Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Shërbime më të mira komunale, rritje e kualitetit të jetës së qytetarëve. VIZIONI: Shërbime më të mira komunale, rritje e kualitetit të jetës së qytetarëve.

MISIONI: Të rritet autonomia lokale dhe të forcohet aftësia e Komunave, që nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të qytetarëve dhe përfaqësimit demokratik, të ofrohen shërbime me kosto efektive për të rritur cilësinë e jetës, sigurinë dhe ekonominë lokale.

PËRFUNDON PUNËTORIA DYDITORE ME KOORDINATORËT KOMUNALË PËR ZHVILLIMIN E SMPK-SËMë 28 dhe 29 shtator, në Gjilan, u zhvill...
29/09/2026

PËRFUNDON PUNËTORIA DYDITORE ME KOORDINATORËT KOMUNALË PËR ZHVILLIMIN E SMPK-SË

Më 28 dhe 29 shtator, në Gjilan, u zhvillua punëtoria dyditore me koordinatorët e komunave për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK), e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Prishtinë, 29 shtator 2026

Gjatë punëtorisë u prezantua dhe u diskutua drafti i dytë i treguesve të SMPK-së, duke u shqyrtuar komentet, vërejtjet dhe propozimet e koordinatorëve komunalë për qartësinë, matshmërinë, burimet e të dhënave dhe zbatueshmërinë e treguesve në nivel komunal.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe platformës së SMPK-së dhe platformës së Grantit të Performancës Komunale, me fokus në funksionalitetin, lehtësimin e raportimit dhe krijimin e një qasjeje sa më praktike për komunat.

Një nga kërkesat e rëndësishme të koordinatorëve ishte që platforma e SMPK-së të jetë e hapur në mënyrë të vazhdueshme, duke u mundësuar komunave raportimin dhe përditësimin e të dhënave dhe dokumenteve sipas nevojës.

Diskutimet e zhvilluara ndërmjet MAPL-së, ekspertit dhe koordinatorëve komunalë kontribuuan në harmonizimin e mëtejshëm të treguesve dhe në përcaktimin e hapave për finalizimin e tyre.

Ky proces po zhvillohet me synimin që Sistemi për Menaxhimin e Performancës të jetë sa më funksional, i matshëm dhe praktike për komunat, duke forcuar më tej menaxhimin dhe vlerësimin e performancës komunale.

Bashkëpunimi me komunat do të vazhdojë edhe në hapat e ardhshëm, deri në finalizimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemit.

Sekretari i Përgjithshëm Jeton Qela dhe zëvendësministri Agon Batusha pritën në takim zyrtarët e Bashkimit Evropian në K...
29/09/2026

Sekretari i Përgjithshëm Jeton Qela dhe zëvendësministri Agon Batusha pritën në takim zyrtarët e Bashkimit Evropian në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Jeton Qela, dhe zëvendësministri Agon Batusha pritën në takim zyrtarët e Bashkimit Evropian në Kosovë, të kryesuar nga Cyprien Francois, kryesues i sektorit politik të BE-së në Kosovë.

Gjatë këtij takimi fillimisht u prezantuan ekspertët dhe roli i tyre në mbështetjen e komunave, veçanërisht në forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror, identifikimin e nevojave, si dhe adresimin e çështjeve që lidhen me funksionimin institucional të komunave.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian njoftuan sekretarin Qela se ekspertët do të ofrojnë mbështetje profesionale dhe do të kontribuojnë në lehtësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe në zbatimin e obligimeve ligjore, në përputhje me mandatin dhe përgjegjësitë e tyre.

Zëvendësministri Batusha theksoi rëndësinë e adresimit të problemeve dhe nevojave të qytetarëve në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, si dhe të forcimit të bashkëpunimit të këtyre komunave me institucionet e nivelit qendror.

Në përfundim të takimit, palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të rregullt me ekspertët, përmes takimeve dhe komunikimit të vazhdueshëm, me qëllim të adresimit të çështjeve konkrete dhe mbështetjes së funksionimit sa më efektiv të institucioneve lokale.

Mbahet puntoria për hartimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2027 - 2031Gjatë punëtorisë u prezantua metodologjia...
28/09/2026

Mbahet puntoria për hartimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2027 - 2031

Gjatë punëtorisë u prezantua metodologjia e punës dhe u zhvilluan diskutime lidhur me hapat e mëtejshëm të procesit të hartimit të Strategjisë. Në fokus të punës ishte edhe rishikimi i Planit të Veprimit, si dhe përcaktimi i treguesve për matjen e realizimit të objektivave dhe qëllimeve specifike.

Punëtoria shënoi një hap të rëndësishëm në procesin e hartimit të një dokumenti strategjik, i cili synon të përcaktojë qartë prioritetet, objektivat dhe masat për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të vetëqeverisjes lokale.

Puna do të vijojë përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe të koordinuar, me synim që Strategjia të reflektojë nevojat, prioritetet dhe objektivat për zhvillimin e qëndrueshëm të vetëqeverisjes lokale.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Agon Batusha, mori pjesë në Pejë në Kampionatin Ballkanik të Xhudos...
27/09/2026

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Agon Batusha, mori pjesë në Pejë në Kampionatin Ballkanik të Xhudos U23 dhe Mixed teams ku nga afër përcolli garat dhe paraqitjet e sportistëve.

Gjatë ceremonisë, zëvendësministri Batusha prezantoi medaljet për fituesit prej disa prej kategorive. Në këtë kampionat, Kosova u përfaqësua denjësisht, duke fituar gjithsej 13 medalje.

Zëvendësministri Batusha vlerësoi rëndësinë e sportit në zhvillimin e të rinjve, veçanërisht në promovimin e disiplinës, respektit, këmbënguljes dhe zhvillimit të talenteve të reja. Ai uroi të gjithë garuesit për rezultatet e arritura dhe falënderoi organizatorët për realizimin e këtij kampionati.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me mbështetjen e OSBE-së, ka mbajtur takimin e radhës së Grupit Pun...
23/09/2026

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me mbështetjen e OSBE-së, ka mbajtur takimin e radhës së Grupit Punues për hartimin e projektakteve nënligjore te ministrisë, me qëllim përmirësimin dhe avancimin e kuadrit ligjor në funksion të avancimit të qeverisjes lokale.

Në këtë takim kanë marrë pjesë z. Agon Batusha, Zëvendësministër i MAPL-së, dhe z. Jeton Qela, Sekretar i Përgjithshëm i MAPL-së.

Në kuadër të këtij procesi po shqyrtohen:

- Rregullorja për Procedurën e Hartimit dhe Publikimit të Akteve të Komunave;
- Udhëzimi Administrativ për Mbajtjen e Mbledhjeve të Kuvendit të Komunës;
- Udhëzimi Administrativ për Procedurën e Themelimit, Organizimin dhe Kompetencat e Komiteteve Konsultative në Komuna;
- Vlerësimi Ex-Post i Ligjit Nr. 06/L-012 për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën.

Në takimin e Grupit Punues, pjesëmarrës ishin përfaqësues të komunave, ministrive të linjës, si dhe organizatave të shoqërisë civile (OJQ), duke kontribuar përmes diskutimeve, komenteve dhe propozimeve konkrete.

Kontributi i të gjithë akterëve është i rëndësishëm për ndërtimin e një kuadri ligjor më të qartë, funksional dhe në përputhje me nevojat e komunave dhe qytetarëve, si dhe për forcimin e qeverisjes lokale.

12 PROJEKTE TË REJA, 5.4 MILIONË EURO PËR BASHKËPUNIMIN NDËRKUFITAR KOSOVË - MALI I ZI Ka filluar zbatimi i projektit “S...
21/09/2026

12 PROJEKTE TË REJA, 5.4 MILIONË EURO PËR BASHKËPUNIMIN NDËRKUFITAR KOSOVË - MALI I ZI

Ka filluar zbatimi i projektit “S.T.E.P. in Community Museums”, i cili implementohet nga CHwB Kosova, në partneritet me Komunën e Ulqinit dhe Komunën e Junikut.

Projekti financohet në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III Mal i Zi – Kosovë 2021–2027 dhe është një nga 12 projektet që po fillojnë zbatimin në kuadër të thirrjes së parë, me një vlerë të përgjithshme prej 5.4 milionë eurosh.

Përmes këtyre projekteve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal synon fuqizimin dhe bashkëpunimin ndërkufitar, promovimin e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e turizmit, nxitjën e punësimit dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetet lokale.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, mori pjesë në prezantimin e të dhënave të MICS 2025, të...
15/09/2026

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, mori pjesë në prezantimin e të dhënave të MICS 2025, të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në partneritet me UNICEF-in.

MICS 2025 paraqet një nga burimet më të rëndësishme të të dhënave për gjendjen e fëmijëve, grave dhe familjeve në Kosovë, duke ofruar një pasqyrë të qartë të progresit të arritur, por edhe të fushave ku nevojiten më shumë investime.

Të dhënat tregojnë përparim në pjesëmarrjen në edukimin e fëmijërisë së hershme, mbijetesën e fëmijëve, gatishmërinë për shkollë dhe uljen e përdorimit të disiplinës së dhunshme.

Në veçanti, të dhënat ndihmojnë në identifikimin e sfidave që kërkojnë angazhim të mëtejshëm për përfshirje dhe mundësi të barabarta për fëmijët nga komunitetet ashkali, egjiptian dhe rom.

Analizat theksojnë rëndësinë e përdorimit të këtyre të dhënave për hartimin e politikave dhe masave që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve në Kosovë.

PËRFUNDON PROCESI I RISHIKIMIT DHE PËRDITËSIMIT TË TREGUESVE TË SISTEMIT PËR MENAXHIMIN E PERFORMANCËS KOMUNALEPrishtinë...
15/09/2026

PËRFUNDON PROCESI I RISHIKIMIT DHE PËRDITËSIMIT TË TREGUESVE TË SISTEMIT PËR MENAXHIMIN E PERFORMANCËS KOMUNALE

Prishtinë, 15 shtator 2026

Ministria e Administrimit të Pushtetit Loka, ka përmbyllur procesin e takimeve tematike dhe punëtorive për rishikimin, zhvillimin dhe përditësimin e treguesve të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Ky proces, i zhvilluar gjatë javës së fundit, ka bashkuar përfaqësues të komunave, përfaqësues të MAPL-së, grupe punuese dhe ekspertë të fushave përkatëse, me mbështetjen e Helvetas DEMOS dhe ekspertit Levent Koro.

Gjatë takimeve dhe punëtorive janë shqyrtuar dhe diskutuar draft-treguesit e disa prej fushave të SMPK-së, përkatësisht:

· Fusha 3 – Buxheti dhe Financat;

· Fusha 5 – Kulturë, Rini dhe Sport;

· Fusha 6 – Menaxhimi i Fatkeqësive;

· Fusha 7 – Planifikimi Hapësinor Komunal;

· Fusha 8 – Hapësirat Publike;

· Fusha 9 – Infrastruktura Rrugore;

· Fusha 10 – Transporti Publik;

· Fusha 11 – Shërbimet Publike;

· Fusha 12 – Mbrojtja e Mjedisit;

· Fusha 13 – Përfaqësimi Gjinor; dhe

· Fusha 16 – Zhvillimi Ekonomik Lokal.

Gjatë këtij procesi, përfaqësuesit e komunave dhe ekspertët kanë dhënë komente, propozime dhe rekomandime konkrete lidhur me përmbajtjen, formulimin, mënyrën e matjes, verifikueshmërinë dhe zbatueshmërinë e treguesve.

Diskutimet kanë ofruar një hapësirë të rëndësishme për të reflektuar mbi përvojën dhe praktikat komunale, me qëllim që treguesit e rishikuar të jenë sa më të qartë, të matshëm, të verifikueshëm dhe të përshtatshëm për matjen reale të performancës së komunave.

Përmes këtij procesi bashkëpunues, MAPL synon të avancojë më tej Sistemin për Menaxhimin e Performancës Komunale dhe të forcojë përdorimin e tij si një mekanizëm për planifikim më të mirë, vendimmarrje të bazuar në të dhëna, transparencë dhe llogaridhënie në nivelin lokal.

Përfundimi i këtyre takimeve shënon një hap të rëndësishëm drejt finalizimit të treguesve të rishikuar të SMPK-së, të cilët do të kontribuojnë në vlerësimin më të saktë të performancës së komunave dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët.

MAPL shpreh mirënjohjen për të gjitha komunat, ekspertët dhe partnerët e përfshirë në këtë proces për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.

3.24 MILIONË EURO PËR GJASHTË PROJEKTE TË REJA TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR KOSOVË–MAQEDONI E VERIUTGjashtë projektet e ...
14/09/2026

3.24 MILIONË EURO PËR GJASHTË PROJEKTE TË REJA TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR KOSOVË–MAQEDONI E VERIUT

Gjashtë projektet e reja të financuara përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III Kosovë–Maqedoni e Veriut 2021–2027 tashmë kanë filluar zbatimin, ndërsa në periudhën në vijim presim rezultate konkrete që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e komunave dhe komuniteteve në të dyja vendet.

Bashkimi Evropian po financon këto gjashtë projekte me një vlerë totale prej 3.24 milionë euro, të cilat po zbatohen në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Projektet përfshijnë iniciativa konkrete në mbrojtjen e mjedisit, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve, zhvillimin e turizmit, përfshirjen sociale dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Në Kosovë, aktivitetet do të shtrihen në Parkun Kombëtar “Sharri” dhe në komunat: Ferizaj, Kllokot, Mamushë, Rahovec dhe Ranillug, ndërsa në Maqedoninë e Veriut në Parqet Kombëtare “Sharri” dhe “Mavrovë”, si dhe në komunat: Brvenicë, Butel, Gazi Babë, Gostivar, Mavrovë dhe Rankovc.

Si Ministri e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe në mbështetjen e komunave për projekte që sjellin zhvillim, fuqizojnë komunitetet dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Mirënjohje për Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe për partneritetin me institucionet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Zëvendësministri Batusha mer pjesë në panelin e NDI për fuqizimin e grave dhe vajzaveNë përmbyllje të Javës së Gruas, në...
14/09/2026

Zëvendësministri Batusha mer pjesë në panelin e NDI për fuqizimin e grave dhe vajzave

Në përmbyllje të Javës së Gruas, në panelin e dedikuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale për fuqizimin e grave dhe vajzave dhe avancimin e barazisë gjinore në Kosovë, zëvendësministri Batusha ka theksuar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka punuar ngushtë me komunat për ta integruar perspektivën gjinore në qeverisjen lokale dhe për ta bërë barazinë gjinore pjesë të planifikimit, vendimmarrjes dhe matjes së performancës komunale.

📊 Disa nga rezultatet konkrete në nivel lokal janë:

✅ 21 komuna kanë raportuar se zbatojnë Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor;
✅ 21 komuna kanë Plan Lokal të Veprimit të kostuar për Barazi Gjinore;
✅ 26 komuna kanë të emëruar zyrtarë për barazi gjinore;
✅ 24 komuna kanë krijuar mekanizma koordinues kundër dhunës në familje;
✅ Në 17 komuna është hartuar Plani Lokal i Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, ndërsa 6 komuna të tjera janë në proces të hartimit të tij.

Gjithashtu, përmes integrimit të indikatorëve të barazisë gjinore në Sistemin për Menaxhimin e Performancës Komunale, ministria monitoron përfaqësimin e grave në administratë dhe vendimmarrje, pjesëmarrjen e tyre në konsultime publike, buxhetimin e përgjegjshëm gjinor dhe mekanizmat lokalë për avancimin e barazisë gjinore.

Në fund, zëvendësministri Batusha ka përmbyllur fjalën e tij duke nënvizuar se 'Kur institucionet qendrore dhe komunat punojnë së bashku, dialogu shndërrohet në veprim dhe partneriteti në rezultate konkrete për gratë dhe vajzat në Kosovë.'

Address

Kosta Novakoviq (Ish Ndërtesa E Rilindjes Katet: 11, 12 Dhe 13 Prishtinë)
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share