të zgjedhim të jemi arsyeja pse dikush vazhdon të besojë te mirësia.

Të jemi më mbështetës ndaj njëri-tjetrit. Më të kujdesshëm me fjalët dhe më të gatshëm për të dëgjuar.

Sepse mirësia nuk është dobësi. Është një forcë që mund të ndryshojë jetë. ❤️

Sa shumë duhet të ndryshojë një vajzë jetën e saj për t'u ndier e sigurt?Shifrat flasin për një realitet që nuk duhet të...
16/11/2026

Sa shumë duhet të ndryshojë një vajzë jetën e saj për t'u ndier e sigurt?

Shifrat flasin për një realitet që nuk duhet të normalizohet:

▪️ 70% e vajzave kanë mbështetur vajza të tjera që kanë përjetuar seksizëm ose mizogjini.
▪️ 56% nuk ndihen të sigurta në transportin publik kur udhëtojnë vetëm.
▪️ 68% kanë ndryshuar sjelljen e tyre të përditshme për të shmangur ngacmimet seksuale.
▪️ 86% kanë shmangur daljet kur është errësirë, për t'u ndier më të sigurta.
▪️ 10% e vajzave 11–16 vjeç kanë munguar në shkollë për të shmangur ngacmimet seksuale.

Këto të dhëna janë pjesë e "Girls’ Attitudes Survey 2025", studimi vjetor i organizatës britanike Girlguiding, i cili eksploron përvojat, shqetësimet dhe qëndrimet e vajzave dhe grave të reja.

Studimi u realizua nga CHILDWISE, me pjesëmarrjen e 2,640 vajzave dhe grave të reja të moshës 7–21 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar. Të dhënat u mblodhën gjatë periudhës shkurt–maj 2025 dhe trajtojnë çështje si seksizmi, mizogjinia, ngacmimet, siguria, mirëqenia dhe aspiratat e vajzave.

Ajo që këto shifra na tregojnë është se pasiguria nuk kufizon vetëm lirinë e lëvizjes së vajzave. Ajo ndikon në zgjedhjet e tyre, në arsimimin, marrëdhëniet shoqërore dhe mundësitë për të jetuar të lira.

Nuk duhet të jenë vajzat ato që ndryshojnë jetën për t'iu përshtatur pasigurisë. Duhet të ndryshojë shoqëria që ua imponon atë.

Si shoqëri, kemi përgjegjësinë të sfidojmë seksizmin, të kundërshtojmë mizogjininë dhe të ndërtojmë mjedise ku çdo vajzë ndihet e sigurt, e respektuar dhe e lirë të jetë vetvetja.

📌 Burimi: Girlguiding, Girls’ Attitudes Survey 2025

Breza të tëra grash janë mësuar të tolerojnë sjellje që nuk duhet të ishin detyruar kurrë t’i pranonin.Grave u është kër...
13/11/2026

Breza të tëra grash janë mësuar të tolerojnë sjellje që nuk duhet të ishin detyruar kurrë t’i pranonin.

Grave u është kërkuar të heshtin, të zvogëlojnë veten, t’i vendosin të tjerët gjithmonë të parët, të durojnë keqtrajtimin dhe të falin ata që i kanë lënduar, shpeshherë thjesht për të ruajtur paqen.

Zemërimi lind nga ndërgjegjësimi se sa thellë është normalizuar kjo mënyrë të menduari dhe se si është përcjellë brez pas brezi.

Mesazhi është i fuqishëm:

Gratë nuk duhet ta zvogëlojnë veten për t’i bërë të tjerët të ndihen rehat. Nuk duhet të durojnë mungesën e respektit për t’u konsideruar të forta, apo të falin lëndimin që u është shkaktuar për t’u konsideruar të mira.

Të jesh një grua e fortë nuk duhet të nënkuptojë kurrë se duhet të tolerosh atë që është e patolerueshme.

"Pavarësisht se çfarë veshin gratë, ku shkojnë apo çfarë pinë, ato ruajnë gjithmonë të drejtën për të thënë JO dhe për t...
11/11/2026

"Pavarësisht se çfarë veshin gratë, ku shkojnë apo çfarë pinë, ato ruajnë gjithmonë të drejtën për të thënë JO dhe për të kërkuar drejtësi.”

Këto ishin fjalët e gjyqtarit Joel Bennathan gjatë shpalljes së dënimit ndaj Russell Brand, aktorit dhe komedianit britanik, në Gjykatën e Southwark në Londër.

Më 5 nëntor 2026, pas një gjyqi katërjavor, juria e shpalli Brand fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulm seksual ndaj katër grave, për vepra të kryera gjatë periudhës 2004–2009.

Më 9 nëntor 2026, ai u dënua me 10 vjet e 6 muaj burg.

Gjatë shpalljes së vendimit, gjyqtari theksoi se as veshja, as vendi ku ndodhet një grua dhe as konsumimi i alkoolit nuk e cenojnë të drejtën e saj për të refuzuar një marrëdhënie seksuale dhe për të kërkuar drejtësi kur pëlqimi i saj nuk respektohet.

Ai vlerësoi gjithashtu guximin e grave që dëshmuan në gjykatë, pavarësisht vështirësive dhe përballjes me dyshime e akuza ndaj besueshmërisë së tyre.

Kjo çështje na kujton disa të vërteta që nuk duhet të vihen kurrë në diskutim:

• Asnjë veshje nuk është ftesë për dhunë seksuale.
• Konsumimi i alkoolit nuk nënkupton pëlqim.
• Heshtja, frika apo vonesa në denoncim nuk e bëjnë dhunën më pak reale.
• Fama, pushteti dhe statusi shoqëror nuk e vendosin askënd mbi ligjin.
• Pëlqimi është i domosdoshëm dhe duhet të jetë i lirë, i qartë dhe i vazhdueshëm.

U bëjmë thirrje të gjitha grave dhe vajzave: MOS HESHTNI!

Nëse keni përjetuar dhunë seksuale, keni të drejtë të kërkoni ndihmë, mbështetje dhe drejtësi. Nuk jeni fajtore për dhunën që keni përjetuar. Përgjegjësia i përket gjithmonë personit që e ushtron atë.

Mos lejoni që frika, paragjykimi, turpi apo statusi i autorit t'ju pengojnë të kërkoni ndihmë.

📞 Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza: 116117

Të flasësh është një akt guximi. Të denoncosh është një e drejtë. Të kërkosh drejtësi nuk duhet të jetë kurrë një arsye për t'u ndier në faj.

📍Qendra Shqiptare për Impakt Social (SICA)

"Kush Flet në Lajme? Pabarazia Gjinore në Ekranet Shqiptar"Qendra Shqiptare për Impakt Social (SICA), në bashkëpunim me ...
10/11/2026

"Kush Flet në Lajme? Pabarazia Gjinore në Ekranet Shqiptar"

Qendra Shqiptare për Impakt Social (SICA), në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA), organizoi në Tiranë një aktivitet në kuadër të projektit "Kush Flet në Lajme? Pabarazia Gjinore në Ekranet Shqiptare”.

Aktiviteti shërbeu si një hapësirë diskutimi mbi mënyrën se si gratë dhe vajzat përfaqësohen në median audiovizive shqiptare, sa hapësirë u jepet atyre si eksperte dhe profesioniste, si dhe mbi ndikimin që ka gjuha e përdorur në media në përforcimin ose sfidën e stereotipeve gjinore.

Gjatë takimit u prezantua projekti dhe objektivat e tij, duke u vënë theksi te nevoja për një përfaqësim më të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të balancuar të grave në ekranet shqiptare.

Përfaqësimi gjinor në media nuk lidhet vetëm me praninë e grave në ekran, por edhe me mundësinë që ato të dëgjohen, të kontribuojnë dhe të jenë pjesë e barabartë e debatit publik.

Sepse barazia në media fillon edhe me atë se kush e ka fjalën dhe kujt i jepet hapësirë për t'u dëgjuar.

Ky aktivitet është pjesë e një serie takimesh që synojnë të nxisin dialogun dhe ndërgjegjësimin mbi barazinë gjinore dhe përfaqësimin e grave në median shqiptare.

Mos lejo që zëri i të tjerëve të të bëjë të dyshosh te vetja. ❤️Çdo grua meriton të rritet në një shoqëri që e mbështet,...
10/11/2026

Mos lejo që zëri i të tjerëve të të bëjë të dyshosh te vetja. ❤️

Çdo grua meriton të rritet në një shoqëri që e mbështet, e respekton dhe i jep hapësirë të shprehë potencialin e saj, pa u gjykuar apo kufizuar nga paragjykimet.

Të njohësh vlerën tënde, të besosh te vetja dhe të mos pranosh të të nënshtrojnë nuk është arrogancë. Është vetërespekt.

Mos harro kush je, çfarë vlen dhe sa shumë mund të arrish.

📞 116 117 – Qendra Shqiptare për Impakt Social

Nëse ke nevojë të flasësh, të kërkosh këshillim apo mbështetje, nuk je vetëm.

#116117

Address

Rr "Muhamet Gjollesha" Nd. 122, H. 4, Ap. 8
Tirana
1023

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Linja e Keshillimit per Gra dhe Vajza posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Linja e Keshillimit per Gra dhe Vajza:

Shortcuts

Share

Nearby government services