Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës HISTORIA JONË

Administrata Tatimore e Kosovës është themeluar me datën 17 Janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut.

Faqja zyrtare e Administratës Tatimore të Kosovës në Facebook! -
Zvanični sajt Poreska Administracija Kosova na Facebook! -
Official website of the Kosovo Tax Administration on Facebook! Drejtor i parë i ATK-së ishte ndërkombëtar i punësuar nga një kontraktues i USAID-it. Nga Tetori i vitit 2001 deri në Shkurt të vitit 2003, kishte bashkë-drejtorë nga USAID-i dhe vendor që ndanin rolin e drejtorit. Me 18 Shkurt 2003, autoriteti për Administratën Tatimore u bart nga UNMIK-u te Ministria për Ekonomi dhe Financa dhe mori detyrat e Drejtorit të ATK-së një vendor. Që nga ajo kohë, ATK ka funksionuar si një organizatë autonome, e menaxhuar krejtësisht nga banorë të Kosovës me këshillime dhe ndihmën e organizatave donatore ndërkombëtare në radhë të parë, USAID-i, BE dhe FMN. Gjatë historikut të shkurtër të saj, ATK ka zhvilluar një strukturë organizative funksionale e cila në pjesën më të madhe të saj është në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare. Ka një qendër përpunimi të dokumenteve, të centralizuar, përmes së cilës përpunohen të gjitha deklaratat, po ashtu ka filluar decentralizimi procedimit të TVSH-së me qellim të intervenimit të përmbushjes së menjëhershme. Është krijuar edhe një njësi për tatimpaguesit e mëdhenj që merret me tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë, që njëherit është praktika më e mirë ndërkombëtare. Legjislacioni tatimor i Kosovës është pranuar si nga FMN-ja ashtu edhe nga Komisioni Evropian si legjislacion transparent dhe ne harmoni me standardet ndërkombëtare.

Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat duhet të deklarohen dhe të tatohen sipas legjislacionit në fuqi.ATK rikujton ...
24/09/2026

Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat duhet të deklarohen dhe të tatohen sipas legjislacionit në fuqi.

ATK rikujton personat fizikë jo afaristë, personat fizikë afaristë dhe personat juridikë që të deklarojnë saktë të ardhurat e realizuara dhe të paguajnë tatimet përkatëse me kohë.

Përmbushni obligimet tatimore në mënyrë të rregullt dhe transparente.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, sot ka pritur në takim përfaqësuesit dhe anëtaret e Dhomës së Tregtisë ...
23/09/2026

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, sot ka pritur në takim përfaqësuesit dhe anëtaret e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat e bizneseve dhe bashkëpunimin ndërmjet ATK-së dhe komunitetit të biznesit.

“Komunikimi i drejtpërdrejtë me bizneset është i rëndësishëm për lehtësimin e proceseve dhe adresimin e sfidave të tyre”, tha Hyseni.

22/09/2026

ATK rrit kapacitetet profesionale me 39 punonjës të rinj.

32 inspektorë fillestarë dhe 7 mbledhës të borxheve i janë bashkuar Administratës Tatimore të Kosovës, pas një procesi publik dhe konkurrues.

Më shumë kapacitete për administrim më efektiv dhe shërbim profesional ndaj tatimpaguesve.

ATK rrit kapacitetet profesionale me 39 inspektorë të rinj dhe mbledhës të borxheveAdministratës Tatimore të Kosovës i j...
22/09/2026

ATK rrit kapacitetet profesionale me 39 inspektorë të rinj dhe mbledhës të borxheve

Administratës Tatimore të Kosovës i janë bashkuar sot 39 punonjës të rinj, nga të cilët 32 inspektorë fillestarë dhe 7 mbledhës të borxheve, duke rritur kapacitetet profesionale dhe operacionale të institucionit.

“Ju uroj suksese në detyrat tuaja të reja dhe ju përgëzoj për rezultatet e treguara gjatë këtij procesi. Mbi 2,000 kandidatë kanë konkurruar për këto pozita, ndërsa ju tashmë mbani një përgjegjësi të rëndësishme për të dëshmuar profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin tuaj në shërbim të tatimpaguesve dhe shtetit”, tha Mentor Hyseni, Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së.

Punonjësit e rinj janë përzgjedhur përmes një procesi publik dhe konkurrues, ku në fazat e vlerësimit kanë marrë pjesë 1,887 kandidatë. Përzgjedhja është realizuar nga komisioni i jashtëm, mbi bazën e meritës, profesionalizmit, transparencës dhe objektivitetit.

Me këtë rekrutim, ATK rrit kapacitetet në inspektimin tatimor dhe mbledhjen e borxheve, duke synuar një administrim edhe më efektiv të detyrimeve tatimore dhe shërbim më profesional ndaj tatimpaguesve.

Në sektorin e ndërtimtarisë, ngarkesa e kundërt e TVSH-së zbatohet vetëm në rastet kur plotësohen kushtet e përcaktuara ...
22/09/2026

Në sektorin e ndërtimtarisë, ngarkesa e kundërt e TVSH-së zbatohet vetëm në rastet kur plotësohen kushtet e përcaktuara me legjislacionin tatimor.
Para faturimit, sigurohuni që ta keni përcaktuar saktë rolin e palëve dhe mënyrën e aplikimit të TVSH-së.

Faturoni drejt, mbani dokumentacionin përkatës dhe veproni në përputhje me ligjin.

Drejtori i Përgjithsëm i ATK-së Mentor Hyseni në intervistë për Kallxo.com
20/09/2026

Drejtori i Përgjithsëm i ATK-së Mentor Hyseni në intervistë për Kallxo.com

Të shtunën në Kallxo Përnime ndiqni intervistën me Mentor Hysenin, ...

Aplikimi i saktë i normës së TVSH-së është pjesë e deklarimit korrekt tatimor.Tatimpaguesit deklarues të TVSH-së duhet t...
18/09/2026

Aplikimi i saktë i normës së TVSH-së është pjesë e deklarimit korrekt tatimor.

Tatimpaguesit deklarues të TVSH-së duhet të sigurohen që për mallrat dhe shërbimet e tyre të aplikojnë normën përkatëse prej 8% ose 18%, sipas trajtimit të përcaktuar me legjislacionin tatimor.

Deklaroni saktë dhe përmbushni obligimet tatimore me kohë.

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton tatimpaguesit për obligimin e deklarimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shi...
18/09/2026

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton tatimpaguesit për obligimin e deklarimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes.

Tatimpaguesit deklarues të TVSH-së:
Deklarimi bëhet çdo muaj, nga data 01 deri më 20 të muajit vijues, në të njëjtën periudhë me deklarimin e TVSH-së.

Tatimpaguesit që nuk janë deklarues të TVSH-së, përfshirë OJQ-të:
Deklarimi bëhet çdo tre muaj, nga data 01 deri më 15 të muajit vijues pas përfundimit të tremujorit.

ℹ️ Udhëzuesin dhe mostrën për plotësimin e librave mund ta gjeni në ueb-faqen e ATK-së.

🔗 www.atk-ks.org

Deklarimi i saktë i çmimeve reale të mallrave dhe shërbimeve është obligim ligjor dhe bazë për llogaritjen e drejtë të t...
17/09/2026

Deklarimi i saktë i çmimeve reale të mallrave dhe shërbimeve është obligim ligjor dhe bazë për llogaritjen e drejtë të tatimeve.

Mosdeklarimi i çmimeve reale ndikon në konkurrencën e ndershme në treg dhe në të hyrat tatimore.

Administrata Tatimore e Kosovës ka shpallur konkurs publik për plotësimin e pozitave:Inspektor të nivelit fillestar:28 p...
15/09/2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka shpallur konkurs publik për plotësimin e pozitave:

Inspektor të nivelit fillestar:
28 pozita të lira

Zyrtar për mbledhjen e borxheve:
13 pozita të lira

Pozitat janë të hapura në disa lokacione, përfshirë: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.

Të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit inkurajohen të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.

Afati për aplikim është deri më 15.10.2026.

Për më shumë informata rreth kritereve të konkursit dhe për të aplikuar online, klikoni në linkun më poshtë:
https://www.atk-ks.org/employment/

Address

Këndi I Rrugëve Dëshmorët E Kombit Dhe Bill Klinton
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+3833820025030

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Administrata Tatimore e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Administrata Tatimore e Kosovës:

Shortcuts

Share