Agjencia e Menaxhimit Emergjent

Agjencia e Menaxhimit Emergjent Misioni i Agjencisë është: përgatitja, mbrojtja, reagimi dhe rimëkëmbja nga rreziqet e mundshme

Agjencia e Menaxhimit Emergjent/MPB mbajti takimin e parë me komunat pjesëmarrëse në projektin KOMOAL-PREP.Prishtinë, 25...
25/09/2026

Agjencia e Menaxhimit Emergjent/MPB mbajti takimin e parë me komunat pjesëmarrëse në projektin KOMOAL-PREP.

Prishtinë, 25.09.2026

Të ftuarit e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent/MPB, përkatësisht personat përgjegjës për zbatimin e projektit KOMOAL-PREP nga komunat përfituese, u paraqitën dje në selinë e Agjencisë, ku të pranishmëve i’u prezantuan udhëzimet hyrëse dhe njoftimet e përgjithshme për projektin e financuar nga Komisioni Evropian, DG ECHO.
Gjatë prezantimit të projektit para përfaqësuesve të komunave, me një fjalë rasti i’u drejtua të pranishmëve u.d drejtori ekzekutiv, z. Shefki Abdullahu, i cili i falënderoi pjesëmarrësit për çasjen dhe gatishmërinë e tyre për zbatimin e objektivave të projektit.

Ndërsa pjesëmarrësit, të autorizuar nga kryetarët e komunave të Prizrenit, Gjakovës, Deçanit, Junikut, Pejës dhe Istogut, stafi i Agjencisë, në cilësinë e menaxherit të projektit, i paraqiti në pika të shkurtra qëllimin e projektit ndërkufitar me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Ky projekt synon rritjen e kapaciteteve në nivel lokal në aspektin e gatishmërisë dhe parandalimit, për qëndrueshmëri përballë rrezikut nga zjarret në sipërfaqe të hapura dhe malore në brezin kufitar ndërshtetëror Kosovë-Shqipëri–Mal i Zi.

Përtej qëllimit kryesor të projektit dyvjeçar, zbatimi i të cilit ka filluar me vlerësimet paraprake të gjendjes, bazuar në të gjeturat do të bëhen përpjekje të përbashkëta për përmirësimin e vlerësimit të rrezikut nga zjarret, ushtrimin e procedurave standarde operative dhe ngritjen e bashkëpunimit trepalësh në rastet kur zjarret shpërthejnë në brezin kufitar dhe ndihma reciproke paraqitet e domosdoshme.

Për të rritur koordinimin efektiv, të bazuar në aktet ligjore aty ku ato ekzistojnë, si dhe për inicimin e tyre aty ku mungojnë, përmes procedurave dhe protokolleve të njohura e të pranueshme për të trija shtetet, synohet eliminimi i barrierave dhe rritja e bashkëpunimit të koordinuar ndërshtetëror përmes komunave në brezin kufitar të të trijave shteteve.

Aktiviteti i sotëm përcolli mesazhin për seriozitetin e rreziqeve nga zjarret në sipërfaqe të hapura, e sidomos të atyre që rrezikojnë komunitetet ndërkufitare, për të cilat përgjegjësit kryesorë janë autoritetet vendore dhe qendrore të shteteve pjesëmarrëse.

Vazhdimësia do të pasojë me ngjarjen e radhës, e cila planifikohet të zhvillohet në Tiranë. Ky do të jetë një rast unik ku përfaqësuesit e 12 komunave ndërkufitare do të kenë mundësinë të ushtrojnë skenarë dhe të zhvillojnë diskutime përmes një ushtrimi në tryezë, i planifikuar për të identifikuar aspektet e paralajmërimit të hershëm dhe të veprimit të hershëm.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent/MPB mbetet e përkushtuar të rrisë dhe zhvillojë kapacitetet në të dyja nivelet në vend, me qëllim të ruajtjes së jetës, mjedisit dhe të mirave materiale në Republikën e Kosovës.

AME-ja dhe JICA përmbyllin me sukses projektin për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe katastrofat, si dhe rishiko...
25/09/2026

AME-ja dhe JICA përmbyllin me sukses projektin për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe katastrofat, si dhe rishikojnë metodat e bashkëpunimit për të ardhmen

Prishtinë, 25 shtator 2026

Agjencia e Menaxhimit Emergjent/MPB-ja dhe Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) kanë paraqitur rezultatet kryesore të projektit të përbashkët për ngritjen e kapaciteteve në zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe katastrofat.

Gjatë punëtorisë përmbyllëse u prezantuan arritjet e projektit. Procesi i vlerësimit do të kryhet në përfundim të projektit për të siguruar zbatimin më të shpejtë të mësimeve të nxjerra.

AME-ja dhe JICA-ja rikonfirmojnë përkushtimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së sistemeve të ndërtuara.

Me këtë rast, u.d. drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, z. Shefki Abdullahu, shprehu falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për shtetin e Japonisë dhe Agjencinë JICA për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer teknike e financiare përgjatë të gjitha fazave të projektit. z. Abdullahu theksoi se ky bashkëpunim ka fuqizuar kapacitetet e AME-së, duke avancuar mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë e qytetarëve ndaj katastrofave natyrore.

I ngarkuari me punë në ambasadën e Japonisë në Kosovë z.Takashi Mori falenderoi drejtorin ekzekutiv të AME-së z.Abdullahu dhe stafin e tij për bashkëpunim me përfaqësuesit e JICA-NFFIS-ECO-DRR dhe komitetin e përbashkët koordinues.

Përfaqësues të Kosovës vizitojnë Lituaninë për të thelluar bashkëpunimin në menaxhimin e krizave dhe emergjencavePrishti...
18/09/2026

Përfaqësues të Kosovës vizitojnë Lituaninë për të thelluar bashkëpunimin në menaxhimin e krizave dhe emergjencave

Prishtinë,18 Shtator 2026

Nga datë 14-18 Shtator, përfaqësues nga institucionet relevante të Republikës së Kosovës, vizituan institucionet e shtetit të Lituanisë.

Ekipi në përbërje nga institucionet: Agjencia e Menaxhimit Emergjent/MPB, Instituti Hidrometeorologjik, Policia e Kosovës dhe Njësia Profesionale e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit-Prishtinë, për katër ditë vizituan institucionet kryesore të sigurisë publike në Shtetin e Lituanisë në kryeqytetin e shtetit Vilnius.

Pritje e jashtëzakonshme dhe këmbim i të gjitha të arriturave, programeve të trajnimit dhe edukimit, Departamentin e Zjarrfikës dhe Shpëtimit, Policinë e kryeqytetit te Lituanisë, Qendrën Kombëtare të Menaxhimit me Kriza në qeverinë e Lituanisë, dhe Institutin Hidrometeorologjik të Lituanisë, ku delegacioni pati mundësinë e këmbimit të njohurive dhe përvojave me nikoqirë.

Vizita u shoqërua me aktivitetet të pa shoq dhe me dy ekspertet e angazhuar në projektin TAFF 2024, znj. Solene Dengler, dhe z.Gerald Fleming.

Një vizitë vërtet e paharrueshme dhe një pritje e jashtëzakonshme nga nikoqirët Lituanian, të cilët nuk kursyen asgjë për ta shpalosur para të pranishmeve arritjen dhe procesin e transformimit, i cili si i tillë është mësim i vlefshëm për të gjitha institucionet pjesëmarrëse.

Përfaqësuesit shprehën mirënjohjen e tyre të sinqertë ndaj institucioneve lituaneze për mikpritjen dhe përkrahjen e treguar, si dhe falënderojnë veçanërisht Komisionin Evropian, Bankën Botërore dhe GFDRR-në për mbështetjen e këtij projekti, i cili kontribuon drejtpërdrejt në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave në Kosovë.


From September 14 to 18, a delegation representing relevant institutions of the Republic of Kosovo visited state institutions in Lithuania.



Over the course of four days, the team—comprising representatives from the Emergency Management Agency (Ministry of Internal Affairs), the Hydrometeorological Institute of Kosovo, the Kosovo Police, and the Pristina Professional Fire and Rescue Unit—visited key public safety institutions in Vilnius, the Lithuanian capital.

The delegation received an exceptional welcome and engaged in a valuable exchange regarding achievements and training and education programs with the Fire and Rescue Department, the capital's police force, the National Crisis Management Centre (under the Lithuanian government), and the Lithuanian Hydrometeorological Institute. These interactions provided an opportunity to share knowledge and experiences with the hosts.

The visit was also accompanied by two experts engaged in the TAFF 2024 project—Ms. Solene Dengler and Mr. Gerald Fleming—who played an invaluable role in the activities.

It was a truly memorable visit marked by an outstanding reception from the Lithuanian hosts, who spared no effort in showcasing their achievements and transformation process—an experience that serves as a valuable lesson for all the participating institutions. We are sincerely grateful to all the institutions and colleagues for the warm welcome and unwavering readiness to support capacity building and development in the Republic of Kosovo.

The representatives express their sincere gratitude to the Lithuanian institutions for their warm hospitality and support, with special thanks to the European Commission, the World Bank, and the GFDRR for supporting this project, which directly contributes to capacity building and emergency management in Kosovo.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent priti në takim Ambasadoren izraelite Sh.S Tamar Ziv​Prishtinë, 15 Shtator 2026  Sot,U.d ...
15/09/2026

Agjencia e Menaxhimit Emergjent priti në takim Ambasadoren izraelite Sh.S Tamar Ziv

​Prishtinë, 15 Shtator 2026

Sot,U.d Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent z. Shefki Abdullahu, së bashku me stafin pritën në një takim zyrtar Ambasadoren e Shtetit të Izraelit Sh.S. Tamar Ziv, e cila u shoqërua nga z. Joseph Salem, Themelues dhe CEO i CMC MOR, ekspert ndërkombëtar me përvojë mbi 20-vjeçare në fushën e gatishmërisë operative, menaxhimit të emergjencave, rezistencës ndaj goditjeve, të dhënave, inteligjencës artificiale dhe mbështetjes në vendimmarrje.

​Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunim në fushën e përgatitjes për reagim ndaj emergjencave, rritjen e gatishmërisë operative dhe fuqizimin institucional.

​Po ashtu vëmendja e takimit ishte edhe për përgatitjet e Kosovës për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Palët biseduan për shfrytëzimin e përvojës dhe ekspertizës izraelite për të siguruar menaxhim sa më të mirë të emergjencave gjatë kësaj ngjarjeje.
U.d.Drejtori Ekzekutiv i AME-së z.Abdullahu shprehi falënderimin për mbështetjen dhe gatishmërinë së Ambasadës së Izraelit për të ofruar përvojën e tyre profesionale në avancimin e kapaciteteve të menaxhimit të emergjencave në Kosovë.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent me aktor relevant, organizon punëtori me temë „ Të kuptuarit e rrezikut dhe parashikimi ...
28/08/2026

Agjencia e Menaxhimit Emergjent me aktor relevant, organizon punëtori me temë „ Të kuptuarit e rrezikut dhe parashikimi bazuar në ndikim“

Prishtinë,
28.08.2026

Me mbështetje nga komisioni evropian, i lehtësuar nga banka botërore, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me Drejtori të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Kryqin i Kuq të Kosovës dhe pjesëmarrës relevant, u takuan në punëtori dy ditore, ku fokus ishte tema“ Të kuptuarit e rrezikut dhe parashikimit bazuar ne ndikim“ , kërkesë e dalë nga niveli Komunal përgjatë zbatimit te projektit TAFF 2024.

Ngjarjen me një fjalë rasti dhe prezencën e tije e përshëndeti U.D Drejtor Ekzekutiv z. Shefki Abdullahu, i cili ndër tjerash nxori në pah, bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional dhe në relacion nga niveli Komunal me nivelin Qendrorë, gjegjësisht Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.

Të pranishmit nga të gjitha Komunat e Kosovës dhe Kryqi i Kuq i Kosovës, diskutuan dhe këmbyen përvojat në situata emergjente nga e kaluara, me fokus kërkesat të specifikuara në Procedurat Standarde Operative ekzistuese dhe ato që duhet iniciuar për t'i përpiluar, përmes të cilave do bëhej përpjekja për shkurtimin e kohës së intervenimit në raste kur kërkohet ndihma dhe mbështetja nga organet qendrore.

Punëtoria me përfaqësim nga drejtuesit e Agjencisë, prezantoi fushat e përgjegjësisë para te pranishmëve, si dhe rekomandoi dhe inkurajoi nivelin lokal të vazhdojë me Vlerësimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera, si dhe bazuar ne këtë të përgatis dhe testoj përmes ushtrimeve Planin Operativ Emergjent Lokal, detyrim ligjor i secilës Komunë. Përpjekje e koordinuar për të avancuar sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit në raste te fatkeqësive nga natyra dhe faktori njeri.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Enver Dugolli, zhvilloi vizitë pune në Agjencinë e Menaxhimit EmergjentPrisht...
04/08/2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Enver Dugolli, zhvilloi vizitë pune në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

Prishtinë, 4 gusht 2026

Në kuadër të ciklit të vizitave në institucionet e sigurisë në përbërje të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, z. Shefki Abdullahu, priti sot në një vizitë pune Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, z. Enver Dugolli.

Gjatë takimit, z. Abdullahu, i shoqëruar nga zyrtarë të Agjencisë, e njoftoi Zëvendësministrin Dugolli me të arriturat kryesore të Agjencisë, zhvillimet institucionale, si dhe sfidat me të cilat përballet sistemi i menaxhimit emergjent në Republikën e Kosovës.

Nga ana e tij, Zëvendësministri Dugolli u interesua për çështjet prioritare në fushën e menaxhimit emergjent, me theks të veçantë mbi situatën aktuale të menaxhimit të zjarreve në Kosovë, gatishmërinë operacionale të institucioneve përgjegjëse, si dhe prioritetet për forcimin e kapaciteteve të Agjencisë.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se menaxhimi emergjent përbën një shtyllë me rëndësi jetike për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës, mjedisit dhe infrastrukturës kritike nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera. Në këtë drejtim, u ritheksua nevoja për forcimin e mëtejshëm të koordinimit institucional, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e vazhdueshëm të sistemit të mbrojtjes civile dhe menaxhimit emergjent në Republikën e Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme edhe një herë shprehu zotimin se mbetet e përkushtuar në përkrahjen e vazhdueshme ngritjes dhe zhvillimit te kapaciteteve të Agjencisë, ndërsa Agjencia e Menaxhimit Emergjent me kapacitetin në dispozicion zbaton mandatin e saj ligjor për të mbrojtur jetën dhe të mirat materiale të qytetarëve të Kosovës, pa dallim.

AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENTKOMUNIKATË ZYRTARE PËR MEDIAPrishtinë, 3 Gusht 2026 Pas paralajmërimeve të Institutit Hid...
03/08/2026

AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT
KOMUNIKATË ZYRTARE PËR MEDIA

Prishtinë, 3 Gusht 2026

Pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për periudhën me temperaturat e larta, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) lëshon këtë apel urgjent për rritjen e vigjilencës dhe kujdesit të shtuar nga të gjithë qytetarët, me theks të veçantë tek fermerët dhe bujqit.
Në këto kushte klimatike, rreziku nga shpërthimi dhe përhapja e shpejtë e zjarreve në fusha dhe pyje vleresohet e lartë, me potencial në rritje të rrezikut.

Përtej masava të ndërmarra me kapacitete në dispozicion, dhe koordinim me të gjitha institucionet e shtetit,
AME-ja kërkon zbatimin e rreptë të masave parandaluese, si në vijim:

Për Fermerët, Bujqit dhe Blegëtorët:

Ndalohen rreptësisht zjarrvëniet në ara pas të korrave, ndalohet rreptësisht djegia e kashtës, mbetjeve korrëse dhe vegjetacionit nëpër ara për arsye të "ashtuquajturës pastrimi për të mbjellat e radhës".
Ministria e Bujqësisë dhe pylltarisë dhe zhvillimit rural, është në gatishmëri për situatë dhe po përcjellë paralajmërimin me vigjilencën e shtuar.

Kujdes me makineritë:
Kontrolloni sistemet e shkarkimit të gazrave (mbyllësit e shkëndijave) te kombajnat dhe traktorët gjatë korrje-shirjeve.

Pajisjet për shuarjen e zjarrit fillestarë-Bombolat per fikjen e zjarrit mbani të servisuara si dhe rezervuarë me ujë të gatshëm në fushat ku jeni duke punuar.

Mbrojtja e kafshëve:
Siguroni ventilim të mjaftueshëm, hije dhe ujë të bollshëm për bagëtinë nëpër ferma.

Zbatoni orarin e punës sipas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik- IKSHPK:

Shmangni punët e rënda fizike në fusha të hapura, rrugë dhe ndërtimtari gjatë orëve me temperaturat më të larta, për periudhën nga ora 11:00 - deri në ora 17:00

Masat e përgjithshme për qytetarët:
Mos ndizni zjarre në hapësira gjatë qëndrimeve për piknik, ndeja rasti në natyrë! Secila shkëndijë në kushtet aktuale të motit, mund të jetë e kobshme për zjarre të pa kontrolluara.

Kujdes me mbeturinat:
Mos hidhni bishta cigaresh të ndezur apo ambalazhe qelqi në natyrë, pasi ato mund të shkaktojnë zjarre pa dashje.

Kujdesi shëndetësor:
Kufizoni lëvizjet në diell dhe qëndroni të hidratuar.

Raportimi i menjëhershëm (Pa pagesë) kur vërehet tymi ose zjarri fillestar.
Në rast të vërejtjes së ndonjë vatre zjarri ose tymi, bëni përpjekje për shuarjen e zjarrit në mënyrë të sigurte, njëherish lajmëroni menjëherë autoritetet në numrta 24/7 pa pagesë:

112 – Numri Unik Emergjent
192 – Policia e Kosovës
193 –Zjarrfikësit shpëtues

Agjencia e Menaxhimit Emergjent mbetet e përkushtuar me gatishmëri të lartë, dhe rikujton se shkaktimi i qëllimshëm i zjarreve apo nga pakujdesia, përbën vepër penale dhe do të ndiqet nga organet e zbatimit të ligjit.

Vetëdija dhe kujdesi i secilit prej nesh mbron jetën, pronën dhe pasurinë tonë kombëtare.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent/MPB raporton mbi situatën e krijuar nga reshjet atmosferike në Republikën e KosovësPrish...
27/07/2026

Agjencia e Menaxhimit Emergjent/MPB raporton mbi situatën e krijuar nga reshjet atmosferike në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 27 korrik 2026

Agjencia e Menaxhimit Emergjent/MPB, përmes Qendrës Operative, njofton se pas reshjeve atmosferike të ditës së sotme, situata në nivel vendi është stabile, e qetë dhe plotësisht e menaxhueshme.

Sipas raportimeve nga Qendrat Operative Emergjente (QOE 112), Drejtoritë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH), intervenimet janë realizuar me shpejtësi dhe efikasitet në të gjitha zonat e prekura.

• Gjakovë–Rahovec: Niveli i ujërave është në rënie. Janë sanuar rastet e raportuara në objekte banimi dhe shtretër lumenjsh, përfshirë fshatin Pataqan i Ulët. Situata është nën kontroll drejtë stabilizimit.

• Prizren–Suharekë: Janë trajtuar me sukses disa raste të depërtimit të ujit në podrume, objekte banimi dhe lokale afariste. Gjendja është stabilizuar.

• Prishtinë: Është evidentuar grumbullim uji në Shkabaj dhe në autostradën Prishtinë–Shkup (afër Marigona Residence), ku ekipet kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit.

Strukturat e AME-së, në koordinim me Qendrën Operative të MPB-së, Policinë e Kosovës dhe autoritetet komunale, mbeten në angazhim të vazhdueshëm 24/7 dhe vijojnë koordinimin në terren.

Sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometorologjik i Kosovës si burim i vetëm zyrtar në dispozicion, i cili dërgoi parashikimin për ditën e sotme dhe ditëve ne vijim, e cila parashikon stabilizim të motit, përtej kësaj Agjencia e Menaxhimit Emergjent mbetet në gatishmëri të plotë për t'iu përgjigjur çdo zhvillimi apo përkeqësimi të mundshëm të situatës.

Apel për qytetarët: Për çdo emergjencë ose kërkesë për ndihmë, telefononi pa pagesë në numrin 112.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent /MPB, merr pjesë në Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në DetyrëPrishtinë, 26...
26/07/2026

Agjencia e Menaxhimit Emergjent /MPB, merr pjesë në Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Prishtinë, 26 korrik 2026

Në kuadër të shënimit të kësaj dite memoriale, përfaqësues nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent, të udhëhequr nga u.d. Drejtori Ekzekutiv i AME-së, z. Shefki Abdullahu dhe zyrtarë të Ame-së,si dhe pjestarë nga Njësia Profesionale e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit Prishtinë, nderuan me homazhe dhe buqeta me lule përmendoren e policëve të rënë në krye të detyrës.

Në këto nderime morën pjesë edhe krerët më të lartë shtetërorë e institucionalë, përfshirë ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

Sakrifica, profesionalizmi dhe përkushtimi i zyrtarëve policorë janë themel i forcimit të shtetit të së drejtës dhe frymëzim i vazhdueshëm për çdo zyrtar që i shërben me nder dhe përgjegjësi Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Lavdi e përjetshme heronjve dhe zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës!

APEL URGJENT PËR KUJDES DHE GATISHMËRI TË SHTUARPrishtinë 22 Korrik 2026Të nderuar qytetarë,Mbështetur në paralajmërimin...
22/07/2026

APEL URGJENT PËR KUJDES DHE GATISHMËRI TË SHTUAR

Prishtinë 22 Korrik 2026

Të nderuar qytetarë,

Mbështetur në paralajmërimin e hershëm të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) dhe udhëzimeve nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjent (AME), sot priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat do të sjellin stuhi lokale me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta.

Rreziqet kryesore dhe ndikimet e mundshme:
• Përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje intensive;
• Dëmtime në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore, veçanërisht nga breshëri dhe erërat e forta;
• Rritje e rrezikut për ndezjen e zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike.
• Pengesa në sistemet e telekomunikacionit.
• Dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
• Rrezik i lartë nga goditjet e rrufesë, me pasoja të mundshme për njerëzit dhe kafshët.

Udhëzime sigurie për qytetarët:
• Qëndroni në ambiente të sigurta gjatë stuhisë dhe shmangni lëvizjet e panevojshme;
• Mos u strehoni nën pemë të larta apo pranë objekteve metalike dhe shtyllave elektrike;
• Kujdes në komunikacion: Përshtatni shpejtësinë dhe shmangni rrugët apo nënkalimet e mbuluara nga uji;
• Siguroni pronën: Largoni ose siguroni pajisjet dhe sendet në ballkone e oborre që mund të dëmtohen nga era apo breshëri. Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, së bashku me Qendrat Operative Emergjente, janë në gatishmëri të plotë reaguese në të gjithë territorin e vendit.

Për çdo rast emergjent, kontaktoni pa pagesë:
• Qendra Operative Emergjente: 112
• Policia e Kosovës: 192
• Zjarrëfikësit: 193
• Ndihma e Shpejtë: 194

Address

Rr. Dëshmorët E Gollakut Pn. Hajvali
Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Menaxhimit Emergjent posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share